Deputeti Edi Paloka, në një intervistë për Klan News i ka bërë thirrje shqiptarëve që të jenë sa më shumë në protestën që zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00 për të rrëzuar këtë qeveri.
Gjithashtu ai shprehet se do jetë një protestë paqësore dhe askush të mos trembet.
“Protesta nuk është një buton që shtypet dhe rrëzohet qeveria. Ashtu duhet të bëhej kryengritja e armatosur që të rrëzohej qeveria brenda ditës. Kjo qeveri që shkel çdo të drejtë dhunon të parën votën e shqiptarëve, do meritonte çdo reagim në fakt, por protesta e nesërme do të jetë një protestë paqësore, ku shqiptarët duhet të dalin në shumicë për t’i treguar këtij kryeministri dhe jo vetëm këtij kryeministri, por të gjithë botës se nuk pajtohen më me këtë qeveri, nuk pajtohen me dhunën, poshtërimin, me vjedhjen dhe arrogancën e kësaj qeverie.
Prandaj duhet të jemi sa më shumë në protestë pa u trembur nga sajesat që bëjnë veglat e Edi Ramës se gjoja do të ketë dhunë dhe përplasje. Nuk do të ketë asnjë dhunë, ne nuk jemi për protesta të dhunshme, do të jemi në shesh për të treguar forcën tonë, sepse kjo qeveri merr vesh vetëm me forcë për skenarë, pastaj siç ka thënë dhe zoti Berisha, revoltat e protesta një herë e drejton një herë të drejton kështu që nesër do jemi aty dhe do të shohim”, është shprehur Paloka.
/a.r