• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama, nuk është Fatos Nano, zoti Berisha

by Artur Ajazi
23/12/2024 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Aq shumë u mërzit Nano me të vetët kur ishte 8 vite kryeministër, aq sa kishte thënë një ditë të bukur “prisni edhe pak sa te vijnë zgjedhjet”. Ishte qametosur me ata që nuk linin gjë pa bërë në emër të tij, ishte inatosur me ata që bënin korrupsion, kontrabandë, dhe vjedhje të tjera porteve, pikave kufitare dhe mes Tiranës, dhe nuk “u hynte një gjemb në këmbë”. Nano kishte folur shumë, madje i kishte telendisur edhe në mbledhje qeverie, partie, KPD-je, por nuk po gjente derman. Ata ishin bërë shumicë, kishin abuzuar nën emrin e PS, nën emrin e Nanos, nën miqësinë me kryeministrin liberal, dhe e kishin mbushur kupën.

Natyrisht, një kryeminister që nuk i del Zot një situate të tillë, rradha i vjen zgjedhjeve pa interes. Dhe dihet se si erdhën punët. Berisha erdhi sërish në pushtet, edhe pse mbi të rëndonin 1997, piramidat, vrasjet dhe shkaterrimi shtetit. Fati i keq i Nanos, e donte se në kohën e tij kur qeveriste, drejtësia ishte një moçal, një kënetë, tek e cila politika ishte zhytur e gjitha. Berisha kishte asokohe tentakulat e tij në prokurori, gjykata, polici, dhe strukturat e tjera ku mbijetonin akoma “plepaxhinjtë”. Por Edi Rama, fatmirësisht nuk është Fatos Nano. Edi Rama, nuk u jep shansin të mbrohen në gjirin e Partisë Socialiste asnjë nga ata që vjedhin, abuzojnë, trafikojnë, kontrabandojnë, dhe u vërtetohen lidhjet me grupet kriminale. Edi Rama, u betua sa erdhi në pushtet, “o e bëj këtë vend me shtet e ligje, o nuk rri asnjë ditë kryeminister”.

U bë shteti sa erdhi ditën e pare si kryetar qeverie, u bë drejtësia, u bënë reforma rradikale në çdo institucion dhe fushë jetike të ekonomisë, arsimit, policisë, ushtrisë, u bë dhe vazhdon të thellohet reforma në drejtësi. Me Edi Ramën, nuk ke shans të kërkosh “mbledhje partie dhe qeverie” kur ke vjedhur, kur ke zhvatur para investimesh, tenderash, kur je lidhur me grupe kriminale, dhe kërkon avokaturë nga PS-ja. Jo, me Edi Ramën, je komplet i lirë në duart e organeve të drejtësisë, dhe i përjashtuar përjetësisht nga radhët e PS. Këtë nuk e bënte dot Fatos Nano, edhe sikur të kishte SPAK-un në ato kohë. Por i mësuar me Nanon, kreu i PD sotme Berisha, kujton se mund të ripërsëritet 2005

Duhet të jetë më tepër se naiv si politikan, që shprehet dhe ndoshta edhe e beson se, “mund ta fitojë pushtetin aq lehtë përballë një Edi Rama në 2025”, që sa vjen dhe rritet në imazh si brenda dhe jashtë vendit. Natyrisht Berisha e di fare mire se, me Ramën kryeminister, aq më tepër me një kryeminister që ka kryer aq punë në Shqipëri, aq askush nuk do ti kishte menduar, nuk përballet kollaj. Berisha po hyn në fushatën e 2025 me imazhin e Fatos Nanos, dhe harron se ka përballë 2 metroshin Edi Rama. Shqipëria sot gjendet në garën e madhe të integrimit europian, gjendet në furinë e madhe të megainvestimeve që po e transformojnë në fuqi dinjitoze në NATO, dhe BE. Nuk mund ta ndalë “uraganin” socialist, një parti e shpartalluar, dhe një kryetar në pension i saj.

Next Post
Pak orë nga bllokimi i Tiranës, Sali Berisha thirrje qytetarëve: Ka vetëm një alternativë

Pak orë nga bllokimi i Tiranës, Sali Berisha thirrje qytetarëve: Ka vetëm një alternativë

TË FUNDIT

Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

December 10, 2025
Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e Ligjeve, kalon në seancë për votim

Gara për Avokatin e Popullit, kandidati: Marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD për të nxjerrë Endrit Shabanin

December 10, 2025
“Bëjmë koalicion me…”, flet Fatbardh Kadilli: Ja çfarë është “IDE”! Jam në diskutime me deputetë të Berishës dhe Bashës

“Lëvizja e Salianjit? S’ka aksion politik, por është personale. Të tregojë me kë e ka luftën!”-Kadilli: PD është bërë kënetë

December 10, 2025
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit?

December 10, 2025
Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës”/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

December 10, 2025
Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

December 10, 2025
“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

December 10, 2025
Qeveria gjermane lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Gjermania ndalon tubimet e subjekteve politike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In