• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

by Os De
28/11/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gazetari Aulon Kalaja thotë se prej vitit 2019 është shpallur non grata nga Greqia. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kalaja thotë se kjo masë i është komunikuar ndërsa ka qenë duke udhëtuar me familjen e tij për pushime në shtetin grek. 

Gazetari Kalaja thotë se ende nuk ka njoftim zyrtar nga shteti grek se kur i është vendosur masa dhe me çfarë motivacioni. 

Kalaja shkruan se në rrugë jo zyrtare ka mësuar se është shpallur non grata për dy arsye, protestat para kryeministrisë dhe nëpër qytetet shqiptare kundër marrëveshjes së detit me Greqinë. Si edhe për një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Kalaja shton se edhe 100 masa të tilla s’do ta lejojnë që të jetë patriot për atdheun e tij. 

Reagimi i plotë i Aulon Kalasë 

Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek. 

Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qenë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza: 

– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë 

– Akuza për racizëm 

Unë besoj se kjo masë ndaj meje është marrë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit tim si aktivist dhe së dyti si gazetar. 

1- Dua të sjell në vëmendje, se unë së bashku me një grup aktivistësh-patriotë, veprimtarë të çështjes kombëtare, kemi organizuar protestat para kryeministrisë dhe 20 qytete shqiptare, kundër marrëveshjes ë detit me Greqinë, nga kryeministrat e kohës Rama-Tsipras. Po ashtu protestën e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jashtëm grek, Kotzias vizitoi Korçën dhe u takua me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi kërkuar reciprocitet, që deti të mos shitet, të dikautohet “çështja çame”, marveshja e detit të shkojë për kontroll incidental në Gjykatë Kushtetuese dhe të tjera. Si pasojë e protestave dhe ngjarjeve të tjera, marrëveshja e detit me Greqinë, dështoi, për fatin tonë të mirë. 

2- Gjithashtu një dokumentar që unë kam bërë për vrasjet e shqiptarëve në Greqi, në kufi, në burgje dhe nga policia greke në komisariate. Dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin” që është në youtube, flet për lezhjanin Pëllumb Marnikollaj, që vdiq në Komisariatin e Policisë “Ano Patisia” në Athinë, në gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policisë greke është se i riu shqiptar u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë i komisariatit. Por dokumentari që unë kam bërë vërteton se ai u vra brenda në komisarit nga policët greke me mjete jo të mprehta, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore të intervistuar nga unë dhe dëshmive të tjera drithëruese. Për rastin Marnikollaj nuk ka drejtësi dhe asnjë autor. Çështja është e ngrirë, kur po kalojnë 10 vjet nga vrasja. Në dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptarëve të tjerë të vrarë nga ushtarë, gardianë burgu dhe policë grekë. 

Unë e dua Shqipërinë dhe në rast se ky është metri që segmente të shtetit grek të shpallin të padëshirueshëm, 100 masa të tilla nuk do më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim. 

Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e bëra me dije kaq vonë këtë lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnjë shteg tjetër për të kërkuar të drejtën time. 

Dua t’ju vë me dije gjithashtu se masa “non grata” më është komunikuar në kufi me datë 20 korrik 2019. Megjithëse kam bërë çdo tentativë për të vendosur nderin tim në vend, nuk i kam dhënë dot drejtim çështjes. Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marrë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë. 

Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajësinë time dhe në njëanshmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm. Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marrin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pasaportës. Por dua t’ju them që pasaportën nuk e kam ndërruar, megjithëse kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit. Por kam kërkuar nga Policia e BE për mbrojtjen e kufirit, më konkretisht nga një polic gjerman i dislokuar në Postën Kufitare të Kakavijës që të bëntë një shënim për emrin tim dhe ai ka shkruar si më poshtë: 

“U kthye nga Policia Greke ne kategorine “INAD”, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek “germa H”. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i “FROTEXS”, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne “SIS”, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.” 

Si përfundim, me përllogaritjet e mia, unë mendoj se jam shpallur “non grata” në vitin 2018, ku përkojnë 2 ngjarjet e mësipërme. Pra protestat kundër faljes së detit Greqisë dhe publikimi i dokumentarit për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Por ende sot e kësaj dite, unë nuk kam një njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur është vendosur kjo masë dhe me çfarë motivacioni, që unë të kem të drejtën e ankimit. Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin. Dhe unë dua që të vendoset drejtësi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se unë jam person i padëshiruar për Greqinë, unë e mora vesh rastësisht, në doganën e “Qafë Botës”, teksa udhëtoja me prindërit dhe të dashurën time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore në Lefkadha. Familjarët e mi nuk kishin probleme, ndërsa unë u ndalova dhe m’u komunikua masa dhe m’u vendos në faqen e parë të pashaportës vula “NON GRATA”. U kthyem në Shqipëri dhe pushimet greke, u bënë pushime shqiptare. 

Do të ndjek çdo rrugë ligjore që e vërteta të dalë. Nderi dhe dinjiteti im të kthehen në vendin e vet. Nuk kam bërë asnjë faj në raport me Greqinë. 

 

Next Post
Seanca në Hagë/ Hashim Thaçi mesazh urimi për 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

Seanca në Hagë/ Hashim Thaçi mesazh urimi për 28 Nëntorin: Festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tension jashtë dhe debat brenda Kuvendit, Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

Tension jashtë dhe debat brenda Kuvendit, Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

July 27, 2026
Përplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit

Përplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit

July 27, 2026
Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një apartament!

Kuvendi/ Shehaj ironizon pasurinë e Ballës: 20 vite në politikë dhe ka vetëm një apartament!

July 27, 2026
LIVE/ Marrëveshja me SHBA në Kuvend, Balla zbulon ku do të shkojnë 302 milionë dollarët për mbrojtjen

LIVE/ Marrëveshja me SHBA në Kuvend, Balla zbulon ku do të shkojnë 302 milionë dollarët për mbrojtjen

July 27, 2026
Lule Gjeli i Tiranës? Lufta hibride që udhëheq politikën!

Lule Gjeli i Tiranës? Lufta hibride që udhëheq politikën!

July 27, 2026
Përplasje para Parlamentit, hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola (VIDEO)

Përplasje para Parlamentit, hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola (VIDEO)

July 27, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Prishta me Halle

July 27, 2026
Rama ngre alarmin për luftën hibride: “Revolucioni i flamingove”, shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit!

Rama ngre alarmin për luftën hibride: “Revolucioni i flamingove”, shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit!

July 27, 2026
VIDEO/ Ditë tensioni në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

VIDEO/ Ditë tensioni në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

July 27, 2026
“Kali i Trojës” në epokën digjitale, Rama paralajmëron për rrezikun e manipulimit të informacionit

“Kali i Trojës” në epokën digjitale, Rama paralajmëron për rrezikun e manipulimit të informacionit

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In