• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama si autoportret i përjetësisë në pushtet

by Denis Dyrnjaja
09/09/2025 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në vigjilje të mandatit të katërt të qeverisjes së tij, Edi Rama nuk është më thjesht një politikan që ushtron pushtet. Ai është kthyer në një figurë e cila përfaqëson jo vetëm pushtetin, por edhe artin e zotërimit të tij. Rama nuk duhet përfytyruar më si një piktor me telajo dhe bojë, duke punuar në një studio arti, por si artist i një skene politike ku gjithçka projektohet, ngjyroset dhe realizohet prej tij.

Në këta 10 vite të pushtetit kryeministror, Edi Rama ka ndërtuar një stil të veçantë të të qeverisurit, ushtron pushtet për të fituar vazhdimësinë e pushtetit. Është si një lloj arti superior. Në këtë dimension mandati i katërt, duket se nuk është më një sfidë për të provuar veten, por një teatër i personalizuar, ku ai është njëkohësisht autori, protagonisti dhe kritiku i vetes.

Kjo është arsyeja pse shpallja e qeverisë së re edhe pse ende në pritje, nuk përjetohet si një moment i rëndësishëm institucional, por si një ngjarje e paralajmëruar artistikisht, ku emrat kanë më pak rëndësi se ideja që Rama di gjithçka, Rama vendos gjithçka, Rama është gjithçka.

Ky personalizim i skajshëm i pushtetit është ngjyrimi më i fortë i këtij mandati të katërt. Për herë të parë që nga ardhja e pluralizmit, një lider politik ka arritur ta bëjë pushtetin një zgjatim të plotë të personalitetit të tij. Qeveria nuk është një ekip, është një reflektim i autoritetit dhe humorit politik të liderit. Ministrat nuk janë më përfaqësues të politikës apo ekspertizës, por zgjatime të vullnetit dhe imagjinatës së kryeministrit.

Atëherë pyetja në dimensionin filozofik të artit politik është; çfarë ndodh kur një artist “lyen” fytyrën me bojën e pushtetit? Ai nuk krijon më art për publikun, por shndërrohet vetë në vepër arti. Rama është tashmë një instalacion politik në lëvizje. Kështu duket se ai beson të paktën nga qasja publike. Por problemi me artin që bëhet pushtet, është se ai nuk përshtatet me kritikën, nuk pranon korrigjimin dhe as reflektimin. Sepse psh çdo kritikë ndaj qeverisjes merret si kritikë personale për tablonë e krijuar nga autori dhe çdo debat, si sulm ndaj autorit të veprës.

Në mandatin e katërt, Rama nuk ka më rivalë. Ka vetëm spektatorë, ku disa duartrokasin, disa largohen nga salla, ka edhe nga ata që shpresojnë ende që të ndizen dritat dhe të rifillojë një akt ndryshe. Por për sa kohë ai vetë pëlqen veten në pasqyrën e pushtetit, ndryshimi mbetet diçka e papërcaktuar dhe e pandryshuar, ndërsa shpesh në kënde apo prizme të ndryshme ngjan përzhyer ngjyrshëm me penel në tablonë e portreteve të ngrira ministrore edhe kur ato qeshin në mënyrë idioteske, apo kur rrinë seriozë në mënyrë habitore.

Pra tani kemi të bëjmë mirëfilli me artistin e pushtetit, që nuk lyen më mure, por realitete. Dhe tani gjithnjë e më shpesh, pas gjithë këtij spektakli vizual e verbal pa mbarim, pyetja themelore mbetet; A është ende Edi Rama një lider politik, apo tashmë ka mbetur mirëfilli një piktor me gjithë pushtetin ne dorë, një pushtet në portret të personalizuar? Dhe portreti është aq i madh, sa nuk ka vend për askënd tjetër brenda kornizës.

 

Next Post
“Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje”/ Ulsi Manja: Nuk do t’i shpëtojë askush

“Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje”/ Ulsi Manja: Nuk do t’i shpëtojë askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In