• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Budina tregon përse s’do prishjen e teatrit duke iu referuar vetëm asaj që ndjen ai dhe jo kolegët

by Java News
26/07/2019 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Budina…Shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër, edhe për çështje moshe. Eshtë njeriu që papritmas është vënë në krye të rezistencës për mosprishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

I është bashkuar në këtë kauzë vëllait të tij, Robert Budina.

Në fakt më shumë është njohur Mondi. Vjen nga kasta e aktorëve të komunizmit, ku si për ironi fati edhe rolet i ka patur me figura komunistësh.

Më shumë në kinematografi se në teatër. Te ky i fundit, gjithashtu ka luajtur një rol komunisti, te pjesa “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës.

Ama shkroi emrin e tij në Lëvizjen Dhjetoriste, pasi ishte ndër të parët pedagogë të arteve, së bashku me Arben Imamin, që iu bashkuan kauzës studentore dhe vunë firmën në krijimin e PD. Por kurrë nuk bëri karrierë politike. Përkundrazi, vijoi me jetë artistike por si i ikur në Itali.

Vitet e fundit u rikthye si regjisor me filmin “Ballkan Pazar”, ku ndërkohë ishte dhe vetë protagonist. Gëzon reputacionin e një njeriu idealist, por në artin skenik nuk i përket majave të elitës.

Nëse pyet ndonjë nga lidershipi apo militanca opozitare se ç’do veçonte te Edmond Budina në kuptimin artistik të fjalës, nuk besoj se do kishte një përgjigje.

Kjo vlen dhe për sa e sa të tjerë që mbrojnë kauzën e mosprishjes, ku duhet theksuar se ekziston dhe grupimi tjetër, ai që kërkon të kundërtën, prishjen e të vjetrit për një të ri, por që nuk kanë zbritur dhe ata në shesh.

Publikut që ndjek zhvillimet i duhet kujtuar se aty mungon elita e vërtetë; mungon Timo Flloko, Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Elida Janushi, Margarita dhe Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Reshat Arbana, pa dyshim i madhi Robert Ndrenika, Birçe Hasko, Xhevdet Ferri, ish-drejtori i TK-së, Armando Bora, një ndër pararojat e regjisurës teatrore në 25 vite, Gëzim Kame, po ashtu një moment i gjallë i regjisurës teatrore, Mirush Kabashi, Vangjel Toçe, Pandi Siku, Sadush Ylli, Anastas Kristofori, e sa e sa të tjerë.

Por le t’i kthehemi Edmond Budinës. Në një prononcim për Zërin Amerikës, ai ofron arsyet se përse nuk do prishjen e godinës ekzistuese.

Dhe është shumë interesante pse. Sepse, ai vetë, nuk del dot mbi nostalgjinë dhe e gjitha personale.

Budina shprehet në vetën e parë njëjës, duke iu referuar vetëm asaj që ndjen ai dhe jo të tjerët po si ai, kolegët. Këta të fundit i injoron tërësisht, jo drejtpërdrejt, por duke patur vetëm ndjesitë e si referencë.

Dhe ky është një problem i madh në qasjen ndaj çështjes, edhe moral padyshim.

Pas Budinës i vjen radha një tjetër emri nga ata në krye të refuzuesve, Kastriot Çipi.

Mjafton të thuhet se shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër ç’prej kur nisi kriza e Teatrit e jo thjesht për arsye moshe.

Eshtë mirë që ata që disa prej atyre që çiren për godinën e TK, të kenë së paku një prestigj artistik…(Tesheshi)

g.kosovari
Next Post
FOTO/ “Shkuma party” alkool dhe det, shqiptarët i largohen të nxehtit dhe dynden në plazhe

FOTO/ “Shkuma party” alkool dhe det, shqiptarët i largohen të nxehtit dhe dynden në plazhe

Comments 1

  1. e.v says:
    5 years ago

    ai veend nuk duhej prishur vetem per nji aresye aty i eshte vendosur nga gjykatat komuniste marrja e jetes e qindra djemve te rinj intelektuale qe vinin nga familjet me fisnike te shqiperise. Ai vend duhet te sherbente si kujtim per shqiptaret qe kur merren me politike te mos vrasin njeri- tjetrin.

    Reply

Leave a Reply to e.v Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In