Eduart Ndocaj njihet për gafa të kësaj natyre. Më e fundit është ngatërrimi i kontrollit mjekësor me salcën e kuqe. Ndocaj shkruan se ka shkuar në Berlin në një klinikë për të bërë “ketchup” në vend të “Check up”.
“Erdha këtu në Berlin në një klinikë për të bërë Ketchup. U habita se siç e shikoni nga fotografia edhe Gjermania paska bërë progres e qenka njëlloj si Ketchup-et e Beqes në Shqipëri. Mbeta pa fjalë. Tashmë me këtë rast jam i bindur se Beqajn e sulmojnë se e kanë inat (xhelozi)”, shkruan deputeti.









