• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Halili aktori i mirënjohur: Si ma pushkatuan vëllain në kohën e diktaturës

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qeshur dhe ka bërë humor edhe kur i qante shpirti. Idhësinë e shuante çdo ditë, nga mëngjesi në mbrëmje në një gropë gëlqereje. Dhe si të mos ishte ai që ishte, hiqte kominoshet e punës, ngjyer krejt në të bardhë dhe ngjitej në skenë për të bërë të tjerët të qeshnin. Ky është aktori i mirënjohur i humorit shkodran, Edmond Halili, i cili ka një peng të madh në jetën e tij. Një makth që nisi në kohën e diktaturës dhe që e përndjek dhe sot e kësaj dite. Më shumë se tre dekada më parë, i ekzekutuan vëllain 25- vjeçar në kufi, teksa po tentonte të largohej nga vendi i zhytur në mjerim dhe skamje. Edhe sot e kësaj dite, Mond Halili kujton ditën kur trupin e bërë shoshë nga plumbat të të vëllait, Tristanit, e vunë në një zis dhe e shëtitën në të gjitha lagjet e qytetit të Shkodrës me vulën e tradhtarit të armikut të popullit. Edhe sot e kësaj dite, aktori i mirënjohur i teatrit më të zëshëm në vend kujton se ai dhe të afërmit e tij nuk guxuan të hapnin dyert e mortit dhe të qanin Tristanin. Dhe pas kaq vitesh ende nuk e dinë se ku ndodhen eshtrat e tij. Edmond Halili, i cili prej disa vitesh jeton në Durrës, në një rrëfim të parë për jetën e tij në “Gazeta Shqiptare” vjen pa maskën e aktorit, por më i sinqertë se kurrë më parë. Me 200 role në skenë dhe një karrierë mbi 40-vjeçare, aktori falënderon popullin shkodran që i ka qëndruar afër familjes së tij në ditët më të errëta.

Zoti Halili, ju keni një histori të trishtë në jetën tuaj. Të pa rrëfyer më parë. Çfarë i ka ndodhur familjes tuaj në verën e vitit 1982?
Më 17 gusht të vitit 1982, vëllai im, Tristani tentoi të arratisej jashtë shtetit, në ish-Jugosllavi. Atë ditë ma vranë vëllanë në kufi. E hipën në një zis me sponde të hapura dhe së bashku me shokun e tij të ngushtë, me të cilin tentoi të largohej i shëtitën si armiq të popullit nga fshati Zogaj që ishte zonë kufitare dhe në të gjithë lagjet e Shkodrës. Trupat e tyre ishin bërë shoshë nga plumbat. Në atë kohë thoshin se kështu e pësojnë të gjithë ata që tradhtojnë atdheun. Ndërsa, unë shkoja nga pas makinës me biçikletë që të shihja nëse ishte apo jo vëllai im.

Ju i bëtë ceremoni varrimi vëllait dhe a jua dorëzuan trupin?
Bah, kush të linte atëherë të bëje ceremoni varrimi. Nuk të linin as të qaje. Një ditë pas vrasjes së vëllait, ne të gjithë ishim në punë. Askush nuk mbajti zi. Neve, mua, nënës dhe motrave na vinte për të qarë dhe kishim frikë. Kur ishim në punë na shkulej zemra nga dhimbja e qanim pa lot. Atëherë punonim në NSHN. Brigadieri, Kujtim Gjylbegu na fuste në një dhomë e na thoshte: Qani këtu, shfryhuni.

Ju i hapët dyert e mortit për vëllain 25-vjeçar?
Ku hapeshin dyert e mortit atëherë? Unë u quajta vëllai i tradhtarit. Familja ime quhej familje tradhtari (qan). Por populli i Shkodrës është popull heroik se na mbajti shumë afër. Qytetarët e Shkodrës na hodhën krahun e na thanë: Jemi shokë deri në vdekje.

Po nëna e babai si e përballuan vrasjen e djalit?
Babai u dënua me 25 vjet burg pas vrasjes së vëllait. Ishte oficer në lirim dhe u konsiderua si babai i armikut të popullit. Ai doli nga burgu kur erdhi demokracia.

ma.me

Next Post

Karaxhiç u ankua kundër dënimit me 40 vjet për gjenocid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

January 9, 2026
FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

January 9, 2026
‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

January 9, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Pema e qershisë në Burgun e Burrelit dhe Delta Force

January 9, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë në tendera, mes tyre kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci

January 9, 2026
43 vjeçari shqiptar që donte t’i vinte flakën bashkëshortes del para gjykatës: Ishte një shaka, isha i dehur

43 vjeçari shqiptar që donte t’i vinte flakën bashkëshortes del para gjykatës: Ishte një shaka, isha i dehur

January 9, 2026
“Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!”/ Ky është kërcënimi i zyrtarit të NATO-s për SHBA

“Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë!”/ Ky është kërcënimi i zyrtarit të NATO-s për SHBA

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In