• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi

by Mero Baze
07/05/2024 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Projekti i Edi Ramës për të përfshirë opozitën në një projekt që pretendon modernizmin e shtetit shqiptar që përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian, për nga rëndësia i përngjan nismës së dhjetë viteve më parë për Reformën në Drejtësi. Edhe atëherë nismën e mori Partia Socialiste dhe natyrisht u refuzua prerë nga opozita, pastaj hynë në lojë aktorët ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe bën të mundur përfshirjen e sforcuar të opozitës.

Pas dhjet vitesh kemi një bilanc të Reformës , që e rendisin atë si të vetmen gjë konsesuale që shqiptarët pranojnë si arritje këto dhjet vite.

Krerët e institucioneve të drejtësisë re janë sot njerëzit më të mbështetur nga opinion publik, ndërsa pasojat tek zyrtarët e lart nga përballja me drejtësinë janë të dhimbshme kryesisht për Partinë Socialiste.

Po të mos ishin disa interesa personale në krye të opozitës që e mbajnë atë peng, ky bilanc do të ishte një ditë feste për opozitën. Por opozita e sotme, paradite feston tek Bashkia për hetimet e SPAK dhe mbasdite vajton poshtë Pallatit Berishës po për hetimet e SPAK.

Përtej kësaj, opinion publik e konsideron Reformën në Drejtësi arritjen më të madhe të Shqipërisë.

Për të shkuar tek I njëjti sukses, Edi Ramës do ti duhet të ndjek të njëjtën rrugë.
Projektrezoluta e propozuar sot për opozitën, natyrisht që nuk do të marr mbështetjen e saj dhe as pritet ta shqyrtojnë seriozisht. Hallet e opozitës janë në tërësi halli I Sali Berishës majë penxheres, halli I Lir Metës maj hekurave nga frika e hekurave dhe përpjekjet e aktorëve të rinj opozitarë për ti bërë vend vetes në hartën elektorale të Shqipërisë.

Pra në një farë mënyre nuk ke dhe kujt ti drejtohesh, përveç deputetëve të mbetur të Lulzim Bashës dhe PD zyrtare e cila nuk është se përfaqëson opozitën në kuptimin numerik të Shqipërisë.

Rruga për ta bërë këtë një nismë serioze kërkon së pari atë që u bë me reformën në drejtësi, mbështetjen e BE dhe SHBA. Nëse ato e konsiderojnë këtë si prioritet serioz të qeverisë, dhe e mbështesin atë, atëherë projekti shkëputet nga interesat politike dhe bëhet një çështje e prioriteteve perëndimore për Shqipërinë. E thënë dhe e mbetur vetëm nga Partia Socialiste duket si prioritet elektoral edhe pse nuk është I tillë, pasi nuk ka nevojë.

Nëse sigurohet mbështetja e institucioneve perëndimore, atëherë mekanizmat se si do përfshihet opozita në këtë projekt gjenden rrugës dhe kthehen në një sfidë dhe për ata.

Në fund të fundit, ky projekt  do të testoj realisht politikën shqiptare nëse e ka pranuar vërtet Reformën në Drejtësi, apo thjeshtë e ka bërë sikur e ka pranuar, ngaqë ja imponuan. Nga mënyra se si mund të reagojnë ndaj një reforme të re në drejtësi, tanimë për shtetin shqiptar, mund të kuptojmë se sa është përtypur Reforma në Drejtësi dhe a jemi të sinqerte me të kur bëjmë sikur krenohemi.

Dhe kjo është mes të tjerash një provë se sa shanse ka ky projekt që të  kthehet në një objektiv për krijimin e identikitit të zyrtarit të administratës së lart shqiptare që do te hyj në BE, dhe sa seriozisht e marrin këtë “reforme të re në drejtësi” brenda shtetit shqiptar të gjithë aktorët përfshi dhe Partinë Socialiste, e cila duket që sot e ka përjetuar fjalimin e sotëm të Edi Ramës, më shumë si një “plenium”,  se sa si një projekt të ri.

Next Post
Mafiozët ia vodhën në Napoli, gjendet “Topi i Artë” i Maradonës: Do shitet për shifrën marramendëse në ankand

Mafiozët ia vodhën në Napoli, gjendet “Topi i Artë” i Maradonës: Do shitet për shifrën marramendëse në ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In