Kryetari i Partisë Socilaiste Edi Rama e ka nisur me një ndjesë ndaj atyre anëtarëve apo zyrtarëve socialist që në këto 30 muaj qeverisje “mund ti ketë hyrë në hak” siç tha ai. Kreu i mazhorancës e vijoi fjalën duke deklaruar se herë herë “mund të jetë treguar i vogël”.
JAVANEWS sjell të zbardhur deklaratën e kryeministrit Rama, ku ai i përgjigjet edhe akuzave të deputetit Ben Blushi, për shkeljen e statutit të partisë si dhe për keqqeverisjen.
Rama pranon se statuti është shkelur për mandatin e kryetarit, por të gjitha akuzat sipas tij, synojnë rrëzimin e kryetarit dhe ndryshimin e kursit qeverisës.
“Statuti nuk është respektuar për zgjedhjen time si kryetar i PS, Pandi ka të drejtë edh pse është me mua, opinionet janë të ndryshme, që nuk është respektuar nuk diskutohet. E mbështes me bindje rregullimin statutor sipas modelit laburist, por nuk kalohet me votim shumice, as në kongres, se mandati im ishte një anëtar një votë e nuk rinovohet me votën e kongresit. Por s’ka asnjë rrjedhim që con në përfundimin se shumica që mbron opinionin që nuk duhet shkuar në zgjedhje t’i nënshtrohet opinionit të një numri të vogël për të shkuar në zgjedhje, ashtu si s’ka shans që kjo parti ta relatovizojë udheheqjen e vendit për reformat dhe zgjedhjet mot e të hyjë në një palë zgjedhje të kota, por sipas meje edhe shumë joserioze, përballë atyre që duan të qeverisen, jo torolisen në kurthin e statutit. Referendum, ta vendosin socialistët cështjen e mandatit, asnjë tjetër, as në kongres, por socialistët në gjithë vendin me votë të lirë e të fshehtë, në përgjigje të pyetjes nëse mandati të ndërpritet e të shkojmë të zgjedhjet apo rinovohet automatikisht sipas modelit laburist. Që ata që nuk na duan të mos na duan edhe më shumë, ndërsa ata që na duan, ta duan ta besojnë, dhe ta mbështesin edhe më shumë këtë parti, sepse kjo parti, sido ta rrotullojmë gjuhën, ngado të na e cojë vështrimin interesat e momentit, s’është e Edi Ramës, as e Gramoz Rucit, e asnjë deputeti të PS, as e forumeve, kjo parti është e cdo burri dhe gruaje, djali dhe vajze që sot kanë në zemër përkatësinë në PS. Një parti e papërsosur, shqiptare, shqiptarësh, në tranzicion, por ama që s’ka të krahasuar në të mirë me asnjë organizatë politike në Shqipëri, por është e vetmja pasqyrë publike në këtë vend që s’ka vetëm dy dimensionet e ekranit të tv apo faqeve të gazetave. Kështuqë të rrojë PS, qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”, tha Rama.
NDJESA E RAMES
Rama: “Nëse për një arsye apo tjetër jam treguar i vogël, qoftë edhe pa dashje, ndaj ndokujt prej jush, sidomos në këta 30 muaj ngarkese të jashtëzakonshme i kërkoj ndjesë, por besoj sinqerisht se në këta 30 muaj kemi treguar shumë për vlerën e PS se kemi bërë shumë për Shqipërinë e sotme dhe atë të gjeneratës tjetër. Këta 30 muaj kemi treguar shumë për vlerat kombëtare të PS sepse kemi bërë shumë për Shqipërinë e sotme dhe për atë të gjeneratës tjetër. Dhe pse kemi bërë shumë kemi mësuar shumë cfarë mund të bëjmë më mirë.
Na duhet në rrugën drejt zgjedhjeve të 2017 një parti e ripërtëritur, e riergjenizuar politikisht, dhe e tranformuar rrënjësisht, një rrjet social i shtrirë në të gjithë territorin fizik, dhe në mënyrë virtuale e shtrirë në cdo inboks të anëtarëve.
S’ka asnjë forcë tjetër vec PS të përmbushë misionin për të bërë shtet. Sepse reformat tona kanë hapur një rrugë të re. Asnjë forcë tjetër vec PS nuk mund ta mbajë barrën e lidershipit.
Lumi i baltës kundër nesh do të vijnë duke u ngritur. Parti politike që kundërshtojnë reformat. Grupe interesash jo legjitime, të prekur nga reformat.
Qeveria jonë e ka nisur rrugën e qëllimit të ri drejt arritjes së qëllimeve për Shqipërinë.”
DEKRIMINALIZIMI
Rama: “Na baltosin padrejtësisht se jemi partia që kemi futur kriminelë në Kuvend. Jemi partia që solli në parlament më shumë gra e vajza se gjithë legjislaturat të marra së bashku…mbetet vetëm keqardhja që këto akuza janë bërë vizion e zhargon, që gjuhën e ka më të gjatë se shikimin…problemi më i madh i politikës së ktij vendi nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi. Nuk janë problem 19 kriminelët imagjinarë që gjeti tek PD-ja tek ne, por shpifjet e pafundme, denoncimet e paskrupullta ndaj cdo ideje që hap një rrugë të re, cdo pune që sjell një produkt real më shumë. Nuk kundërshtohet ideja, baltoset njeriu, nuk dëgjohet kush përpiqet të sjellë ndryshimin, sa më e madhe ideja, aq më i madh lincimi…Për të zgjidhur dekriminalizimin mjaftoi një ligj, për të shpetuar nga kriminalizimi do duhet më shumë kohë, me hir a me pahir le ta flëmë mendjen një herë e mirë që s’ka shanse të mos na baltosin po nuk shkuam pas një ideje që hap një rrugë të re, po punuam me këmbëngulje për të sjellë ndryshimin kudoqoftë, dhe me mendje të fjetur të mos merremi më me ta, koha që jemi marrë me ta ka qenë kohë e humbur që u’a kemi hequr padrejteësisht njerëzve tanë që janë motivi i betejave të PS, më shumë kohë e përkushtim dhe durim për njerëzit, duke vazhduar me këmbëgulje rrugën e partisë në PS“.
MANDATI I KRYETARIT
Rama: “Mea culpa. Është fakt që kjo punë duhej të kishte nisur më parë, 2 vjet e gjysmë më parë duhej të ishte trajtuar çështja e rinovimit të mandatit tim. Kjo Asamble dhe Kryesia duhej të ishin mbledhur, unë jam përgjegjësi kryesor. Sepse duke parë sa shumë kemi përfituar në këto 6 muaj pune serioze me partinë merre me mend sa do kishim fituar po të ishim kujdesur përditë për përtëritjen e partisë. Kërkoj sinqerisht ndjesën e çdo pjesëtari të kësaj familje politike, dhe absolutisht të askujt tjetër, se askush tjetër nuk ka tagrin të më mbrojë mua dhe moralin e vlerave dhe të parimeve demokratike. Duan s’duan kundërshtarët tanë të lodhur apo përgojuesit tanë të shumë. Të gjithë ata që nuk na duan kjo parti ka disa merita që nuk i ka asnjë organizatë tjetër politike në këtë Shqipërinë tonë. Nuk kam qenë i aftë të gjej në rrugën pas zgjedhjeve vëmendjen energjinë kohën e nevojshme për ta bërë edhe këtë detyrë me të njëjtin angazhim dhe efektshmëri që kam bërë detyrën e kryeministrit, se kjo e dyta më kushtoi me pahir, në kushte shumë të rënda që morëm detyrën për të qeverisur vendin. Ashtu sic na kushtoi të gjithëve sipas peshës së barrës në kurriz. As unë nuk munda nuk dita dhe nuk e bëra këtë detyrë siç duhej dhe do kisha dashur.
Të gjithë ata që nuk na duan, duhet të dinë se kjo parti ka disa merita që si ka asnjë organizatë politike, po ose jo politike në vend. E ndër këto merita është dhe merita evidente se në këtë mjedisin imperfekt dëgjohesh dhe durohesh si në asnjë mjedis tjetër të bashkejetëses, ka dhe gjykatë të posacme të zgjedhjes me votë të fshehtë për të ndihmuar mosmarrëveshjet. Po ka dhe këmbime fjalësh me tension të lartë e pastaj na vjen keq që ndodhin, majde edhe fishkëllime të pasjellshme, nga shkallët e pallatit të sportit për rezevrat që fishkëllejnë skuadrën, të pasjellshme, më mirë të mos ndodhte , por asgjë nga këto nuk e bën me të vogël vlerën e shërbimit që partia i bën shoqërisë, vlerën e punës që qeverisja po bën për vendin dhe njerëzit, më të madhe vogëlsinë e dritës së gjykimit të kujtdo që s’na do e përpiqet të errësojë imazhin e familjes, e po kështu s’ka diskutim që se kam parë askund edhe kur fishkëllehemi brenda nesh padrejtësisht, nuk i fshehim të metat pas fishkëllyesve të radhës, e në këto vite që kam patur privilegjin ta drejtoj PS e kam kuptuar edhe pse-në, quhet përgjegjshmëri, ndaj interesave e fateve të familjes së madhe me të cilën janë të lidhur pazgjidhshmërisht fatet e miliona njerëzve, dhe që e mbaron këtë familje nga cdo mundësi që papëgjegjshmëria të bëhet vijë sjellje e që një njeri të sundojë nga lart partinë duke shkelur vlerat, apo ta shantazhojë nga poshtë duke abuzuar me demokracinë si flamur që valëvitet në shkopin e interesave personale”, tha Rama.
PERGJIGJA NDAJ AKUZAVE
Rama: “Kemi shkruar rregulla për partinë në opozitë, dhe nuk kishim parashikuar që do vinte nevoja për këto ndryshime kur të vinim në qeveri. Më fishkëlleni mua, sa të doni, për njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. Nuk mund të kemi mbi këtë parti, kurrsesi jo, fakte të ndrysme mbi qeverisjen, Shqipëria dhe ne e kemi me Saliun, derisa ta ketë peng PD, dmth deri sa Saliu të jetë gjallë. Në PS mund të ketë mendime të ndrysnme, por s’mund të ketë fakte të dnryshme për rritjen e ekonomisë. Është fakt që ne e kemi kthyer në rrugën e rritjes ekonomike. Mund të kemi opinione të dnryshme për qasjen ndaj borxhit, por s’mund të kemi fakte të ndryshme. Sot Shqipëria ka larë borxhe më shumë se çka marë.
E bën shumë mirë Saliu përbaltjen, por nuk kemi luksin të pranojmë që nga brenda nesh ta fabrikojmë baltën, dhe për çfarë që të luftojmë qeverinë tonë, ku ndodhin? Në cilën parti demokratike. Sot numërojmë 170 mijë të punësuar më shumë se në 2013.”
###
Ka startuar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ajo mbahet 10 ditë para Kongresit të 19 marsit dhe pritet të përcaktojë edhe rendin e ditës në mbledhjen e forumit më të lartë të selisë rozë.
Por, një prej çështjeve që pritet të hapë debat është kërkesa e deputetit Ben Blushi për mbajtjen e një votimi për zgjedhjen e kryetarit të partisë, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga disa deputetë e funksionarë të tjerë socialistë.
Në mbledhjen e sotme pritet po ashtu të diskutohet edhe projekt-statuti i ri Partisë Socialiste, i hartuar nga Grupi i Punës i ngritur për këtë çështje.