• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edi Rama: Hyra në PD dhe dola menjëherë për shkak të atyre që gjeta aty

by A R
11/12/2015 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe  arsyeja, lidhet dhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë,  sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD.

Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim  shumë pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne  Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte  njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte  thjesht rregjimi komunist në Shqipëri. Ky është dhe konflikti  që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk  pata ndonjë dëshirë për t`u përshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si  nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e  kërkoja për t`u marrë me politikë.

Pasi jam larguar atë moment nga PD­ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një  bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonim më  parë komunistin që kishin aty në PD, sepse do t`i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t`i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s`kemi eksperiencë”.

Ndërsa unë i thashë se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t`ju  eliminojë të gjithëve. I kam thënë se ai do ta bëjë PD­në vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk  flisnin dot kundër Enver Hoxhës.

Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithnjë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mia në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse me quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momnentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është rregjimi dhe jo njeriu që do sjellë demokracinë.

Dhe unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë më Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal.

Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit për politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur politikë. Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë rregjim. Ideja ime ishte,  që ata të dilnin jashtë ligjit, pra rregjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë  Demokratike. Partia Demokratike duhej të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte dhe një përplasje  gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të  pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve `60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve `70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar.

Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të lidhur me ç`ka kishin parë e jetuar në ato  kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD­në”.

 

*Shkëputur nga libri “Pardesytë e bardha” me autore L.Progni që i kushtohet ngjarjeve të Dhjetorit `90 e më pas themelimit të PD.

Next Post

25 vjetori i PD/ Berisha: Ngrihuni në këmbë, Rama duhet "qëruar" sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In