• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama: Ja marrëveshja ime me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve!

by S M
04/06/2017 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte ne një intervistë për gazetarin Çim Peka në emisionin “Fakt” se, mes tij dhe kreut të opozitës, “ekziston një marrëveshje për ndarje përgjegjësish qoftë për zgjedhjet qoftë dhe për periudhën mbas zgjedhjeve, kur është koha që qeveria të mos jetë vetëm në përpjekjen për anëtarësimin në BE, por edhe opozita ta bëjë punën e saj, në mënyrë që Shqipëria të ketë një avokati të plot dhe të njëzëshme, dhe jo të ketë një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe një palë që flet për një Shqipëri tjetër dhe në këtë mënyrë të krijojmë një imazh shumë të pakëndshëm, për të thënë një fjalë të butë, në sy të partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

“Kemi rënë dakord që të bëjmë atë që bëjnë të gjithë vendet normale të cilat kanë opozitë dhe qeveri që janë në debate të vazhdueshme brenda vendit, por kur vjen puna jashtë vendit flasin me një zë për vendin e tyre, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe duke mbrojtur interesin strategjik të vendit. Konkretisht nuk bëhet fjalë për të pasur një opozitë që flet mirë për qeverinë, por bëhet fjalë për të pasur një skenë politike të papolarizuar në anglisht, ndërsa në shqip nuk ka asnjë problem që të vazhdojmë betejën siç ka ndodhur në gjithë këto vite”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet Rama u shpreh se, “jemi shumë besimplotë që ne mund të realizojmë objektivin për të pasur një shumicë absolute si PS, jo për të pasur më shumë pushtet për veten, se po të ishte për të pasur më shumë pushtet për veten ne kishim mundësinë për të marrë mbi 100 deputetë dhe të mbanim interesin e pushtetit mbi interesin e shtetit dhe të Shqipërisë, për faktin se deri në sekondën e fundit ne bëmë përpjekjen që ti japim një zgjidhje asaj situate sa dramatike dhe qesharake që u krijua, tregon që ne duam që të kemi më shumë përgjegjësi për të mbajtur të vetëm timonin e reformave”./Dita/

Next Post
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Londër

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In