• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama dhe Sali Sudja

by Edison Ypi
20/05/2026 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ca mjeranë me orë të mbetur po bëjnë pësh-pësh-pësh me njëritjetrin se Edi Rama po bashkëpunon nën rrogoz me Sali Lugatin.
Për me u gajas sa qiellin me e gris.
Për me vajtu, sa një lumë me lot me e mbush.
Se për cilën arësye, kur, ku, mbi a nën rrogoz, dysheme, çati, majtas, djathtas, para, prapa, lart, poshtë, rretheqark, i duhet Ramës që vetëm fiton, të bashkëpunojë fshehtas apo hapur, me Sali Komunistin që ka dhjetra vjet që vetëm humb, këtë vetëm ndonjë magjistricë katundi andej nga Myzeqeja nga ato që shërojnë sëmundje inekzistente, mund ta dijë.
Se çfarë lidhje ka Edi Rama qytetar bio denbabaden, me Sali Kafshën lindur-rritur në katund, ardhur në qytet me në kurriz një thes nga misri i Migjenit modifikuar genetikisht nga partia e qoftëlargut, këtë vetëm të çmendurit e SHQUP-it me në dorë gavetën në rradhë për të lëpirë kockën, mund ta dinë.
Edi Rama zotni, Edi Rama sqimatar, Edi Rama Xhentëlmen, nuk denjon të bashkëpunojë me inferiorë në çdo pikpamje, Edi Rama zgjedh. Dhe gjithmonë fiton.
Sali Piramida, veç me kuçin, veç me maçin, veç me dreqin, veç me të birin e dreqit, merret, flet, bërtet, çirret, uluret, ha, pi, llafoset, vjedh, xhvat, hyn, del, ikën, vjen, verëm me rrugaçë, vetëm me halabakë, vetëm me anonimë, vetëm me çapaçulë, vetëm me llum. Dhe gjithmonë humb. Dhe hajde merre vesh pse mund t’i duhet aristokratit Edi Rama Sali Llapaqeni i foltoreve dhe nevojtoreve.
Edi Rama ngjitet pa u ndalur nga fitorja në fitore.
Tjetri zbret pikiatë nga gremina në greminë.
Edi Rama hyn e del nëpër kancelaritë e planetit nga poli i veriut në të jugut dhe rretheqark, aq kollaj, aq lehtësisht, aq pa teklif, sikur po kalon nga një trotuar në tjetrin. Dhe të gjithë e pranojnë, të gjithë e sajdisin, të gjithë e nderojnë.
Sali Pilafin e ka bërë lanet gjysma e botës. S’duan ta shohin me sy. Sytë u dhembin. S’e lënë tu shkeli as te pragu.
Edi Rama e ka mëse të qartë se në politikë dhe qeverisje, nuk është asgjë më tepër se një shërbëtor i përunjur i vendit dhe popullit të vet, thjesht një nëpunës i zgjedhur, thjesht mbikqyrës i besuar, thjesht menaxher për të shërbyer gjatë një afati të caktuar, gati për tu larguar në çdo çast, dhe e bën aq mirë, sa të gjithë e quajnë misionar.
Sali Rrenacaku thotë pa pik turpi për veten e vet, se është misionar, pejkamber, profet, shenjtor, që mund të rrijë në pushtet sa të dojë, në jetë të jetëve, në vdekje të vdekjeve, por në fakt është një delirant i pështirë, një despot i neveritshëm, një histerik qesharak, një Don Kishot, me çelsat e kashtës në dorë.
Edi Rama ka aq dhe më tepër elektorat sa i duhet për me vazhdu projektet qeverisëse, me realizu ëndërrat e Shqipërisë së ardhme europiane.
Sali Shpellari i Shqipërisë aziatike si gjeli majë plehut komandon një parti inekzistente që ndodhet veç në ëndërrat që harrohen shpejt të gjumit të mëngjezit të çetës së budallenjve që Sali Proletarin e ndjekin.
Edi Rama, Sali Gjydyrymin aspak nuk e konsideron, me sy nuk e sheh, asnjë rëndësi nuk i jep.
Sali Lugati e sheh Ramën me sy ziliqarë, nga poshtë-lart, si dhelpra rrushtë.
Edi Rama është Artist, Piktor, rrëfimtar, që hap ekspozita, që shkruan libra.
Sali Kokudhi është një gdhë që duke ditur vetëm të vjedhi, vetëm për hajdutllëqe flet.
Edi Rama është Lider.
Sali Hileqari shtë Haxhi Qamil.
Edi Rama është grataçiel.
Sali Katunari është kolibe, strofkull, zgëq, furrik.
Për Edi Ramën me mijëra nëpër Shqipëri bëjnë Bè.
Për Sali Mavrinë s’gjen dot 1 të mos betohet se nuk e sheh dot me sy.
Megjithatë, edhe mund të jetë e vërtetë që Edi Rama me Sali Pordhën një lidhje e ka.
Ndoshta i hedh ndonjë kockë, për ta mbajtur larg, për të mos u bezdisur nga lehjet e tij.
Ose thjesht se prej Sali Shpellarit i vjen ndoht.

Next Post
Kina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje strategjike, fokus te energjia dhe inteligjenca artificiale

Kina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje strategjike, fokus te energjia dhe inteligjenca artificiale

Comments 3

  1. Ani says:
    3 months ago

    Sa shumë e ke ulur veten me këtë shkrim. Duaje Edi Ramën (siç duket më shumë se sytë e ballit),ama të përdorësh një fjalor brutal,të pështirë për një profesor doktor.Kryeministër.Ppresident.Udhëheqës opozite( qoftë më e keqja në botë) me të paktën 500 veta mbështetës,është e papranueshme.

    Reply
    • Na ruajt zoti says:
      3 months ago

      Profesor per vjedhje e me rekorde mafioze si familje
      E ka sikterisur gjithe bota demokratike e ca ushkure te listes se mbyllur I bejne temena. nje rrangalle

      Reply
  2. Beni tr says:
    3 months ago

    Cfare te ka filluar mbesa pune ne ndo nje zyre te shtetit? Dhe te. E te. Ben gojore me safetat e partise, o spiun

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com