• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi Rama kundër shtetit të drejtorëve, me alibi në xhep

by S M
31/07/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi i parë: Këta janë vetëm pjesërisht të mitë! Madje, madje, janë shumica të “tepsisë”! Mesazhi i dytë: duke qenë se s’janë të gjithë të mitë, këta janë me patjetër problemi (sërish deduksion i teoremës së tepsisë)! Mesazhi i tretë: meqë ju shqiptarët ndjeheni keq me shtetin tuaj, ja ku i keni fajtorët!

Pas krerëve të hipotekave, Edi Rama ka drejtuar fshesën e tij drejt shefave të mjekësisë shqiptare. Një segment i shtetit gjithashtu mjaft i ndjeshëm për publikun e gjerë, i cili përplaset me sistemin shëndetësor në çdo ditë të vitit. Veçse këtu ka një “por” jo të vogël: ndryshe nga hipotekat, ku Rama refuzoi realisht të hedhë shikimin për katër vite (duke ja lënë në dorë totalisht LSI-së), mjekësia ka qenë një ndër betejat e tij më pasionante. Mbrojtja e koncesioneve, investimeve jo të vogla, subvencionet e barnave e ndryshimet që kanë pësuar spitalet e qendrat mjekësore në katër vitet që sapo u mbyllën, kanë qenë të gjitha një ndër tezat bazë të polemikës publike të kryeministrit, me oponentët e vet, në fushën e mjekësisë.

Megjithatë Edi Rama “i dytë” po na thotë përditë me insistim se ka vendosur të ndërrojë lëkurë në mandatin e ri. Duke përfshirë goditjen edhe të atyre sinoreve që deri dje i ka mbrojtur me fanatizëm. Dhe duhet thënë se kryeministri po e paketon këtë nisëm për korrigjimin e timonit të punëve, me të njëjtën materie elektorale me të cilën fitoi votat.

Çfarë po shohim këto orë  është një lojë e madhe e kryeministrit me shqisat e publikut, e cila ngjan de facto si një zgjatim i fushatës elektorale që sapo u mbyll. Një eksperiment psiko-social identik me atë të 25 qershorit, i njëjti numër iluzioni i denjë për t’u shënuar në manualet politike, me anë të të cilit ai po teston se cilët mund të jenë kufinjtë më të skajshëm të strategjisë së “tepsisë”, me të cilën fitoi i vetëm zgjedhjet e fundit.

Inercia që ka krijuar ajo votë masive, po shfrytëzohet edhe këto orë nga Rama, për të dëshmuar me mënyrën e tij kontroverse dhe provokative, se ai do të jetë krejt i ndryshëm nga kryeministri i katër viteve të fundit dhe se do të fillojë ta shkundë shtetin, ende pa hyrë në zyrë me mandatin e dytë në dorë. E akuzojnë se po sharron degën ku është ulur? Aq i bën. I thonë se është duke goditur shërbëtorët, në vend që të godasë zotërinjtë? Sërish aq i bën. Rama e ndjen se në këtë vakuum veror mund ta vazhdojë i qetë eksperimentin e tij elektoral. E di se opozita vazhdon të mbetet e izoluar dhe e dobët në guackën e saj, kurse LSI duhet të tresë realitetin e ri shokues ku sapo ka hyrë.

Ndaj kryeministri ka luksin të luftojë edhe kundër “shtetit të drejtorëve”, më parë se kundër shtetit të deputetëve e qeveritarëve. Një lëvizje që prish çdo rend dhe logjikë normale gjërash. Po a nuk ishte e tillë edhe vetë fitorja vetmitare e 25 qershorit?! Aq më tepër që ai ka ende një alibi të madhe në xhep: po heq të vjetrit, pa na zbuluar sesa të saktë do të jenë pasardhësit e rinj që do të ulen në ato poste. Për momentin nuk mund të shajmë ata që nuk kanë ende emra. Më vonë është tjetër gjë. Nëse sërish hipotekat e spitalet, apo edhe katet e tjera të administratës, do të vegjetojnë në të njëjtin llum si më parë, atëhere Rama nuk do të mund të fshihet më. Por për momentin, ai ka ende pak kohë në dispozicion…

Skënder Minxhozi

Next Post
Vërtetë kemi ndryshuar?

Vërtetë kemi ndryshuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com