• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edita Tahiri: Nëse Thaçi merret vesh me Vuçiç, krijohet Serbia e Madhe

by Java News
17/01/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore në dialogun me Serbinë, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet që me Serbinë dialogu të mbyllet me këmbim territoresh, do t’i bënte favor Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqit e Vladimir Putinit.Sipas Tahirit, nëse Serbia do të merrte veriun, do të plotësohej dëshira e kamotshme për krijimin e Serbisë së Madhe dhe të destabilizimit të Ballkanit.

“Mirë është bë që nuk është hap kjo ide në dialog. Po të hapej debati i tillë, në politikë quhet hapje dere. Kosova lindi si shtet pas 100 vitesh. 100 vjet kemi luftuar. Ne s’u bashkuam me Shqipërinë që ishte e drejtë e jonë e natyrshme.

Pavarësia ishte kompromisi që zgjodhëm. Tani kur Kosova është realitet, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e njohi si të ligjshme. Mbi 100 vende na kanë njohur. Çdo cenim i territorit është për t’i dhënë fitore Millosheviqit.

Vënia në pikëpyetje e kësaj arritje është dështim gjeopolitik dhe hapje e rrugës për të kthyer ndikimin rus në Ballkan. Serbia e madhe bëhet duke marrë veriun e Kosovës, sepse ka tashmë Bosnjën. Përsëri do të kthehej hegjemonia serbe dhe destabilizim i ri.

Rusinë nuk e duam, e lëre më të hapim dyer për të bërë Serbinë e madhe e të rehatojmë nacionalistët serbo-rusë. Çdo këmbim territori, i bën favor Millosheviqit, Putinit e dëmton interesat e shqiptarëve”, ka thënë Tahiri në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka komentuar përbërjen e Ekipit negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Ka thënë se janë dy probleme. Sipas saj, problemi i parë është mungesa e platformës dhe i dyti është mungesa e legjitimitetit të këtij ekipi.

Tahiri ka thënë se duhet patjetër që platforma të jetë e qartë se kufijtë nuk preken dhe se shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën me kufijtë aktualë.

“Njohja reciproke mes dy shteteve është njohje mes dy shteteve aktuale që kanë lindur nga ish-Jugosllavia me këta kufij. Kosova është shpallur e pavarur më 2008 me këta kufij, e Serbia i ka kufijtë e vet. S’ka të bëjë me paqartësi.

Paqartësia bëhet kur flitet për të dhënë tokë për njohje. Bëhet kontradiktë, ku shihen propaganda ‘e çka nëse bëhet shkëmbimi e pastaj bashkohemi me Shqipërinë’. E çka nëse bashkohemi me Shqipërinë, pse na duhet njohja? S’na duhet ulësja në OKB. Ka shumë kundërshti në këto ide, e për të pasur më shumë qartësi te populli duhet të ketë qartësi në platformë: Njohja e dy shteteve duke mbrojtur kufijtë e Kosovës.

Kryeministri po e thotë, por duhet të shprehet në platformë e të miratohet në Kuvend”, ka shtuar ajo.

Tahiri ka folur edhe për fusnotën apo “fjollën e borës” siç e kishte quajtur ajo.Ka thënë se Kosova ka pasur fusnotë edhe para dialogut, por se në kohën e saj “pati avancim”.

“Kosova ka pasur fusnotë edhe para dialogut. Ishte edhe më e keqe. Kosova ishte para dialogut me fusnotën Kosova nën rezolutën 1244. Ne i kemi shtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që avancon ligjshmërinë e shtetit. Pse e kemi tash? Sepse s’kemi njohje nga pesë shtete të Evropës.

Në momentin që pesë vende të BE-së e njohin Kosovën do të shkrihet fjolla e borës”, ka thënë ajo. “Fjolla e borës, fusnota hiqet kur të na njohin pesë vende, por po shoh se diplomacia jonë është e paaftë.

Jo vetëm nga ky ministër, por edhe më përpara. Ka potencial të madh Kosova e nuk po e shfrytëzon”.Tahiri ka thënë po ashtu se dialogu ka ndikim të madh që Kosova u anëtarësua edhe në sport e në fusha tjera në organizata ndërkombëtare.

Duke folur për partneritetin me PDK-në, Tahiri ka thënë se nuk ka kërkuar ministri pasi ka parë se nuk dolën mirë në zgjedhje. Sa i përket vazhdimit të koalicionit ajo ka thënë se “nëse PDK mbron kufijtë e Kosovës unë mbes me ta në koalicion deri të kryhet ky koalicion. Nëse jo, unë i braktis menjëherë”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Shuhet themeluesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Shuhet themeluesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In