• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama fshikulloi dje në Vlorë edhe Metën me LSI: Fabrikë e votave të vjedhura!

by Java News
17/02/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje tepër të fortë ish-aleatit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa opozita tentoi t’i vinte flakën Kryeministrisë, kryeministri zhvilloi një takim në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Me mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ndërsa kryeministri iu përgjigj indirekt protestës së Tiranës. Por goditjen më të madhe ja dha LSI, duke deklaruar se kjo parti ka frikë nga reforma në drejtësi.

Ndërkohë shefi i qeverisë thumboi edhe Ilir Metën, duke thënë se në 2016 tentoi të prishte koalicionin për shkak të kësaj reforme. “Në Shqipëri po ndodh ajo që vetëm ne, vetëm Partia Socialiste mund ta bënte, duke ua bërë shumë të qartë atyre xhagajdurëve që kishim në koalicion se ne për Reformën në Drejtësi jemi gati ta prishim dhe koalicionin. E mbani mend, të gjithë ishin kundër dhe pastaj të gjithë erdhën, koka poshtë, dora lart, e votuan me 140 vota Reformën në Drejtësi, se ua mblodhi tjetërkush, jo se kishin ndonjë dëshirë ta votonin.

Ne kemi ndërmarrë një Reformë në Drejtësi që askush nuk e imagjinonte dhe deri dje, i gjithë ky popull, të gjithë kazanët, të gjitha diskutimet kanë qenë politikanët dhe askush nuk merrej me gjykatësit, askush nuk merrej me prokurorët. Askush nuk i prekte me fjalë, jo me dorë, ata, të cilët për 20 e kusur vite i kanë bërë këtij vendi atë që të gjithë armiqtë e Shqipërisë të bashkoheshin bashkë nuk do ia kishin bërë dot”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi ka si qëllim ngritjen e një sistemi të ri të drejtësisë, me persona me dinjitet të cilët më vonë do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në afera korruptive.

“Reforma në Drejtësi synon nuk është thjesht që këta t’i pushojë nga puna, por është që në radhë të parë të pastrohet Pallati i Drejtësisë, të ngrihet një sistem drejtësie i ri, me njerëz me dinjitet dhe këta pastaj do paraqiten një nga një para drejtësisë për të gjitha paudhësitë që kanë bërë. Ashtu sikundër edhe ata të tjerët që iu ka mbirë në gojë krimi, iu ka mbirë në gojë droga, iu ka mbirë në gojë korrupsioni dhe që bëjnë sikur sapo kanë rënë nga qielli”, tha Rama.

Rama akuza LSI për vjedhje votash- Kryeministri Edi Rama nga Vlora përveç goditjes që i ka dhënë LSI për reformën në drejtësi, e ka akuzuar atë edhe për vjedhje të votave. Më herët kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Për këto akuza, Rama tha se LSI ka një fabrikë për të blerë votat në Shqipëri.

Ai u shpreh se Kryemadhi nuk merr dot vota nga populli, duke shtuar se janë hajdutë dhe vrasës. “Na tregon ne, doktoresha, blerjen e votës, që, nëse ka një fabrikë që ka blerë vota në Shqipëri, ajo dihet se kush është. Na tregojnë ne, ata, kanabisin. Ata janë thjesht hajduti që bërtet “kapeni hajdutin!”; vrasësi që bërtet “kapni vrasësin!”; përdhunuesi që bërtet “kapni përdhunuesin!” Ata janë në panik, sepse ata e dinë shumë mirë, ata votë nga populli s’marrin dot, por tani kanë dhe hallin tjetër, që drejtësia e re hap pas hapi po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë. Të jeni të sigurt për këtë”, u shpreh kryeministri Rama. /Ekskluzive.al

Next Post
Duka: Pse vazhdoj ta mbështes Panuçin

Armand Duka e pohon: Në Kupën e Shqipërisë ndodhin trukime, ja emrat që do marrë Panuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In