• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama duhet të na tregojë moralin, jo Kushtetutën!

by Ilir Yzeiri
04/04/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Është e mërzitshme, e bezdisshme dhe pa asnjë kuptim të analizosh sot qëndrimin e Ilir Metës. Nuk e quaj me vend as të përmend se kam qenë ndër ata që kam shkruar fill pas darkës së ngjalave se Edi Rama me aleancën që bëri me Metën, fitoi në politikë, po humbi në moralin politik.

Në fshatin e çmendur shqiptar askush nuk ta quan për të madhe që t’i përmendësh moralin politik. Në këta njëzet e shtatë vjet tranzicion politik, ne, shqiptarët, i treguam botës vetëm një gjë: që politika është pazar bandash, por jo moral dhe parim.

Edhe në një rast tjetër si ky, më është kujtuar poemthi i famshëm i Fishtës “Metamorfoza” që ai e botoi në vitin 1907. Është një satirë e thellë, e hidhur, e mbushur gjithë vrer dhe e ndërtuar mbi një humor të zi. Në këtë poemth Fishta e deklason poetin Gjergj Fishta dhe e bën atë nga poet kombëtar, zë të atdheut, të vegjëlisë, zëdhënës të virtytit, mbrojtës të gjuhës së traditave të të parëve, të gjitha këto me ironi e sarkazëm i hedh në kosh dhe këtëj e tutje shpall se do të jetë një batakçi që do të ketë si frymëzim arin dhe barkun.

Nuk është përsëri rasti këtu që të sjell ilustrime me vargje nga ai poemth i mrekullueshëm i Fishtës, sepse argumenti dihet tashmë dhe askush në këtë vend nuk beson më se elita jonë politike e ngre apo e ndërton punën e saj edhe duke u mbështetur mbi moralin politik.

Shihni çfarë ndodh. Lulzim Basha ulëret çdo ditë në sheshin e çadrës dhe e ka shpallur veten kampion të moralit në politikë.

Mirëpo, përderisa shqiptarët i quan të marrë dhe budallenj, ai harron se në politikë, politikani nuk bën moral, por gjykohet për standardet e moralit.

Ai harron se është përgjegjës dhe i pandehur në potencë për vjedhjen e 200 milionë eurove nga “Rruga e Kombit“, se është përgjegjës për krimin e rëndë shtetëror dhe moral të faljes së detit Greqisë dhe se njëherë që u përfshi në një garë elektorale, i vodhi zgjedhjet, pastaj ishte ministër i brendshëm kur Garda  vrau katër njerëz atje ku ai ulëret për moralin në politikë.

Ilir Meta ka harruar se pamja e tij me bllok në dorë ishte motivi që nxori në shesh mijëra shqiptarë dhe e damkosi atë si ikonën e korrupsionit shtetëror. Edi Rama harroi se si e kishte vizatuar Ilir Metën në librin e tij dhe pasi hëngri ngjalën, vendosi të qeverisë me të. Nuk e përmend Sali Berishën në këtë panoramë sepse ai duhet të ishte me kohë klient i gjykatave shqiptare.

Sot Ilir Meta realisht ka dalë nga bashkëqeverisja dhe Edi Rama ka rastin që njëherë të vetme në jetën e tij të tregojë se është trim, se ka moral dhe se beson te e vërteta. Ai ka vetëm një rrugë. Si çdo shtetar serioz ai duhet të kërkojë urgjentisht votëbesimin në Parlament.

Nëse Ilir Meta nuk ia jep votëbesimin, atëhere është e drejta e Metës që sipas ndryshimeve të Kushtetutës që Rama miratoi me Berishën në vitin 2009, Meta dhe Basha të paraqesin një mazhorancë të re, të marrin 71 vota dhe të shkojnë në zgjedhje me këtë qeveri.

Nuk ka rëndësi se si do të quhet teknike apo e besimit. E rëndësishme është që do të kemi më në fund një standard moral në politikë. Ndaj Edi Rama ka rastin të na tregojë se sa i rëndësishëm është morali politik për të. Shqipëria ka nevojë sot për pakëz trimëri e kuarajë. Batakçinj dhe plehra ka me shumicë.

Next Post
Në këtë ditë, më 4 prill, u vra Martin Luther King

Në këtë ditë, më 4 prill, u vra Martin Luther King

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com