Kryeministri Edi Rama nga Samiti Europian Wachu ka deklaruar se Shqipëria sa është besnike dhe e mirë është dhe e çmendur, kështu që sipas tij, më shumë i leverdis ta ketë pranë.
“Kini durim me ne miq. Dhe mos harroni. Pavarësisht të gjithë problemeve tona, jemi të gjithë viktima të historisë tonë dhe historisë së vetvetes.
Pavarësisht kësaj, ne jemi njerëz të mirë, jemi besnikë dhe jemi të çmendur. Kështu që më mirë të na keni me ju.
Dhe kur na keni me vete merrni më të mirën nga ne. Mënyrën tonë të të qenit mirë dhe të qenit besnik, dhe çmendurinë tonë për t’u marrë me të tjerë”, tha Rama.