VAR i ka hyrë në “hak” Marokut sidomos në dy ndeshjet kundër Portugalisë dhe Spanjës
Sistemi i shumëpërfolur edhe pse është përdorur për të gjitha skuadrat e tjera, nuk është përdorur për Marokun.Në disa xhirime që kanë rrjedhur online në rrjetet sociale, shihet se VAR nuk është përdorur në tre raste në ndeshjen Marok – Portugali.Madje në këtë ndeshje Maroku i ishte mohuar një penallti e pastër.
Maroku kishte humbur këtë ndeshje më rezultat minimal 1-0, derisa nëse do të ishin shikuar këto raste kontraverze ndeshja do të kishte rrjedhur ndryshe.VAR po ashtu nuk është përdorur për Marokun edhe në ndeshjet kundër Spanjës.
Edhe në këtë ndeshje Maroku barazoi më Spanjën po nëse ai do të ishte përdorur, sidomos në një penallti të pastër të Piques, atëherë do të ishte Maroku dhe jo Spanjë në 1/8 e finales.
VAR është lavdëruar sivjet për korrektësinë në shumë ndeshje, por duket se Maroku është dëmtuar shumë nga mospërdorimi i tij.
Për më shumë gjykojeni vetë të gjitha këto raste që janë përmbledhur në një video të punuar nga fansat e rrjeteve sociale, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)