• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Edhe unë kam një buton bërthamor…” Si i kundërpërgjigjet Trump diktatorit Kim Jong

by A R
03/01/2018 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump së fundmi ka deklaruar se ka butonin bërthamor më të madh dhe më të fuqishëm se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, pas një kërcënimi që kishte bërë ky ifundit me nisjen e vitit të ri.

Por nëse këta lider kanë përdorur fjalën ‘buton’, e vërteta, sidoqoftë, është se presidenti nuk ka një buton bërthamor në tavolinën e tij fare.

Trump ka akses në një çantë 20 kilogramë, të njohur edhe si “futboll”, që u mbajt nga të gjithë presidentët.

Kërcënimi i Trump erdhi pasi që Kim Jong-un kishte thënë se “SHBA duhet ta dijë se butoni bërthamor është në tavolinën time.’’

Trump u kundërpërgjigj duke shkruar në Twitter: “A mund të informojë dikush regjimin e zbrazur dhe duke vdekur nga uria që edhe unë kam një buton bërthamor, mirëpo është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij, dhe ai punon me të vërtetë!”’

Nëse presidenti do të mund të organizonte një sulm, ai së pari do të duhej të identifikonte kodet unike.

Kodet janë regjistuar në një kartë të njohur si ‘’biskotë’’ që presidenti e mban gjithë kohën me vete.

Ato ndërrohen çdo ditë nga Agjencia Nacionale e Sigurisë.

Biskota ka disa kode të rrejshme, kështu që presidenti duhet të mbajë mend lokacionin e saktë të kodeve në kartë.

Ai pastaj mund të ketë qasje në çantën e njohur si “futboll” duke pasur komunikime të sigurta me ekipin duke marrë kështu instruksione si të identifikojë identitetin e tij dhe të transmetojë komandën.

Urdhri do të transmetohet në Pentagon përmes një radio dhe komande përmes ‘’futbollit’’.

Sekretari i Mbrojtjes e di radhitjen, mirëpo nuk e ka fuqinë e vetos për të.

Sistemi mund të hyjë në fuqi vetëm me urdhrin e presidentit, sipas Quartz.

Është ende e paqartë se si homologu i Trumpit në Korenë Veriore do të mund bënte një sulm të tillë, procedura e tillë mbetet ende mister.

Me Kim që thotë në adresimin për Vitin e Ri se i gjithë territori i SHBA-së është në territorin e armëve të tyre bërthamore, një gjë e tillë vazhdon të mbetet e paqartë./a.m.

Next Post
Mori 8 plumba në atentat, “i forti” i Shkodrës me helikopter në Tiranë

E rëndë në Vorë, 44-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In