• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edi Rama, mes Ilir Metës dhe Fatos Nanos

by Java News
10/08/2015 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Si ta kishte kurdisur e njëjta dorë, në media u hodhën dje dhe sot lajme mbi një ftohje mes Ramës dhe Metës nga njëra anë dhe një dreke “sekrete” të të parit, me ish-kryetarin e PS Fatos Nano nga ana tjetër. Rreth dukurisë së koincidencave në shtypin shqiptar është e kotë të harxhosh kohë dhe letër, pasi ato kanë pak a shumë jetën e vetë demokracisë shqiptare. Madje, në një pjesë të madhe, edhe logjikën e saj. Interesante ka qenë, është dhe do të jetë përherë, që të hidhet një vështrim në këtë trekëndësh politik liderësh, që përfaqësojnë prej vitesh shpirtrat e së majtës shqiptare.

Prej vitit 2013 PS dhe LSI bashkëjetojnë nën të njëjtën çati politike, duke udhëhequr të pashqetësuara në nivel qëndror dhe lokal. Dy partitë fituan bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme dhe mundën të rikonfirmojnë shifrat e tyre edhe në votimet lokale të 21 qershorit. Shumë është folur, sidomos nga pala kundërshtare, për një bashkëjetesë “pa lumturi” mes Ramës dhe Metës, sidomos në muajt e fundit. Edhe lajmet e fundit për marrëdhëniet e tyre të ftohura hyjnë pikërisht në logjikën e “martesës së palumtur politike” mes dy partive të mëdha aleate. Një paradoks politik dhe shifror, nëse i hedh një sy peisazhit partiak shqiptar, ku përtej kësaj dysheje, forcat e tjera politike, më së pari PD, ndodhen në prag të amullisë brendshme.

Cila do të ishte, në këto kushte, domethënia e një sherrnaje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës? Keqqeverisja e ekipit aktual, kontributet respektive të dy partive në drejtimin e vendit, mungesa e integrimit mes dy ekipeve apo ndryshku i vjetër i mbetur që nga koha kur Meta ishte aleat i Berishës?! Që në PS dhe në LSI ka doza të mëdha mospëlqimi reciprok (sidomos në bazën e dy partive), ky është një fakt që tashmë e konfirmuan edhe zgjedhjet e 21 qershorit, ku palët i ngulën jo pak thika në heshtje njëra-tjetrës. Edhe që Meta është i pakënaqur me një pjesë të rezultateve të qeverisjes, ashtu si Rama duket i acaruar nga pozita komode që kreu i LSI ka zgjedhur prej dy vjetësh majë foltores së Kuvendit, sërish këto nuk përbëjnë më lajme. Të dy kanë shumë për t’i thënë njëri-tjetrit pas dy vjet bashkëqeverisjeje, e ndoshta ja kanë thënë tashmë, qoftë edhe në mënyrë direkte e pa dorashka.

Për të majtën, një ftohje brenda lidershipit të saj është një jo-lajm, nëse i hedh një sy të shkurtër historisë politike të këtij krahu. Lajm duket në fakt hedhja në media e njoftimeve për ftohjen mes krerëve të koalicionit, çka ka ndodhur, mesa na mëson historia, sa herë që dikush ka dashur të prodhojë një furtunë në pallatin e politikës, për interesat e tij. Kjo bëhet edhe më e vlefshme, me shtatorin që po afron, kur ndodhin rëndom edhe ndryshimet në kabinetet qeveritare.

Më i plotë bëhet ky kuadër, nëse në këtë histori sherresh me ngjala e bodigardë, fusim një emër që i shkon këtyre situatave, siç shkon vaji me uthullën. Fjala është për Fatos Nanon, njeriun që dikur vlente shumë e që sot duket se ka dalë krejt në anë të sinoreve të politikës shqiptare. Dreka “sekrete” që Rama thuhet se ka ngrënë me Fatos Nanon, vështirë se mund të gjejë ndonjë diçiturë tjetër, veç asaj të dëshirës së kryeministrit për pak kthim në kohët e shkuara. Sepse pesha politike (e aq më pak elektorale) e Fatos Nanos së sotëm, është e barabartë me shifrat pas presjes dhjetore. Një dreq e di se çfarë kalkulimi do të bënte Edi Rama, duke u shfaqur në publik me Nanon, i cili as mund ta ndihmojë, e as mund ta dëmtojë aktualisht qeverinë e tij, apo edhe pozitën brenda Partisë Socialiste.

A ka një ftohje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës (pa futur Nanon në mes, që duket i keqpërdorur në këtë rast)? Për të gjitha arsyet e mësipërme, përgjigja është “Po”! Ajo që tingëllon e pazakontë, është se përse kjo përbën lajm tani, e nuk përbënte lajm disa javë apo disa muaj më parë?

Next Post

FOTO/ Kë po puth Morena?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In