• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Reja “basti i fundit” për Armand Dukën!

by Java News
21/04/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Reja duhet që të jetë basti i tij i fundit dhe shpresojmë që të jetë i sukseshëm, sidomos për ekipin e Shqipërisë, pasi nuk duhet të lejohet që stoli i kombëtarës që u kthye në autoshkollë të përfundojë si azil!

Nga Fatjon Baze

Eduardo Reja është prezantuar ditën e mërkurë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit si trajneri i ri i kombëtares shqiptare në prani dhe të presidentit Armand Duka, duke pasuar në këtë detyrë homologun e tij Italian, Kristian Panuçi, i cili u shkarkua nga stoli kuqezi pas humbjes së pësuar në “Loro Boriçi” kundër Turqisë.

Edi Reja është padyshim një trajner me mjaft eksperiencë në krahasim me Panuccin, pasi vetë CV-ja e tij është e pasur, edhe pse nuk ka pasur ndonjë arritje të madhe në karrierë, përveç faktit se ka qenë në krye të stolit të disa skuadrave me emër në Serinë A, si Napolit dhe Lazios, ekipe të cilat në kohën e Rejës nuk është se kanë qenë në nivele konkuruese.

Ekipi i fundit që Reja ka drejtuar është skuadra e Atalantës, ku qëndroi për vetëm një sezon (2015-2016) e cila u pozicionua në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit.

Që prej asaj periudhe 73-vjeçari ka shijuar pushimet duke qenë se është dhe në moshwn e pensionit, por paralelisht gjente kohën të punonte dhe si vëzhgues talentesh me kohë të pjesshme për klubin e Napolit. Por, kënaqësia e tij për të drejtuar edhe një kombëtare për ta shtuar në CV iu bë realitet dhe njeriu që ia realizoi këtë është presidenti Duka, që tashmë i ka bësuar një post të rëndësishëm, stolin kuqezi, që për mënyrën se si u inskenua ka padyshim pabesinë e shumë palëve që hodhën në “kosh” Kristian Panuçin.

Në konferencën për shtyp të ditës së mërkurë, Reja ishte dukshëm më i kulturuar dhe më i komunikueshëm se Panuçi, i cili në çdo konferencë për shtyp kishte një arrogancë të tepëruar.

“Shpresoj që të krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj marrdhënie të mirë me shtypin, kudo ku kam qënë”, ishin fjalët e para të Rejës përballë gazetarëve.

Ai ishte i qartë dhe i kujdesshëm në shpalljen e objektivave dhe kushteve të kontratës. Ka firmosur sipas dëshirës së tij duke thyer për herë të parë dhe Armand Dukën, i cili mbahet si negociator i mirë sa u përket detajeve të tilla, ku do të përfitojë një shifër ta lartë deri në muajin nëntor, dhe si objektiv i ka vendosur vetes rikthimin si fillim të rezultateve pozitive, por duke mos e mohur edhe dëshirën për pjesmarrjen në kampionatin “Europian 2020”, duke tentuar që të mbajë sadopak gjallë shpresat e tifozave dhe lojtarëve kuqezi.

Reja një mundësi e fundit dhe për Armand Dukën.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp numri një i Institicionit të Futbollit shqiptarë që ka dhe ekskluzivitetin e përzgjedhjes së trajnerit të ekipit kombëtar tha se “Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Një trajner me shumë eksperiencë, do të japi atë që ka nevojë ekipi pasi kombëtarja ka futbollistë të mirë që luajnë me ekipe të mira por që kanë nevojë për një trajner ekspert për t’i vendosur në fushë”, citoi Duka.

Natyrisht nuk ka njeri që nuk do ta shohë ekipin kombëtar në maja pasi është e vetmja fanellë që i bën bashkë dhe krenarë sportdashësit shqiptar. Fatkeqsisht vitet e fundit me këtë fanellë është luajtur pisët, pasi njerzit që janë emëruar aty nga njeriu që ka këtë ekskluzivitet, kanë sjellë një trishtim dhe një largim të madh të tifozëve nga shkallët e stadiumit.

Që pas kualifikimit historik në Europian, ekipi kombëtar ka pasur një renie drastike duke na sjellë në memorie periudhat më të errta të viteve të shkuara, pasi me vetëdije Duka i besoi stolin një trajneri pa ide dhe pa vision.

U desh ai takim në Shkodër që bëri Dukën të “reflektojë” duke e shkarkuar Panuccin dhe të angazhojë të gjithë gazetarët e oborrit të tij që të hidhnin baltë mbi të, duke ia faturuar atij peshën e përgjegjsisë si njeriu kryesorë i shkatërrimit të kombëtares. Edhe pse më shumë se Panucci pesha më e madhe e kësaj renie bie mbi të!

Megjithatë, besimi i tij i verbër për të vijuar dinastinë italiane në stolin kuqezi vijoi dhe tashmë është rralla e Edi Rejës të cilin e kishte planifikuar që përpara takimit me Turqinë si paardhësin e Panuccit pasi e kishte marrë me vete në Shkodër (që ishte një “thikë pas shpine” për Panuccin) dhe i ka besuar stolin e Shqipërisë në mënyrë që të ngrejë ekipin kuqezi në nivele të kënaqshme.

Ky emërim i planifikuar me kohë është për momentin një shpëtim për “kokën” e Armand Dukës, por duhet të jetë mundësia e tij e fundit, pasi në rast dështimi dhe të Edi Rejës ai duhet të marrë përgjegjsinë dhe valixhet bashkë më trajnerin e rrallës që do të largohet.

Edi Reja duhet që të jetë basti i tij i fundit dhe shpresojmë që të jetë i sukseshëm, sidomos për ekipin e Shqipërisë, pasi nuk duhet të lejohet që stoli i kombëtarës që u kthye në autoshkollë të përfundojë si azil!

Revolucioni i Rejës: Prurjet e reja, skarcimet dhe… shiriti i kapitenit

“Bac, u kry dhe një punë!”, – mendoi Armand Duka me vete pas prezantimit të Edy Rejës në krye të Shqipërisë. “Solla një trajner specialist, emër i madh, tani të mos na lodhin kokën, se s’kam ç’bëj më shumë”, – vazhdoi monologun në mendjen e tij. Ditën e mërkurë, presidenti i FSHF-së i dorëzoi çelësat e ekipit Edy Rejës. Impakti i parë ishte i menjëhershëm që te prezantimi. Një zotëri fisnik, i qeshur dhe i afrueshëm me njerëzit, një “babaxhan”, ndoshta njeriu i duhur për Shqipërinë, pavarësisht moshës.

Grupi i lojtarëve  – Reja është një trajner që i beson shumë elementit të ri. Ai e ka bërë diçka të tillë dhe te Lazio e Napoli. Trajneri zbuloi një prapaskenë, duke treguar se ishte ai që afroi Strakoshën në ekip lacial duke i dhënë miratimin. Me ardhjen e tij në krye të Shqipërisë me shumë mundësi do të ndryshojë dhe roza e ekipit. Ermir Lenjani është një nga futbollistët më në formë të Shqipërisë dhe me shumë mundësi do të rikthehet pas tensioneve me Panuccin.

Një emër tjetër që mund të marrë ftesë është Kastriot Dermaku. Reja e njeh mirë futbollin italian e sigurisht që e ka ndjekur Dermakun. Qendërmbrojtësi me shumë mundësi do të ketë vëmendjen e Rejës. Ka shpresë dhe për Kamer Qakën e Poli Lasit në Rumani. 24-vjeçari i ka të gjitha mundësitë për të qenë kontigjent i Shqipërisë, pasi inatet me Panuccin nuk varin më ftesat.

Emanuele Ndoj është një tjetër futbollist që mund të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të Rejës. Po bën mirë në Seria B dhe kërkohet dhe nga klubet e e Seria A. Lojtar në ngjitje.

Sulmi mbetet një pikë delikate, shumë emra pak cilësi. Sadiku, Cikalleshi, Balaj janë senatorët, ndërsa Reja mund të ketë në vëmendje dhe Gurin, Manaj apo dhe Vrionin. Afrimi i elementëve të rinj mund të sjellë largimin e disa senatorëve. Rrezikon seriozisht Mërgim Mavraj. 32-vjeçari nuk ka gjetur stabilitet në dy vitet e fundit, pa harruar faktin që është dëmtuar. Reja pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë të flasë direkt me kapitenin.

Andi Lila mund të jetë emri tjetër që nuk merr më ftesë. 33-vjeçari ka dhënë gjithçka dhe jep gjithmonë 120% për Shqipërinë, por gjithçka është me cikël. Mbrojtësi është dëmtuar dhe kjo mund të ndihmojë Rejan të “lajë duart”. Migjen Basha mund të rrezikojë për shkak të moshës së tij. Mesfushori është padyshim një ndër lojtarët më me cilësi të kombëtares tonë. Në këmbët e tij ka shumë futboll, por rinovimi i brezave mund ta nxjerrë jashtëloje. “Ne jemi plakur, të ndihmojmë të rinjtë. Nëse kanë nevojë për mua jam gjithmonë gati për Shqipërinë”, – pa bujë, pa polemika, pozitiv në kulm, Basha është “profesor”.

Dilema – Ka një dilemë të madhe në lidhje me Rejën. Trajneri italian ka kontratë deri në nëntorin e 2019 në këtë moment ngrihen shumë pikëpyetje. Reja nuk ka kohë për eksperiemente, ose të nisë një plan afatgjatë, pa harrur dhe pamundësitë fizike. Në kushte të tilla ai kërkon t’i marrë më të mirën këtij grupi dhe aq! Ndoshta pa parë shumë rrotull vetes për lojtarë. Kjo mund të jetë e rrezikshme për ne që duhet të mendojmë dhe për një të nesërme.

Kapiteni – Një tjetër çështje që duhet zgjidhur nga Edy Reja është kapiteni. Christian Panucci na zbuloi që lojtari me më shumë ndeshje kthehej në kapiten. E pazakontë. Me afrimin e italianit mund të kemi një kapiten të ri, jo nga numri i ndeshjeve, por nga personaliteti dhe përkrahja e grupit. Në periudhën e Panuccit pamë që shiriti kaloi nga krahu i Berishës, Hykës, Mavrajt apo dhe Hysajt. Me Rejën me shumë mundësi do të kemi një kapiten stabël. (TemA Javore)

g.kosovari

Next Post
Presidenti i ri Ukrainës, komediani Zelensky sfidon Petro Poroshenkon

Presidenti i ri Ukrainës, komediani Zelensky sfidon Petro Poroshenkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In