Dje në mbrëmje është hedhur një bombë në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës. Bomba nuk ka shpërthyer, transmeton Koha.net.
Lajmin e hedhjes së bombës për Koossev e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiç.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës. Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.
Sivjet, njoftojnë medie nga veriu, gjatë verës Tahiri kishte qëndruar në kopshtin e kafenesë Dolce Vita. Po atë mbrëmje ishte hedhur bomba në kopsht. (b.an)