• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama ka zgjedhur modelin e duhur…

by Artur Ajazi
16/03/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në 32 vitet e fundit, vendi ka njohur shumë kryeministra, kabinete qeveritare, ka njohur edhe disa presidentë. Ka patur dhe shumë lloje modelesh qeverisjesh, kaotike, lindore, perëndimore, arabike apo shpikje të tjera. Por modelin më të duhur dhe më të sinqertë për të qeverisur dhe për të komunikuar në mënyrë perfekte me shqiptarët dhe jo vetëm, e prezantoi në 2013, dhe e ka sot Edi Rama, kryeministri më befasues i 3 dekadave të fundit.

Ti japësh përgjigje çdo partiçke që është opozitare në Shqipëri, apo të merresh me çdo budallallëk që shikon në fallin e filxhanit apo ëndërrave  të gjumit të natës opozita e shpartalluar, është humbje kohe, shmangie nga realiteti, lënie pas dore e shumë projekteve dhe punëve të nisura. Shkurt, në rast se bie në “rrjetën” e fallxhorëve të revolucionit, ke harruar pse qeveris, ke harruar ç’ke premtuar dhe ç’punë  të mëdha ke përpara. Mbetesh mbrapa pa e kuptuar, dhe bëhesh pjesë e “trenit” të prishur të një politike që ka qeverisur dikur me shumë zullume dhe faje të rënda.

Edi Rama, erdhi në pushtet me një program të padëgjuar kurrë më parë, erdhi për të punuar dhe jo vegjetuar, erdhi për të shembur të vjetrën dhe ngritur diçka të re. E nisi nga kioskat, karrakatinat 5 ose 10 katësh, e vazhdoi me drejtësinë e nxirë nga fajet dhe krimet e saj, po e vazhdon me përmbylljen e pasojave të krizave që e goditën vendin, dhe nuk pranon të bjerë në llumin e akuzave dhe thashethemeve.

Do të ishte idiotësia më e madhe e çdo politikani me mentalitet dhe vizion europianist, të merrej me personazhet e muzeve, ti përgjigjej thirrjeve dhe akuzave të tyre. Edi Rama, ka modelin e tij, dhe nuk ka gjasa të ndalet dhe ndahet prej tij. Kjo ndoshta e ka çuar vendin dhe qeverisjen e tij drejt sukseseve, drejt reformimit të çdo strukture, duke trokitur fort dhe me dinjitet në dyert e Europës.

Askush si Edi Rama, nuk ka arritur të bëjë kaq shumë për vendin dhe fatet e shqiptarëve, sa ka bërë ai. Nuk bëhesh “patriot” apo dhe “shpëtimtar i fateve të vendit”, kur valëvit dhe puth flamurin tënd apo atë amerikan, kur citon dhe mban fjalime patetike për “interesat e kombit”, kur ke shkelur mbi ligjet e vendit,  dhe kur ke rrënuar xhepat dhe pronat e shqiptarëve sa ishe në pushtet. Edi Rama ka tjetër model  në  jetën politike dhe qeverisëse, model që shpëtoi vendin nga kllapia  ku e kishte futur politika e kazanit të vjetër. Larg  skutave dhe kulisave të mbushura me rrjeta merimangash, Edi Rama hartoi, ndërtoi, dhe zbatoi modelin e tij të tjetërsimit dhe zhvillimit, që sot  afro 10 vite pas ardhjes në pushtet, ka rezultuar më i preferuari për  të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve.

Sot është koha e konkurrimit me modele të zbatueshme qeverisëse, me hapësira të menaxhueshme të elementëve profesionistë, duke parë  gjithmonë nga e ardhmja progresiste,natyrisht pa injoruar çdo vlerë të  bukur nga trashëgimia. Por që të arrish deri këtu, duhet jo vetëm të ndërtosh modelin tënd, por edhe ta zbatosh atë.

Next Post
Ministrja e Kulturës prezanton marrëveshjen: Do të kthehen të gjitha veprat e konfiskuara në SHBA

Margariti i përgjigjet Zhupës: Kemi transformuar zonat më të turpshme të qyteteve tona, në pika turistike

Comments 1

  1. Boni says:
    3 years ago

    Ti i dashur opinionist paske lindur njeheresh me rilindjen, ke shume te drejte asnjehere si ne keto 10 vjet nuk ka ikur kush nga Shqiperia (pervec eksodeve te fillim tranzicionit). Me shume te drejte e thua qe ka arritur shume, korrupsioni rekord, largimi i njerezve nga vendi rekord, rruget kane humbur, e ca te them me shume per ty dhe km tend. Ne 10 vjet me shume mundim duke kercenuar se do i bashkohet lindjes mori ftesen per ne BE, ndersa te tjeret sado te keqinj mund te ishin ne 8 vjet u bene anetare te NATOS, dhe liberalizuan Vizat per shqipetaret. Ke shume te drejte se origjina e rilidasve te sotem eshte nga kasollet dhe kaq e kane hapin, te betonizojne si ne kohen e qoftelargut, te lyejne fasada dhe te vene nga nje spiun mbrapa. Te lumte per shkrimin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In