• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi RAMA – Cincinnatum

by Java News
21/04/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim LUTAJ 

Cincinnatum, politikan romak i shekullit të V-para e.s, i njohur si diktator në dy periudha të vështira të Republikes Romake në vitin 458 dhe 439 para e.s.  Vendosja e rregullit dhe qetësise me anë të metodave të ashpra diktatoriale i dha atij epitetin « shpëtimtari » . Cincinnatum në moshen 80 vjeçare ishte tërhequr në jetën e vet private dhe merrej me kultivimin e tokave në brigjet e lumit Tibre, u kërkua me ngulm nga populli për të vendosur rregullin ne republiken Romake te trazuar. Duke patur parasysh moshen Circinnatum nuk pranoj, por populli qé aq kembngules sa, shkoj ne fshatin ku ndodhej dhe e mori në një karroce dhe e vendosi në krye të shtetit. Kjo levizje politike dha rezultat, rregull dhe qetesi prandaj Circinnatum njihet në historinë politike të njerëzimit si diktatori shpëtimtar. Kjo histori e rikujton Circinnatum sa herë që individ të fortë kërkohen  për të zgjidhur kriza dhe situata të vështira që kalojnë shtetet apo shoqëritë në botë.

Në historinë e Amerikes, kjo histori përafron me veprimin e George Washington kur ky i fundit në fund të luftës për pavarësi në 1783 u tërhoq në tokat e veta në malin Vernon dhe po atë vit oficeret e ushtrise Republikes Amerikane krijuan urdherin Circinnati të drejtuar nga G Washington. Në medaljonin e këtij urdheri kishin Circinnatum në karrocen qe e rikthente ne pushtet si shpetimtar.

Këto histori jane perseritur shpesh si ne boten kapitaliste dhe ate komuniste, por me e fresketa është thirrja e Mario Draghit, ne Itali. Per te shpetuar Italine nga kriza ekonomike dhe politike. Mario  Draghi ne moshen 72 vjeçe pas drejtimit me sukses te BCE ishte tërhequr në residencen e vet ne Toskana kur pa pritur presidenti S Mattarella e thirri per te marre drejtimin e shtetit Italian. Shume gazeta ne bote, midis tyre dhe gazeta fepranceze “le Figaro” e krahasuan me Cincinnatum.

Kjo histori do të përseritet të djelën e ardhëshme, zgjedhjet parlametare do të jenë nje referandum që Edi RAMA të fitojë mandatin e III-të.

Pyetja që shtrohet është: a do të jet Fundi i partitizmit apo  Fundi i tranzicionit?

Zgjedhjet e përgjithëshme parlametare po afrojnë dhe do të zhvillohen në një situate sanitare të veçante nga pandemia e CoViD-19 që ka stopuar jetën normale në të gjithë Globin, ka çoroditur politikën e cila nuk e mendonte kurrë se ekonomia e tregut do të dorzohej përpara ekonomisë së Jetës.

Këto situata, sanitare, ekonomike dhe sociale të pakëndëshme  i bejne zgjedhjet e kësaj fund jave të vecanta aq më tepër që vendi jone prej shumë vitesh strapacohet e cfilitur në pafundësinë e tranzicionit.

Popujt në këtë fillim të shekullit 21 kanë humbur besimin në organizimet partiake dhe po kërkojnë zgjidhje duke kërkuar metodat e vjetra të komandimit të shteteve, pra në mbeshtetje të individeve të fortë, autokrate apo diktatore. Raste konkrete të hiperbolizimit të figurave si Putin, Erdogan, Tramp… autokrat të konfirmuar, po marrin epërsi ndaj figurave apo individeve që zbatojne verbërisht rregullat demokratike.

Zgjedhje apo zgjidhje të tilla, lidhen me koshiencën por edhe me kulturën e popujve i cili në momente të veçanta e kupton se roli i tij është vendimtar, dhe me veprimet e tij mer kuptimin e plote demokracia, duke vendosur për fatet e vendit dhe të ardhmen e shoqërise.

Situata politike në vendin tonë duket shumë e agravua, partitë e vjetëruara nuk kane as kapacitete as moralin të garojnë në mënyrë demokratike, 15 vitet e fundit nuk ka as një shenjë që tregon ndryshim dhe zhvillime demokratike në tastieren e politikës shqiptare, të njejtat parti, me të njejtit lidera, me preçedente penale dhe me idera të vjetra shkaterruese, komuniste të vjeter dhe të rinj. Lider të kapur nja injoranca, paaftesia dhe e kaluara e tyre e dyshimte. Fushata e zgjedhjeve ua nxori të pa larat në shesh, kjo vërtetoje se ata nuk ndryshojnë, ata nuk duan ta ndryshojne kete vend; a i patë te hapja e listave, në mënyrë tinzare kaluan nga lista të hapura, në lista gjysëm të hapura dhe përfunduan në lista numrash apo “numërorë topash” si në lloto, duke injoruar kandidatët per deputet por edhe popullin të cilit i hiqet e drejta të votojë emrin, personin apo individin që do.

E majta me fallcitete bajate, nuk gjeti forca as këtë radhe te shkeputet nga komunistët e vjetër, “ kokat e mëdha” apo siç quhen në politikë “tete de liste” i vendosi te këmbet e  listës dhe në krye të listës ka vendosur individe të fabrikuar nga sistemi politik bezh e instaluar tashme prej vitesh dhe promovon apo mbron “njeriun e ri” të bindur dhe të intimiduar, heroin poziitive dhe arritjet pozitive…. Drejtuesit e kësaj force politike nuk gjetën kurajon të kërkojnë ndjesë për mos-arritjet, për cfarë nuk kanë bërë apo kanë bërë keq. Për sistemin shëndetësor dhe atë arsimor që e kanë lënë në mëshirën e të pa aftëve dhe të korruptuarëve.

Ndërsa e djathta e vendit tim dha një shkëndije shprese kur krijojë komisionin Ruli-Nishani-Mustafaj, individe të urtë dhe me eksperience, persona që vërtet e duan te djathten e ketij vendi. Ky komision e zhgënjeu shoqerinë tone, e shtoj pesimizmin në popull, shkëndija u shua, ashtu sikur u shtua dhe siguria se kjo forcë politike do i humbi zgjedhjet e 25 Prillit..

Partia demokratike vazhdon autodegradimin e saj duke konfirmuar vazhdimësine e politikës se dhunës, duke u bërë e djathta e çuditëshme që drejtohet nga komunist që njohin vetem metodat e sigurimit famkeq, apo urdherat e tutoreve të kudondodhur. Drejjtuesit de facto të kesaj force politike kanë djegur dhe shkaterruar vendin disa herë, nuk kanë dhënë llogari para drejtesise për piramidat financiare që rrenuan ekonominë, për dhunim-shkatërrimin e institucioneve, për viktimat e 1997, për islamizimin e vendit. Kjo parti i humbi shpresat popullit per te bere ndryshimin

Populli ne keto zgjedhje do u japi nje mesim liderve autokrat, brenda mundesise qe i la,e keta lidera hileqare dhe te pa bese, duke u refuzuar dhe perdorur si gogla llotoje ekipin e tyre ne cdo qark… te renditur me kokeposhte koka e listes e hallakatur dhe këmbët e listës drejtojnë.

Mbështetja e figurave autokrate ka shoqëuar pak a shumë shoqërinë shqipëtare ndër vite sa që mendoj se është bërë pjesë e kulturës sonë politike.

Indivindi mer rolin me të rëndësishem se shoqeria, gati vendimtar, dhe nga pikpamja filozofike e shpiegon shume mire Aristoteli kur shkruan:    “… popujt e urrejnë Tiraninë por pëlqejnë dhe pranojnë Tiranin”

Sipas kësaj thënje votuesve shqiptar në zgjedhjet e së djelës u ngelet te zgjedhin individin me të fort të vendit, në rastin konkret Edi Ramën. Pooor Cincinati jonë duhet të ndryshojë🙏

Next Post
Përplasja për banderolën në Fier/ LSI kontratë qiramarrjeje me subjektin e OFL. Fatmir Kajolli i dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge

Përplasja për banderolën në Fier/ LSI kontratë qiramarrjeje me subjektin e OFL. Fatmir Kajolli i dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In