• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edi Rama, toleranca fetare dhe Tom Sojeri

by Java News
20/07/2015 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Në një darkë Iftari që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shtroi në nderim të Muajit të Ramazanit, isha dhe unë, i ftuar për efekt protokolli! Për detajet e organizimit, nuk kam c’të flas sepse shija dhe sqima e Kryeministrit tashmë jane të njohura e të pakontestueshme edhe për kritikët më të mëdhenj të tij! E dëgjova edhe fjalën që mbajti me këtë rast Rama dhe nuk kam c’të them, pasi, përsëris, edhe kritikët më të mëdhenj të tij, e admirojnë mënyrën e të shkruarit të Ramës (dikur ne “Koha Jone”, shkrimet e tij nuk kishin as një presje mangut, ndaj redaktori ishte thjeshtë një lexues kortezie që bënte detyrën). Fjala e Kryeministrit në darkën e Iftarit ishte si një esse, me ide dhe këndvështrim modern e intelektual për tu admiruar, ku padyshim, harmonia fetare nuk mund të mungonte si një ndër “kryeveprat” e shqiptarëve.

Të nesërmen, në të gjitha gazetat e printuara e në të gjitha portalet në internet, askush nuk u mor me thelbin e fjalës në eventin e rëndësishëm për fenë islame, por vetëm me dy detaje periferike dhe aspak te rëndësishme:

E para ishte ngulmimi per te gjetur intelektualin që kishte refuzuar ftesën për darkë të kryeministrit, me arsyen se ishte ateist.

E dyta, batutat e kryeministrit gjate fjalimit me ateistin Filip Cakulin, te cilin e ka bërë gati-gati si Tom Sojeri, personazh në të gjithë fjalimet…

Po a kemi në të vërtetë harmoni fetare, sic e propagandojmë me mburrje ne shqiptarët, apo në emër të fesë atribuojmë një virtyt që vjen nga mungesa e besimit? Personalisht, jam në favor të së dytës.

Kjo në fakt është një temë e gjërë diskutimi dhe objekt per historianë, sociologe, teologë, etj. Shqipëria është një vend me demografi interesante. Shumica që i përkasin besimit apo prejardhjes muslimane, pastaj vijnë ata të besimit apo prejardhjes ortodokse, më tej besimit apo prejardhjes katolike. Ka edhe protestante më duket.

Po ateistët ku ti rendisim? Ku ta rendisim atë intelektualin që përmendi kryeministri në fjalen e tij apo Filipin? Ngjitur me mua ishte dhe Shpëtim Nazarko, ateist dhe jam pothuaj i sigurte që te gjithë në tavolinen time e të Filipit ishin si Filipi. Kujt prejardhje i përkasin këta?

Harmonia e ashtuquajtur fetare me shumë është atribut i mungesës së besimit se sa e kundërta. Për arsye të ndryshme historike, shqiptarët kanë mundur të mbijetojnë dhe të kenë atë harmoni që kanë, jo për efekt të fesë, por përtej saj, përmes emblematikës së Vaso Pashës “Feja e shqiptarit asht’ Shqyptaria”… Ne në fakt kemi fe, por jemi unitarë në këtë pikë, jemi të gjithfeshëm, ndaj dhe kemi këtë harmoni. Besimi dhe feja është e lirë dhe shqiptarët kanë arritur atë cak intelekti sa ta kuptojnë e ndajnë prakticizmin e fesë nga kultura e respektit per ata e për të kundërtët, për të gjitha fetë e për të të gjithë ateistët. Përmendëm më lart demografinë interesante të fesë apo prejardhjes. Interesant është fakti i martesave mes çifteve me fe apo prejardhje nga fe të ndryshme. Si mund te ketë mungesë harmonie “fetare” ne nje familje, nga djem e vajza te lindur nga prinder me fe te ndryshme?!…

Shqiptarët do të vazhdojnë ta kenë harmoninë fetare dhe ky do të mbetet padyshim nje virtut me të cilin do të krenohemi para dikujt. Pa mohuar aspak rëndësinë që kanë në këtë aspekt krerët e besimeve fetare ne Shqipëri, kjo vjen më shumë ose nga mungesa e besimit (ateizmi), ose nga besimi periferik apo i përciptë. Ose ose, ngaqë sic shqiptarët nuk e kanë problem të ndërrojnë parti e bindje sipas koniukturave personale, janë unikalë edhe në këtë pikë, jane të gjithfeshëm.

Ja një shembull, të cilin e përmend diku dhe Fan Noli: Eshte e njohur historia e Papakosti (Kostandin) Cipa, nënshkrues i memorandumit të Himarës në vitin 1913. Papakostin një ditë e thërret Mitropoliti i Gjirokastrës. Kotoko. “Duhet të dorëzosh Rason (veladonin) e priftit”, i thotë, sepse kishte venë re tek ai disa sjellje, sipas tij, jo të denja për një prift. Papakosti e dorëzoi menjeherë rason. Dhe iku të luajë tavëll. E therrët sërish Mitropoliti, i inatosur dhe për të kuptuar se si e dorëzoi prifti kaq lehtë rason. “Meqë dorëzove rason, duhet të rruash edhe mjekrën, i thote Mitropoliti Papakostit, që të mos mbetët asnje shenjë nga prifti”. – Jo, I thote Papakosti, rasa ishte jotja, mjekrën e kam timen. Ti me hoqe nga prift nga Piluri, nesër do jem hoxhë në Kallarat”…

Next Post

Kujdes! Mos e bëni këtë gabim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In