• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edi Rama po ndërton Republikën e Re që premtoi Basha”

by A R
02/08/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ironizon nismat e kryeminstrit të vendit Edi Rama që ka kërkuar sëfundmi dorëheqjen e drejtorëve të hipotekave e spitaleve, deputeti i PD-së, Astrit Patozi thotë se ai po ndërton Republikën e Re që premtonte Lulzim Basha. Patozi thotë ndër të tjera se Republika e Re do vendoset në shtator.

“Ata që besuan tek ëndrra e Republikës së Re nuk duhet ta humbin shpresën nga humbja e rëndë e Lulzim Bashës më 25 qershor. Ajo po vjen me shtatorin. E vetmja gjë që ka ndryshuar është emri i timonierit. Por ky është detaj fare i parëndësishëm”,- shkruan ai në një status në Facebook.

Shkrimi i Patozit:

Të ikin drejtorët e hipotekave, që të shuhet një herë e përgjithmonë fara e korrupsionit në këtë vend. Që të shërohet edhe vetë kryeministri bashkë me ministrat tij nga kjo sëmundje e rrezikshme. Të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Pastaj të japin dorëheqje deri nesër drejtorët e spitaleve, që të shpëtojmë Shqipërinë nga pisllëku, por edhe pacientët nga diagnozat e tyre.
Pastaj, me radhë drejtorët e shkollave, që të shpërthejë dituria sheshit. E pas asaj, dihet botërisht që vjen gjithmonë begatia për të tërë.
Më vonë, do t’i zëmë një nga e një, nëndrejtorë, shefa sektori, teknikë, juristë, financierë, sanitarë dhe rojtarë, sepse gushti është muaj qamet i gjatë dhe nuk i dalka fundi i dëgjesave të Edi Ramës.
Të cilat duket sikur janë bërë enkas për t’u shpjeguar dëgjuesve arsyen se përse ata e votuan si pa mendje “timonierin” e tyre. Por meqë fushata ishte e shkurtër dhe e mbushur me anekdota me Lulzimin “çun të mirë”, ai nuk pati shumë kohë t’i sqaronte para, ndaj edhe po e bën tani, pasi zgjedhjet kanë mbaruar.
Pastaj do të vijë shtatori dhe do të na shfaqet me tërë madhështinë e saj Republika e Re e Edi Ramës. E cila do të jetë pak a shumë ajo që premtonte gjatë epokës së çadrës Lulzim Basha. Por çfarë problemi ka se ai nuk do të jetë fare në timon? Rëndësi ka idea, jo njeriu.
Tek e fundit, a nuk premtonte Lulzimi gjatë fushatës se do të shkarkonte edhe deputetët në mes të mandatit, nëse këta do t’ia bënin borxh popullit? Kishte gjetur edhe një fjalë amerikançe (recall) për ta bërë edhe më të besueshme shpikjen e vet. Tani nuk e thotë më, se nuk i del llogaria, por po e bën gjysma më e mirë e marrëveshjes së 18 majit, njësoj është.
Kur ti i paske me laps emrat e deputetëve, që zgjidhen nga populli, pse u dashka që ai tjetri ta mbajë dorën për drejtorët?
Ata që besuan tek ëndrra e Republikës së Re nuk duhet ta humbin shpresën nga humbja e rëndë e Lulzim Bashës më 25 qershor. Ajo po vjen me shtatorin. E vetmja gjë që ka ndryshuar është emri i timonierit. Por ky është detaj fare i parëndësishëm.

Next Post
Meta pret kryetaren e Preshevës: Bashkëpunimi mes bashkive, me rëndësi për kulturën

Meta pret kryetaren e Preshevës: Bashkëpunimi mes bashkive, me rëndësi për kulturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In