• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi Rama, më zi ta bëfshin!

by Aalison Pearse Stevens
02/07/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Drejtuesit e lartë të PD-së kanë bërë publike një nismë për të kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama, lidhur me atë që drejtues të kësaj partie e konsiderojnë si “pastrim parash”, për pagesën prej 80 mijë dollarësh për një foto të kreut të qeverisë shqiptare me Presidentin e SHBA-së, Obama. Kjo çështje është edhe në hetim nga drejtësia amerikane ndaj një shtetasi shqiptar. Rama ka mohuar të ketë lidhje me pagesën 80 mijë dollarëshe që pretendohet nga PD-ja. Në fakt padia e PD-së, përveçse një konsumi mediatik, i sponsorizuar nga lobistë të saj në SHBA, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë, as me të vërtetën, e as se mund të ngacmojë për nisjen e ndonjë hetimi. Është thjeshtë propagandë.

Por vullneti i tyre për të përlyer edhe Presidentin e SHBA-së Obama, mjafton vetëm që të nxijnë Ramën, është për t’u “admiruar”. Është fakt i njohur se kupola drejtuese e PD-së po noton në ujra shumë të turbullta këto muajt e fundit, për shkak të Reformës në Drejtësi. Kjo e ka detyruar opozitën në qendër dhe në bazë, të dalë hapur kundër SHBA-së dhe BE-së në më shumë se një rast.

Në fakt mirë ja bëjnë Edi Ramës. Madje edhe më zi. Krerët e PD-së janë kapur pas një fabule që mezi qëndron në këmbë, e cila duket si limonatë, po të marrësh në analizë se çfarë dramash dhe tragjedish janë konsumuar në këtë vend gjatë qeverisjes së tyre. Por duket se vetë Edi Rama i pari, “i ka harruar” tashmë këto fakte.

Gjatë qeverisjes së PD-së është shfarosur një fshat i tërë dhe janë vrarë 26 njerëz, vetëm për qëllim fitimesh të qeveritarëve të kohës dhe familjarëve të tyre. Ka shumë vend të besosh se Edi Rama e ka “fshirë” nga kujtesa Gërdecin dhe ndodhet tashmë në një planet tjetër.

Në 21 janar qeveria ka vrarë në mes të Tiranës, 10 metra poshtë zyrës kryeministrore, 4 protestues paqësorë të opozitës. Por sërish Edi Rama e ka fshirë tashmë nga kujtesa këtë ngjarje, ashtu siç u fshinë nga serverat e kryeministrisë pamjet e vrasjeve më 21 janar.

Është vërtetuar nga prokuroria se Lulzim Basha ka abuzuar në shifra mbi 200 milion euro për rrugën Durrës-Kukës, por Edi Rama nuk kujtohet nga pozita e kreut të ekzekutivit, që të shtyjë për vijimin e hetimeve mbi këtë akuzë.

Paraardhësi i tij në “fronin” kryeministror ka paguar para nga paratë e taksapaguesve për të linçuar mediatikisht në SHBA opozitën, në një dhunim flagrant të ligjeve dhe normave më elementare të demokracisë, por sot debatohet për një foto të Ramës me Obamën, jo për këto fonde që dikur u përdorën gjoja për “imazhin e Shqipërisë”.

Ish-qeveritarët e PD-së kanë vjedhur zgjedhje, para, kanë përgjuar, kanë grabitur me ligj dhe pa ligj pasuritë kombëtare dhe nuk u ka “hyrë gjemb në këmbë”. Por Edi Rama i ka “harruar” këto. Ajo që bën sot PD në fakt është shumë e thjeshtë. Diçitura e aksionit të saj është “bjeri t’i biem”.

Ata kuptuan me intuitën e tyre se e majta nuk kishte ardhur për të vendosur drejtësi sociale, dhe as për të ndëshkuar paligjshmërinë, as për t’u kthyer qyetarëve pasuritë publike të vjedhura në “dritë të diellit”. E majta donte thjeshtë pushtetin dhe për këtë ishte e gatshme të “harronte” çdo “bëmë dhe gjëmë” të paraardhësve të saj.

Edi Rama dhe ekipi i tij kanë “harruar”, sepse ata kanë gjithnjë e më pak lidhje me realitetin. Kanë ndërtuar një botë virtuale ku mendojnë se janë më të mirët, më të bukurit, më të diturit dhe se me disa foto në rrjetet sociale do të mund të mbulojnë apo fshehin realitetin e dhimbshëm të përditshmërisë së familjeve shqiptare. Në fakt nuk e mbulojnë dot.

Edi Rama ka “harruar”, sepse të harrosh është kthyer në modë në qeverisjen e 25 vjetëve të fundit. Dhe kur harron mirë ta bëjnë. Madje më zi ta bëfshin!

 

Next Post

Elbasan, dhunoi ish-bashkëshorten e vajzën,policia prangos 43-vjeçarin

Comments 1

  1. Labi Vlore says:
    9 years ago

    Te gjithe i sujerojne Rames te behet si Saliu ne menyre qe te ndeshkoje banden e Saliut..E ftojne te behet Autokrat me deshire te madhe per gjakim dhe hakmarrje!!E ftojne te behet Kryeprokuror,Kryegjykates,Kryepolic dhe kushedi se c’fare tjeter,sepse Saliu keshtu ka bere kur ishte ne pushtet dhe madje me shume se kaq.Kerkojne Edi Rames te ndeshkoje banden e “Trutit te Geshtenjave te Tropojes” qofte duke u shnderruar ne Autokrat ose dhe Diktator.E kuptoj deshiren e tyre,sepse krimet e Sali Berishes dhe bandes se tij jane te tmerrshme dhe te panumerta.Vjedhje,grabitje,rrahje,manipulime zgjedhore e deri tek vrasje dhe ekzekutime mefjoze ose pa gjyq si ne rastin e 21 Janarit!!E kuptoj Revolten e tyre.Por nuk mund te bie dakort qe duhet te udhehiqemi nga Revolta dhe hakmarrja.Dhe per me teper kur kerkojme qe dora vete Kryeministri te udhehiqet nga Revolta dhe Hakmarrja.Nuk ka gje me te gabuar se kjo kerkese.Kete kerkon dhe artikullshkruesi.Rama nga ana e tij eshte i bindur se rruga e drejte dhe afatgjate eshte duke Reformuar Sistemin,sidomos ate te Drejtesise.Duke e shenderruar Sistemin e Drejtesise,nepermjet nje reforme te thelle dhe radikale ne nje sistem modern Euro-Atlantik,ky sistem do jete diktatori i pameshirshem qe do kerkoje llogari te pameshirshme per krimet e kryera ne kurriz te Shqiptareve per 25 vite me radhe.Dhe jo vetem kaq.Por ky sistem ka mundesine e madhe qe te kete nje jetgjatesi dhjetra vjecare e ndoshta edhe shekullore..Nuk do kete jetgjatesine sa pushteti i nje Kryeministri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

December 7, 2025
Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In