• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama nuk është një hero

by Frrok Çupi
15/10/2026 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Heroi i parë i Krishterimit ishte Jezusi, por është i vdekur. Emri më i lartë i ‘të vdekurit’ mbeti në kontinentin europian ku thuhet se i përket ‘qytetërimit të Krishterë’. Ka edhe më të thjeshtë humanë që janë shpallur ‘heronj’, por pasi janë eliminuar.

Meqë jemi në atmosferë ‘protestë studentësh’, kujtojmë ‘heroin e demokracisë’, një student nga Tropoja. Sa kohë ishte në jetë, bashkëpunëtorët e tij që morën pushtet, e mallkuan, e përjashtuan, e shanë, e shpifën…. Ditën që u vra dhe nuk jetonte më, e paketuan dhe e shpallën ‘hero’. Madje me arkivolin e tij, në një ditë si sot, në 14 tetor 1998, goditën portën e madhe të selisë së qeverisë. Trupin e heroit e harruan në një trotuar. Iu sulën të gjithë institucioneve të shtetit dhe shpallën ‘fitore në pushtet’.

E gjitha vinte nga ‘heroi’.

Heronjtë, mes tyre kanë shumë anë të ndryshme. Në radhë të parë janë shpesh armiq të njëri tjetrit. Sepse mes fqinjëve ose kombeve armiq, heroi i njërit është vrasës i tjetrit.

Por heronjtë kanë edhe një gjë të përbashkët: Të gjithë janë të vdekur.

Shefat e heronjve kanë luajtur dhelpërisht ndaj heronjve: I kanë sharë në të gjallë, pastaj i kanë vrarë dhe i kanë shpallur ‘heronj’.

Edi Ramën e duan ‘të vdekur’, ose ‘hero’. Domethënë i kërkojnë të japë dorëheqjen dhe tu japë postin këtyre që ‘vrasin njerëz dhe krijojnë heronj’.  Prej dy a tre muaj, një zë i çuditshëm thërret nëpër rrugët e Tiranës ‘Rama jepe dorëheqjen!’. Duket si shpiti i shefit të heronjve që thërret me zë të keq për vdekjen e heroit të fundit.

Sapo të jepte dorëheqjen Edi Rama, shpirti i keq do ta shpallte ‘hero’. Sot kërcënoi për herë të fundit, duke thënë se ‘Rama, çdo betejë e ke të humbur’, duke konfirmuar kështu se ai vetë ndodhet në shpirtin e keq të atyre që po djegin qytetin.

Ky është gjithë qëllimi kur kërkohet ‘vdekje e Edi Ramës’, domethënë ‘dorëheqje’.

Atëherë, Edi, si Jezusi, do të shpallej hero, edhe hero i vrasësve të tij. Veçse me një ndryshim, që ndërsa i pari u kryqëzua për t’i lënë emrin kontinentit të vjetër dhe qytetërimit më të përparuar të botës, i dyti (ky në Shqipëri) do të bëhet theror me qëllimin që Shqipëria t’i largohet Evropës dhe Krishterimit. Sipas tyre, në mashtrim,  kur Jezusi tha ‘Duajini armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin’.

Dhunuesit dhe shkatërrimtarët e Tiranës vijnë nga frymëzime dhe grupime Islamiste komuniste, radikale. Lloji i tyre, Antifa, Neonazist, Huthi, Hamas, etj., kanë turbulluar kontinentin dhe mbarë qytetërimin perëndimor.

Huliganët që po sulmojnë rendin kushtetues të Shqipërisë kanë për qëllim që të ndajnë Shqipërinë nga rruga e Europës. Janë veshur me flamuj edhe të dyshimtë, janë veshur me maska, kanë marrë emrin fals ‘studentë’, dhe janë sulur me egërsi. Egërsia është ati- Europiane dhe anti –Krishtërim.

Para se të arrijnë qëllimin e tyre për ta kthyer Shqipërinë në kohët më të zeza, duhet të kryejnë ritin e ‘heroit’ pas vrasjes. Duan të vrasin prijësin shqiptar të  rrugës për në kontinentin e Krishterë.

Pastaj ta bëjnë ‘hero’.

Next Post
U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

Comments 1

  1. e agasi says:
    11 hours ago

    Po e vertete nuke eshte hero sh frrock,ai eshte kusar i ndyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com