• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama fiton mandat të ri në mes të mandatit

by Frrok Çupi
15/05/2023 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kjo ndodhi, realisht, në krye të kurorës së zgjedhjeve që sapo lamë pas është kjo: Edi Rama u miratua edhe për një mandat të ri në mes të mandatit të tij qeverisës.

Gjithë Shqipëria e votoi në datë 14 maj; shumë më fuqishëm se në vitin 2021 kur mori mandatin 4 vjeçar për të qeverisur vendin. Përmes një ‘intuite’ ndërkontinentale, votuesit shqiptarë iu afruan ligjit unik të Shteteve të Bashkuara ku Etërit e Kombit kishin përcaktuar që ‘të martën pas së hënës së parë të nëntorit, të mbahen zgjedhjet në mes të mandatit’. Intuita pro- amerikane u zgjua kësaj here, jo vetëm për ‘midterm’, por në gjithë orientimin perëndimor të votuesve. Zgjimi i intuitës së guximshme u ndodh njerëzve kur ndodhen përballë ndonjë rreziku; kësaj here u ndodhën përballë rrezikut anti- perëndimor që mbartte mbi vete koalicioni Berisha- Meta. Në mbarë vendin u ngulit përfundimisht aspirata pro- perëndimore ‘Përpara, jo mbrapa, vetëm përpara!’.
Bota jonë shqiptare u nda përfundimisht nga ‘ekipi i së keqes’ që bënë rrënim 3 dekada.

Pro- perëndimizmi është kolona e parë ku u mbështet besimi ndaj Edi Ramës për një mandat tjetër duke nisur që nga 14 maji. Shqipëria nuk pranon të ndahet me mure nga orientimi drejt Perëndimit, kjo duhej provuar edhe kësaj here. Vota për Edi Ramën e rrënoi përfundimisht ‘murin’ fatzi për kombin.

Votuesit e vendit dhanë besim dhe morën besim nga Edi Rama. Qytetaria shqiptare manifestoi dashuri dhe kujdes për vete, për jetën , për fëmijën dhe familjen. Pala tjetër paraqiti portretin ‘ufo’ të njeriut; të një njeriu që nuk ka jetë, nuk ka familje, nuk ka ekonomi as shije, nuk ka punë tjetër veç ‘Patisë’. Parulla për të ndjekur ‘Ufon’, jo jetën e gjallë, fshihte politikën tinzare për të mbledhur ‘njerëz të sakrificës’ që të mbrojnë korrupsionin e Berishës e Metës- dy ish presidentë që i shkaktuan dëme jetës së njeriut.

Shqipëria qëndroi me garancinë se votoi për një model të luftës kundër korrupsionit dhe mashtrimit.
Në 14 maj gjithë Shqipëria votoi për veprën e qeverisë Rama. Shqipëria ‘është bërë’- siç mund të shkruanin Rilindësit e Kombit. Është nga më të bukurat mes shoqeve të kontinentit, është më mrekullisht e jetueshme, është më e ëmbla ‘baltë’ se sa mjalta. Shikoni çfarë ndodhi: Populli shqiptar nuk i dëgjoi e nuk i përfilli tribunat dhe ekranet që ‘vajtojnë’ për të keqen e Shqipërisë dhe për ‘shqiptarët, këta njerëz budallenj që nuk bëhen’. Kështu thërrasin apologjetët e së shkuarës.
Shqipëria renditet mes të barabartëve diplomatikisht dhe politikisht, që nga superfuqitë deri te fqinjët.

Këtu nuk ka më luftë, as frikë, as dhunë, as harresë për të dobëtin, as frëngji për të vrarë fqinjin dhe kundërshtarin. Këtu nuk ka më tribu politikë. Këtu kryeministri është hamalli më i madh i punëve, pastaj vijnë të tjerë.

Në 14 Maj rinisi një mandat i ri për Edi Ramën në krye të qeverisjes së vendit. Në mënyrë alegorike, sikur të flasim, zgjedhjet e tjera parlamentare duhet të mbahen jo në vitin 2025, por katër vjet pas 14 majit 2023.
Është mirë kur njerëzit ndihen mirë e të mbushur në zemër dhe votojnë për të mirën e vet. Është mirë edhe kur pranojmë të vërtetën: Se Edi Rama fitoi për të mirën e vendit.

Next Post
Votat e demokratëve për të fuqizuar Metën? Deputeti i PD: Marrëveshja është skandaloze

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm 5 bashki deri tani/ Berisha-Meta "fshihen" pas humbjes, kandidatët e tyre nuk pranojnë humbjen

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo Frrok!
    Analizë me këmbë në tokë.
    Shqipëria përqafoi Amerikën dhe BE-në.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In