• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Editoriali i “Financial Times”: Vetoja e Macron, një gabim historik

by A R
22/10/2019 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e kaluar mund të mbahet mend si një gabim historik, që dobëson Europën dhe minon aspiratat e saj për t’u shndërruar në një fuqi gjeopolitike. Kështu shkruan prestigjiozja “Financial Times” në një artikull në lidhje me mosarritjen e dakordësisë në Këshillin Europian për hapjen e negociatave, javën e kaluar.

“Në një akt kokëfortësie, presidenti francez bllokoi politikën e zgjerimit të BE-së, e privoi bllokun nga njëri prej instrumenteve themelorë të politikës së tij të jashtme, minoi besimin në premtimet e tij dhe destabilizoi rajonin e Ballkanit. Aspak keq për një natë punë.

Dhe e gjitha kjo nga një lider, i cili pretendon të jetë shembulli i frymës europiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Maqedonisë së Veriut dhe fqinjës së saj ballkanike, Shqipërisë, iu aprovua nisja e bisedimeve të anëtarësimit në qershorin e vitit të kaluar, por me një vit shtyrje. Katër muaj më parë, BE-ja e pezulloi sërish vendimin me premtimin se do të jepte dritën jeshile në samitin e javës së kaluar në Bruksel, por të dy vendet kandidate u përballën me “Jo”-në franceze.

Të dy vendet ballkanike kanë përshkuar një rrugë shumë të gjatë për të mbërritur në këtë pikë. Shqipëria iu përul presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjykatësit e saj nga një panel i pavarur, ndërsa lejoi agjencinë europiane të kufirit, Frontex të ketë qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar madje edhe më larg se kaq duke pranuar të ndryshojë emrin e vendit që të zgjidhte një mosmarrëveshje prej dy dekadash me Greqinë, në mënyrë që t’i hapte rrugë drejt BE-së. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, demonstroi kurajo të fortë dhe investoi shumë kapital politik me pranimin e kësaj marrëveshjeje. Ai mund të rrëzohet nga pushteti tani që BE-ja nuk e mbajti fjalën sa i takon kësaj marrëveshjeje.

Zoti Macron dha dy argumente për vendimin e tij. I pari, se BE-ja ka nevojë të forcojë politikat dhe institucionet e saj ekzistuese, para se të pranojë anëtarë të rinj. Argumenti i dytë është se vetë procesi i anëtarësimit ka defekte, pasi ai u ofron vendeve të reja anëtare përfitime të plota që në fillim, pa asnjë mundësi korrigjimi të gabimeve të mëvonshme. Këta janë argumente të vlefshëm.

BE-ja duhet të thjeshtojë vendimmarrjen, të forcojë eurozonën dhe shumë gjëra të tjera. Ajo gjithashtu ka nevojë për mekanizma të rinj për t’u kërkuar llogari anëtarëve që nuk respektojnë standartet demokratike. Ajo duhet të tregojë që anëtarësimi ka më pak lidhje me pajtueshmërinë teknike dhe më shumë me ndryshimin thelbësor në kulturën e pluralizmit, përgjegjshmërisë dhe shtetit të së drejtës. Por nuk ka asnjë arsye pse këto cështje të mos adresohen pas hapjes së negociatave zyrtare të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një proces që ndoshta do të zgjasë një dekadë.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të thella për krimin e organizuar, korrupsionin dhe shtetin e së drejtës, veçanërisht në Shqipëri, mafia e së cilës është fuqizuar në disa vende të BE-së. Danimarka dhe Hollanda gjithashtu hodhën poshtë ofertën e Tiranës. Duke refuzuar Shkupin, Franca tregoi se nuk e dëshiron aspak zgjerimin. Është e vështirë të imagjinosh që zoti Macron të ndryshojë mendje dhe të pozicionohet fuqishëm për këtë rast para zgjedhjeve të vitit 2022.

Duke mbyllur derën e zgjerimit, Franca e lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjët e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, ndonëse i largët. Nëse BE nuk mund t’i tërheq tokat e saj kufitare nën një orbitë të qëndrueshme, ajo do t’a ketë shumë të vështirë të garantojë një politikë të jashtme autonome, larg vendit të saj, i cili mendohet të jetë një objektiv kryesor për Parisin. Nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët ektremistë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas do të kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe ndezin ndjenja mbarë-shqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani rrezikon sërish të kthehet në ditët e errëta”, shkruan Financial Times.

/a.r

Next Post
Mbi 60% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme përdorin Lekun

Familjet e reja shpenzojnë më pak për ushqime, ja ku shkojnë paratë e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In