• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe ujë i bekuar po të kishte qenë Sali Berisha, do të ishte qelbur me kohë. Ka bërë shumë zullume”

by Java News
12/10/2021 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga krisjet brenda kampit te PD tek energjia dhe rritja e çmimeve, ishin temat e diskutuara në studion e “Ditari” në A2 CNN me kreun e Nisma Thurje Endri Shabani.

Sipas tij shqetësim nuk është vetëm çmimi i energjisë, por zhvlerësimi i parasë. Shabani thekson që nëse çmimet rriten me 20% atëherë dhe rroga ulet me 20% dhe pasojat bien mbi shtresat në nevojë.

Para viteve ‘90 kishim sistem te centralizuar, pas ‘90 çmimi vendoset në treg. Kjo do ptë thotë që qeveria nuk ka instrumenta për t’i përdorur shqetësimi nuk është vetëm çmimi i energjisë, por zhvlerësimi i parasë. Nëse çmimet rriten 20% atëherë rroga ka rënë me 20%. Një qeveri socialiste do të ndërhynte për ata që janë në nevojë. Përgjegjësia është e qeverisë”.

Ai fajëson qeverinë se ka favorizuar oligarkët  dhe ka penalizuar shtresën e mesme që sa vjen e tkurret.

“Qeveria në vend që të punonte për ata që kanë qenë në nevojë ka punuar për një grup të vogël njerëzish, taksa për dividentin, apo  renta minerare, ndërkohë që oligarkëve u ulen taksat dhe shtresës tjetër i rriten. Përpiqet ta mbajë ekonominë nga një shtresë që sa vjen dhe zvogëlohet. Shtresa e mesme duke e ndjerë që paguan taksa që nuk merr asgjë mbrapsht. Ne paguajmë taksa dhe tatime dhe nuk marrim asgjë mbrapsht. Duke filluar nga spitalet që ose paguajnë nën dorë, ose në privat. Kjo është vjedhje dhe kjo është përgjegjësi e Ramës”.

Shabani thekson se edhe për protestat shoqëria po organizohet vetë, pasi partia opozitare, e cila duhet të përfaqësonte mllefin popullor nuk e përfaqëson këtë po merret me çështje karrigesh. Sipas tij populli e ka kuptuar se për partitë e mëdha lufta e tyre është vetëm për pushtet pasi janë të shkëputur nga shoqëria.

“Shoqëria po organizohet jashtë partive politike, pasi partia opozitare e cila duhet të përfaqësonte mllefin popullor nuk e përfaqëson këtë po merret me çështje karrigesh dhe shoqëria artikulohet e paorganizuar, ndërkohë që më parë kjo ndodhte me opozitën. Njerëzit kanë arritur të kuptojnë se këto 2-3 parti të mëdha janë e njëjta gjë, lufta e tyre është për pushtet dhe tërësisht e shkëputur nga shoqëria.

Problemi këtu nuk është protesta, por që proteston në krah të një ujku përballë një ujku tjetër si Rama, Meta e Basha kanë qenë vetë në pushtet dhe ky është deligjitimiteti që u ka ndodhur partive. Kjo është pse Rama është sot në pushtet. Ata janë më të ngjashëm me njëri-tjetrin se pjesa tjetër e shoqërisë.

Shiko ku jetojnë janë të veçuar nga popullsia pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë të tre janë në opozitë me popullin. Këto protesta po tregojnë se njerëzit po organizohen pa qenë nevoja për kryetar. Qytetari është i zhgënjyer se pavarësisht kush e ikën vjen qytetari mbetet aty ku është. Revoltat popullore mund të çojnë në destabilitet politik e social”.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, Shabani thekson se duhet të kishte qarkullim elitash pasi një brez i tërë ka lindur me këto figura që janë ende aty si në opozitë si në pushtet. Sipas tij nëse Berisha rikthehet në krye të opozitës do të jetë më e lehtë për Ramën.

“Berisha i ka bërë më shumë zullume sesa të mira, por edhe nëse ka bërë të mira, njerëz të rinj që duhet të qarkullonin. Duhet të kishte qarkullime elitash në PD. Është një brez që ka lindur me këta figura në këto poste Berisha, Rama, Meta, Basha. Fatkeqësia do jetë nëse Berisha do të jetë në krye të opozitës, se do jetë më e lehtë për Ramën. Ujë i bekuar të kishte qenë aty në 22 vjet, sot Berisha do të ishte qelbur”.

Next Post
Përçarjet brenda PD/ Bozdo: Një sherrnajë e këtij niveli nuk i bën nder PD, shqiptarët duan rotacion me njerëz të besueshëm

Përçarjet brenda PD/ Bozdo: Një sherrnajë e këtij niveli nuk i bën nder PD, shqiptarët duan rotacion me njerëz të besueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In