• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe zaptues, edhe dhunues, edhe i mundur

by Mero Baze
08/01/2023 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në historinë e politikës , ka disa data që vlejnë më shumë për të përshkruar një individë se sa një histori. 8 Janari i 2022, është një ditë e cila gdhend në bronz portretin politik të Sali Berishës, identitetin e tij politik dhe fytyrën e tij reale.

Një hordhi pushtuese, ju turr ndërtesës së zyrave të Partisë Demokratike për ta marrë atë me dhunë. Me shkallë të parapërgatitura, me bomba tymuese me qysqi e vare, ata i shfaqën para syve të gjithë shqiptarëve, si barbarët në dyert e një qyteti, ashtu si në të vërtet e përfytyron Sali Berisha hakmarrjen mbi ata që nuk i binden.

8 Janari gdhendi së pari më kujtesën e shqiptarëve dhe arkivat e historisë, tiparin themelor të Sali Berishës, zaptimin me forcë. Zaptimi është mentaliteti më i dëmshëm dhe më shkatërrues për Shqipërinë e pas viteve 90 që hyri në politik dh e instalua në shtetin shqiptar prej Sali Berishës. Ai u nis në rrugën e pushtetit duke u bërë thirrje njerëzve fillimisht të zaptojnë pronat publike, uzinat dhe ndërmarrjet prodhuese më pas tokat e lira bujqësore që kishin pas pronarë të tyre të vjetër. Më pas zaptoi periferinë kryeqytetit me shpresë të ndryshonte demografinë e votës për Tiranë. I shqetësuar që Kryeqyteti nuk e pranoi dot kurrë si politikan, hakmarrja e tij u përgatiti duke zaptuar periferinë dhe duke sjellë hordhitë e tij elektorale.

Më 8 janar ky tipar i tij u thjeshtëzua në skena filmi si në romanin :Kështjella” të Kadaresë, ku mungonin vetëm kovat me zift nga mbrojtësit e Kështjellës.

Së dyti 8 Janari konfirmoi mekanizmin kryesor të karrierës së Berishës që është dhuna fizike mbi kundërshtarin. Prej vitit 1990 ai është njeriu që ka rrahur çdo kundërshtar, çdo kritik, dhe çdo kënd që i ka dal para në rrugën e tij drejt pushtetit. Etja e hordhisë së tij për të rrahur njerëz atë ditë ishte e pashlyeshme nga kujtesa e qytetarëve.

Roland Bejko, një politikan konsekuent i së djathtës prej dhjetorit 1990, u ndesh me një turmë tropojano laçiane para dyerve të SHQIUP dhe gati se nuk e shqyen vetëm se e identifikuan si një njeri që nuk e donte Sali Berishën. Më tej ishin gati të shqyenin burra dhe gra të mbledhur brenda selisë, duke mos kursyer as gra shtatzëna.

Dhunimi i tyre është e vetmja shenjë triumfi që Berisha njeh mbi kundërshtarët dhe kritikët. Kur ai thotë ta “bëj fytyrën si këpuca” d.m.th. që ta nxij fytyrën nga rrahja, e thotë si një dënim sublim, sikur është fundi i botës që do të vij nga dhuna e tij. Siç e pësoi dhe vet një vit më pas në Dhjetor të vitit që shkoi.

Më 8 janar ai e kishte dhunimin fizik të kundërshtarëve, armën më të egër në duart e tij për tu shpallur triumfator atë ditë. Por në fakt dhe ajo armë shkrehu bosh.

Së treti 8 Janari shënon nga ana tjetër dhe çmitizimin e Sali Berishës si njeri i fortëqë gjithçka e arrin me zaptim dhe dhunë. 8 Janari është dita kur Sali Berisha u lejua të ishte zaptues, u lejua të ishte dhunues por u provua që nuk arriti dot asgjë me ato.

Për herë të Parë Partia Demokratike i rezistoi Sali Berishës dhe fizikisht. Për herë të parë, pas betejës viktimë nuk ishin kundërshtarët e Berishës por vet ai. Fytyra e tij e vrarë, sorollatjet e tij buzë Lanës pas humbjes së betejës dhe vështirmi plot urrejtje mbi seli, janë imazhi i fundit i një ujku të izoluar, i cili nuk hyri dot në strofullën që donte të merrte me dhunë.

Për mijëra shqiptarë, atë ditë Sali Berisha edhe zaptues edhe dhunues edhe i mundur. Dhe kjo nuk për të ndryshuar më kurrë.

 

Next Post
Vrau në mënyrë brutale gjyshen e tij, 36-vjeçari rus falet nga Putin pasi shërbeu 6 muaj në luftën e Ukrainës

Vrau në mënyrë brutale gjyshen e tij, 36-vjeçari rus falet nga Putin pasi shërbeu 6 muaj në luftën e Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In