• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama i lavdëruar në çdo gjuhë të botës dhe i sharë shqip dhe rusisht

by Pëllumb Kulla
21/09/2023 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Kam një kënaqësi të pamatë, që javë dhe javë më parë, pata parathënë, se Edi Ramës, po i jepej një rast i artë, po i ofrohej një podium, podium më i lartë diplomatik i planetit, ku ai me shumë gjasa, do të shkëlqente me talentin e tij gjithnjë dhe më të ndritshëm në figurshmëri dhe në përballjet qit e prit.

Dhe fati po e ndihmonte këtë drejtues të radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB me praninë e sigurt të presidentit hero, Zelenskit, që në krye të popullit të vet po udhëheq përballjen e agresionit gjakatar, pushtues.

E presidenti shqiptar i KS, do të kishte nderin historik t’i jepte atij të drejtën e fjalës së shumëpritur.

Dhe më tej, nuk u shtyva dot në parashikime dhe parathënie. Nuk e mora dot me mend që kryeministrit tonë karizmatik, fati do t’i sillte përballë protestat e përfaqësuesit të vendit aggressor, që zhurmëronte se ukrainasit po i jepej kjo mundësi qarjeje… E që pastaj, do të piqej rasti drithërues që Rama ynë të shqiptonte thënien lapidare, me ngarkesë përrallore:

“Ndaleni luftën dhe unë nuk do ta le Zelenskin të flasë!”

Të thënat e legjendave nuk janë kurrësesi të përditëshme. Shprehjet e mëdha, ato, që hyjnë në historitë e kombeve dhe nderojnë thënësin dhe vendin që ai përfaqëson, janë magjike, duken si metafora, ftojnë për veprime të pamundura, duken si shprehje të çmendura, por që mbeten legjenda pikërisht për këtë pamundësi.

Ne e pranojmë të thënën “ai i hyri detit me këmbë”, por e pranojmë atë për forcën e saj figurative. Do ta mbajmë mend edhe kërkesën e pamundur të Edi Ramës “Ndaleni Luftën!”

E pra, pa këta dy elementë, pa praninë aty të Zelenskit dhe pa ankesën e ministrit të jashtëm rus, kryesimi shqiptar i KS, nuk do të ishte memorable. Do mbetej i zakonshëm, mbase një rutinë e thjeshtë.

Sinqerisht do të lumturohesha, nëse sot, kundërshtarët politikë të Ramës në Tiranë, do të gdhiheshin buzagaz dhe të entuziazmuar, ashtu sikurse gdhihen përditë të vrerrosur nga bëmat që i faturojnë atij burri që u ka zënë diellin! Do të bëhesha me krahë po qe se do t’i shihja për herë të parë ta përgëzonin atë burrë për këtë shprehje epike përrallore, për fjalët e mëtejshme në dobi të afirmimit të përsëritur e përsëritur, të pavarësisë së Kosovës. Mendoja se do ta përshëndesnin për mbrojtjen e fisme të ministrit Osmani, atij shqiptari tjetër nga RV e Maqedonisë pritur me nderime në sallat e OKB-së.

Do të ishte një fisnikëri e lartë, një mrekulli, një vargëzim çudirash që nuk i ka parë ky komb.

Por jo! Me këto specie ekzistuese politike, kjo nuk mund të ndodhte. Dhe nuk ndodhi. E kundërta ndodhi. Një ish ministër i jashtëm buzëpërveshur deklaroi se Shqipëria me kryesimin e Ramës dje …kishte humbur shumë! Një burrë tjetër, një famëkeq, me shumë “ish” përpara pështyu mbi veprën e djeshme të shqiptarëve. Ishte bash ai, që ca ditë të shkuara arriti e tha publikisht se “fitorja e kombëtares së futbollit kishte gëzuar mbarë popullin shqiptar dhe vetëm dy fytyra ishin parë që nxinin nga hidhërimi: fytyra e Ramës dhe e Silvinjos, trainerit që fitoi!”

Epo, për nder është një fatkeqësi epokale të jesh bashkëkohës dhe bashkëkombas me njerëz kaq të mjerë dhe të lerosur!

As këtë herë për atë që ndodhi në OKB?! Po gëzon shtypi i mbarë botës e ata nuk gëzojnë?! As në këtë rast?!

Bëra një shëtitje në twitter. Mbushur twitteri plot fjalë lavdëruese, në të gjitha gjuhët e rruzullit! Por kishte edhe shumë të shara dhe mallkime për Edi Ramën. Ato të shara binin fort nē sy, ngaqë ishin vetëm në rusisht dhe në …shqip! Në ato shqipet hasje hera herës edhe dialektin kosovar! O Zot! I mjerë ky vend!…

Por, le të gëzoj unë dhe ata mijëra e milionëra si unë, për këtë episod historik në Nju Jorkun amerikan!

Nga mbrëmë do të më mbeten të gdhendura në kujtesë, ai bashkëpunimi I kujdesshëm nga pas i ambasadorit tonë të shquar Ferit Hoxha, tek ndihmonte me sugjerime dhe materiale të printuara kryeministrin e tij. Vetë Feriti me stafin e tij të pakët në numër, por të palodhur, pat bërë një punë të lavdërueshme përgatitore për këtë ditë të rrallë. Mirënjohje atyre!

Do të më mbetet, sigurisht, e pashlyer figura e ndritshme me atë veshje emblematike, me ngjyra ushtarake në tryezën e Këshillit të Sigurimit, fjala dhe mirënohja e bukur e tij.

Lufta nuk u ndal dhe ai foli! Nuk më mbetet veç ta uroj Presidentin Zelenski që ta dëgjoj kur të flasë atëherë. Atëherë, kur ai në krye të popullit të tij do ta ketë ndalur luftën në Ukrainën e çliruar nga hordhitë perandorake të Moskës.

Lavdi luftërave çlirimtare!

Next Post
Nënshkruhet deklarata/ Zelensky në tryezë me Ramën: Shqipëria, mbështetje për integrimin e Ukrainës në NATO

U bisedua me Zelensky për pavarësinë e Kosovës? Rama: Rruga e njohjes përfundimtare kalon nga Prishtina

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo Pëllumb për fjalët e Mira që na afrove në këtë shkrim. Urime.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In