• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama: Hahni dhe kazani (?)

by A R
09/11/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.

Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.

Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.

Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

…

Shënim i orës 20.25:

Meqë linku më poshtë nuk hapet, pasi sipas disa komentuesve TCH e ka fshirë nga faqja e vet dhe për korrektesë me ndjekësit e kësaj faqeje, më poshtë mund të lexoni tekstin e lajmit në fjalë apo të shikoni linkun https://youtu.be/pvzr-5lDVv8

Hahni dhe kazani – Liria e medias është një kriter i rëndësishëm për vlerësimin demokratik të një vendi dhe vlerësimi demokratik i një vendi që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian është pjesë e kritereve të Kopengahës, një mur i pakalueshëm për çdo kandidat për familjen europiane. Shpesh Brukseli ka qënë kritik ndaj sektorit mediatik në Shqipëri, duke nënvizuar pavarësinë e tij, lirinë për shkak të presionit të interesave ekonomike të pronarëve. Sot Komisioneri Hahn, në një konferencë të rëndësishme për të cilën jo rastësisht ishte zgjedhur Tirana, këmbënguli tek besueshmëria e mediave dhe tek kujdesi nga fenomene të reja si “fake news”. Të njëjtën gjë në fakt përmendi edhe Kryeministri Rama, i cili ama shkoi shumë më larg kur etiketoi mediat dhe gazetarët, ashtu si ka bërë edhe javët e fundit. Por në sy të Komisionerit Hahn Kryeministri nuk përmendi më fjalët “kazan mediatik”, as ripërsëriti epitete si “idiote”, “të paaftë”, “injorantë”, shprehje më të cilat gazetarët ndeshen rëndom gjatë punës me të.

Gjithashtu, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e Kryeministrit përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV. Janë të gjitha këto detaje, jo të vogla që iu fshehën sot Komisionerit Hahn nga Kryeministri i vendit. Kryeministri kërkoi sot që t’i rikthehet medias liria e saj, por këtë duhet të fillojë ta bëjë nga vetja. Të pranojë se kur i bëhen pyetje, ai nuk mund t’iu përgjigjet me fyerje, të pranojë se nuk ka pyetje, por vetëm përgjigje të këqija. Kryeministri e di mirë se fyerja nuk mund të jetë më vepër penale, pavarësisht se ai kërkon kthimin e saj si të tillë, sepse këtë e pengon pikërisht Komisioni Europian. Kryeministri duhet të pranojë se ai dhe jo mediat paguhet me taksat e shqiptarëve dhe se misioni i tyre është pikërisht të ruajnë sesi këto taksat përdoren, apo shpërdoren.

Kryeministri e di, ashtu si edhe ata përpara tij se lajmësi nuk goditet dhe këtë e thotë jo vetëm BE, por edhe kanuni qindra vite më parë dhe nëse qeveria i bën mirë detyrat e shtëpisë, edhe për lirinë e medias, atëherë po, le të shohim se ku janë edhe problemet tona. Por, siç thoshte Ronald Reagan, “problemi gjithmonë është Qeveria”.

Next Post
E çuditshme, por e vërtetë! Shkrimi i keq i mjekëve vret 7 mijë persona në vit

E çuditshme, por e vërtetë! Shkrimi i keq i mjekëve vret 7 mijë persona në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In