• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edmond Leskaj, anëtari i bandës së “Gaxhait”, kërkon rishikim e vendimit që e dënon me 25 vite burg

by Java News
20/09/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Leskaj,43-vjeçari që u ekstradua nga Italia në Shqipëri në janar të 2014 dhe që njihet si një nga anëtarët e bandës së “Gaxhait” në Vlorë kërkon të rigjykohet nga e para.
Leskaj është dënuar në nëntor të vitit 2009 me 25 vite burgim. I gjithë procesi hetimor dhe gjyqësor kundër tij është zhvilluar në mungesë, pasi ai i fshihej drejtësisë në shtetin Italian. Në këtë shtet mësohet se Edmond Leskaj ka ndryshuar dhe gjeneralitetet, duke përdorur emrin Daniel Hoxha.

Kërkesa e Leskaj për tu rigjykuar është depozituar në gjykatën e Krimeve të Rënda në 29 gusht 2017, ndërkohë që sot ishte seanca e parë gjyqësore. I dënuari Edmond Leskaj, sipas prokurorisë ka qënë si pjesëmarrës i bandës së Gazmir Brakës me pseudonimin “Gaxhai“, në vitin 1997, ka kryer njё sёrё veprash penal si: vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve të këtij qyteti”, thuhet zyrtarisht nga Policia e Shtetit.

“Banda e Gaxhait” ka vepruar në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 dhe hapjes së depove të municioneve. Anëtarët e bandës kryenin aktivitetin e tyre në fshatin Cerkovinë dhe në zonat përreth. Me 24 nëntor të vitit 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm kreun e bandës Gazmir Brakën, i njohur me pseudonimin “Gaxhai”.

Ndërsa u dënuan me 25 vjet heqje lirie Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu. Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli ata fajtorë, për tre vrasje të kryera në emër të bandës, pikërisht për vrasjen e Sadik Kurtit, Avdul Bajramit dhe Zihni Harunit. Banda e drejtuar nga Gazmir Braka dhe Alfred Nebiu (Kakami), i cili më pas u vra dhe u dogj në makinë, e nisi aktivitetin e saj kriminal pas trazirave të vitit 1997.

Kjo bandë pati përplasje të forta me banda rivale në Vlorë, ku për pasojë u prodhuan dhjetëra viktima. Gaxhai, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm, njihet si kundërshtar i përbetuar i Myrteza Çaushit të Vlorës, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm.

ma.me

Next Post
Opozita letër BE dhe Mogherinit kundër zyrtarit të lartë evropian. Ja çfarë përmban letra

Reforma zgjedhore/ Basha takon aleatët: Votim e numërim elektronik, të votojnë dhe emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In