• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Edi Ramën “e goditur” në një atentat dhe Fatos Lubonjën si protestues, siç nuk i keni parë asnjëherë

by
06/04/2021 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Nelallari

“Rama ishte njeri me shije dhe të përsosurën e kishte merak”.

Kështu shprehet Mimoza Ahmeti për Edi Ramën lidhur me portretet e tij të veçanta që ajo ka
sjellë në ekspozitën “Potence”, të çelur në hollin e Universitetit Europian.

Ahmeti thotë se Rama ka një përballje të hershme me pikturat e saj, por është disi i rezervuar duke qenë se është vetë piktor.

“Edi Rama ka pas parë vizatimet e mia dhe pikturat e llimit. Unë isha për të një pikë takimi fryme e frymëzimi i njeherëndodhshem. Rama, sigurisht, është piktor për vete, dhe doemos pak më i rezervuar”, shprehet Ahmeti për Gazetën Si, ndërsa thekson se “poezinë time e ka dashur pa limit, deri në shqetësim. Rama ua prezantonte poezitë e mia të tjerëve, edhe të huajve. Bëhet fjalë për librin ‘Delirium’. Mbeti i pakënaqur që e titullova kështu, pasi dëshironte të titullohej ‘Nocione të shkreta’, sipas titullit të një tjetër poezie”.

Përpos fuqisë konceptuale dhe ekspresionit në vargje, Mimoza Ahmeti shfaqi të njëjtën fuqi edhe në pikturë, me ekspozitën e saj të pazakontë “Potence”.

Penelit të saj nuk i kanë shpëtuar personazhet publikë si kryeministri Edi Rama, analisti Fatos Lubonja dhe botuesi Henri Çili, portretet e të cilëve janë ekspozuar.

Kryeministrin Edi Rama ajo e sjell në dy faza, një portret është ai në vitet ’97, i cili është goditur në një atentat, në një përplasje.

Faza tjetër në kohën kur është kryeministër, pra në fuqinë e tij absolute. Ndërkohë në portrete të veçanta ajo sjell dhe Fatos Lubonjën e Henri Çilin.

Sipas saj, Fatos Lubonja është disi i mëdyshtë për portretin që i kam bërë, pasi portreti është tepër shprehës dhe protestues.

“Fatos Lubonja ka një koleksion të mrekullueshëm të pikturave të mia. Ai e pëlqen artin tim dhe i duket një talent i pashpjegueshëm imi. Fatosi ishte pak i mëdyshtë për portretin që i kisha bërë. Ishte tepër shprehës, ambig, protestues…”, vijon ajo.

Ndërkohë, për Henri Çilin ajo thotë se i pëlqen intimja, ndaj dhe u mrekullua kur pa portretin.

“Henri ishte i tërhequr nga narracioni dhe intimja në artin tim. Atij i pëlqen të grumbullojë art, shpirtra, klimë, krijon atmosferë. U xixëllua kur pa portretin e tij nga dora ime”, vijon më tej Ahmeti.

Mimoza Ahmeti thotë se këto gura i ka portretizuar ndër vite në pika të ndryshme të forcës së tyre, ndërsa ekspozitën e kërkoi vetë Universiteti.

“Ekspozitën e kërkoi Universiteti, në kuadër të degës së re për studentët e Arteve Pamore. Frymëzimi i idesë më erdhi nga gurat që kisha portretizuar në vite, në pika të ndryshme të forcës së tyre, midis pamundësisë, mundësisë dhe pushtetit”, shprehet Mimoza Ahmeti për Gazetën “Si”, ndërsa thekson se “portretet e individëve të gjallë të shoqërisë sonë, që janë pasqyruar në këtë ekspozitë, si Rama, Lubonja, Çili, kanë lëvizur dhe vazhdojnë të lëvizin, midis Mundësisë dhe Fuqisë, midis mundësive individuale dhe Pushtetit si forcë absolute”.

“Potenca” shihet e pasqyruar dukshëm prej ngjyrave dhe linjave në këto piktura vaji. Sipas Ahmetit, pikturat janë fekonduar me idetë e raportit të Mundësisë dhe Fuqisë, pasi këto dy anë nuk ekzistojnë të ndara, të shkëputura!
Ahmeti shprehet se pikturat e saj janë vaji, por nuk mungojnë as vizatimet me laps e karbon. “Pikturat e mia janë vaji. Penelat e mi jenë nga më të hollët deri te furça dhe spatula. Kam plot vizatime me laps dhe karbon”, shprehet Ahmeti, ndërsa thotë se “të pikturosh është një marrëdhënie e veçantë me dritën dhe format, me lëvizjet e shpirtit”.

Për të kjo periudhë pandemie ka qenë mjaft prodhuese. “Në këtë periudhë jam marrë si me poezinë, ashtu edhe me pikturën, deri në rraskapitje. Pandemia më ka lënë shtatzënë me art, dije, lozo, poezi, pikturë dhe arratisje imagjinatave që nuk ndodhin dot në periudha konstante”, vijon Ahmeti, ndërsa thotë se “kam në plan edhe një ekspozitë tjetër, që titullohet ‘Kateksi’”.

Në fund, ajo falënderon edhe eksperten e artit, Suzana Varvarica, Dr. Ermir Nikën, si dhe pedagogun Edi Vlushi.

Next Post
Aksidentohet rëndë 27-vjeçari në Korçë, plagoset nga freza e zetorit

Aksidentohet rëndë 27-vjeçari në Korçë, plagoset nga freza e zetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

November 10, 2026
“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

November 10, 2026
Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

November 10, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Ekonomia/ Kreditë e këqija bien në nivele rekord: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

November 10, 2026
“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

November 10, 2026
Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

November 10, 2026
“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

November 10, 2026
“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In