• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eduard Ndocaj e nis me sulm: LSI ka blerë vota, fushata më kushtoi gjysëm miliardi

by
29/10/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para se të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti më i ri, Eduart Ndocaj deklaron se ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në fushatën elektorale të vitit 2013 për Partinë Socialiste.

Në një intervistë televizive të dhënë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, Ndocaj thotë se ftesën e ka marrë nga Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës.

Duke folur për jetën e tij, Ndocaj tha se ka emigruar për herë të parë në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim. Më pas ai tha se ndërtoi biznesin e tij.

Eduart Ndocaj sonte ne "Opinion"

Ndocaj ishte i gjashti në listë në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e vitit 2013. Edhe pse nuk fitoi në atë garë, ai pritet të zërë vendin e ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, pas dorëheqjes që ky i fundit bëri nga mandati i tij.

Pjesë nga intervista e Eduart Ndocajt në “Opinion”:

Ku e morët vesh lajmin?

Ishim në një kantier dhe një mik më telefonoi për vendimin e KQZ-së.

Përse e latë ritmin në Milano dhe vendosët të ktheheshit në Shqipër? Si ju lindi ideja për t’u bërë deputet?

U propozova në listë dhe e pranova me kënaqësi.

Si u njohët më zotin Rama?

Me zotin Rama jam takuar për herë të parë në Milano.

Ai takimi i famshëm për faturën 7-8 mijë eurosh?

Ishte i dyti. Takimi ishte i jashtëzakonshëm se erdhën mbi një mijë shqiptar në atë hotel për të takuar liderin e opozitës.

E besuat zotin Rama për atë që tha?

Po, pavarësisht se shumë pika nuk u realizuan.

Patët takime të tjera?

Po, patëm dhe tre takime të tjera. Më vonë mora vesh që isha në listë.

Pra, nuk e kërkuat ju?

Jo.

Sa para shpenzuat në fushatë?

E kalojnë gjysmë miliardi lekë. Nuk kisha shpresa për t’u zgjedhur se isha i gjashti në listë.

Quheni njeri i pasur?

Modest. Nuk hyj në njerëzit e pasur në Itali. Në Shqipëri po. Në Milano kam ik në moshën 19 vjeç, në qershor të vitit ’96.

***

Pozimi me kapele?

Ishim në një udhëtim në Meksikë.

Nga vjen ky pasion prej kaubojsi. Kapelen e mbani gjithmonë në kokë?

Kapen e kaubojsve nga filmat. Është një aksesor i pëlqyeshëm.

Ku i blini këto?

Kjo është blerë në Republikën Domenikane.

Keni shumë kapele?

10

Do t’i mbani në Parlament?

Nuk e di, por nëse do të bëhen objekt bisedash do t’i mbaj.

Do jetoni në Shqipëri apo në Milano? Keni banesë në Shqipëri?

Po, jetoj në fshat…

Në fshatin e Preç Zogajt?

Po.

Keni ju fuqi të ndryshoni diçka?

Do përdor të gjitha fuqitë e mia.

Nëse ju kërkoj një sugjerim publik për Ramën?

Sugjerimi sot është që të largojë fjalën burg për çdo problem që ka Shqipëria sepse nuk mund të edukohet një popull me dhunë, por kur t’i japësh një ekonomi, një vend pune. Të mos t’i lësh mundësinë që të vidhet.

Edhe ju e keni ndjesinë që këtu vidhet?

Këtu është vjedhur komplet.

Me cilët politikanë keni miqësi?

Me të gjithë.

Keni bërë dhurata për ta?

Kanë qenë reciproke.

Kush janë njerëzit më të afërt për ju në Parlamentin e Shqipërisë, me cilin do ndani kohën?

Nuk kam emra konkret.

Cili është shqetësimi yt i parë?

Shqetësimi im është emigracioni. Ne kërkojmë më shumë mbështetje është që ne kemi 25 vjet që nuk votojmë për t’u përfaqësuar. Emigrantët janë të përjashtuar totalisht.

Votimet në Shqipëri kanë shumë probleme, me LSI-në ka pasur probleme?

Në zgjedhjet e kaluara kam parë se vota e qytetarit nuk arrin ashtu siç duhet. Është kthyer në një pazar të turpshëm sepse nuk mund të blihet edhe ai pak dinjitet. Blihet vota e çdo qytetari.

Kush e blen?

Politika.

Blen dhe maxhoranca?

Në 2013 PS nuk ka blerë asnjë vote.

Po LSI?

Kemi pas raste që ka ble vota.

Si?

Në disa mënyra.

Do përpiqeni të mos ndodhë?

Në 2015 kjo u tregua.

Pati tentativë për t’i blerë?

Po.

Nga kush?

Nga LSI-ja.

 Marre nga “Panorama”

Next Post

Opozita e Kosovës sërish problematike: “Kujdes, zoti President, prapa jush janë ulur gënjeshtarë të korruptuar “

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In