• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Topi për “familjet e krimit”: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

by A R
13/10/2017 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në cilësinë e ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi thotë se deklaratat e Lu për kriminalitetin më së pari duhet të alarmonin politikën dhe më pas Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Topi tha se klanet nuk mund të ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën.

Topi: Është në vullnetin e Presidentit por para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë duhet të mblidhet politika. Nëse bëhet fjalë për klane ato nuk ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën.Sot nëse ti je i lirë të veprosh dhe ke terren për të ndërtuar një rrjet kriminal kjo bëhet nën hundën e institucioneve, atyre që kanë detyrë të mbrojnë dhe ruajën rendin kushtetues. Jemi 2.5 milion njerëz se të tjerët po ikin. Nëse nuk kontrollon kaq njerëz që janë sa një rrugicë e Pekinit atëherë për çfarë je ti?Lidhjet nuk janë më lidhje të gjata por janë lidhje të shkurta. Kurajo duhet të jetë shumë e madhe që të vazhdojnë dhe japin këtë lloj situate në Shqipëri.

Topi ka bindjen se reforma në drejtësi do të bëhet.

Topi: Reforma në drejtësi do të bëhet sepse shoh interesin e partnerëve strategjikë. Mund të vonojë për intersa të caktuara por nuk ka shans të mos bëhet. Është një reformë shumë e rëndësishme që duhet të shkojë paralelisht me reforma të tjera. Nuk ka asnjë lloj shansi për tu penguar si reformë.

Tensionet në Kuvend

25 vjet këtë klimë kemi, është një sëmundje që është futur në një shtrat kronik. Nëse kishim pritur që gjërat të shkonin mirë po shohim që edhe formatimi dhe funksionimi i parlamentit po shkon më keq. Nga mazhoraca një lloj formati arrogant.Politikanët kur janë të fortë numerikisht janë arrogant, kur fillojnë dhe bien bëjnë tjetër gjë. Shoh një opozitë që është totalisht destrukturuar. Gjëja që duhej shfrytëzuar në favor të opozitës po kthehet në disfavor. Duke dashur të krijojë tensione.

Reforma zgjedhore

Kjo politikë jo vetëm ka shkatërruar sistemin zgjedhor, por nuk kam më besim.Kanë pasur shansin për ta realizuar. Problemin nuk e kam tek e djathta që nuk funksionon e kam në nevojën që ka vendi të ketë dhe të majtë, dhe të djathtë dhe të qendrës. Kanë zhdukur skemën klasike politike dhe janë dy individë që bëjnë listat, organizojnë grupet parlamentare, bëjnë të gjithë rrëmujat e mundshme, diskutojnë gjërat sipërfaqësore nuk diskutojnë situatën e ekonomisë, krimit në Shqipëri, historinë e kanabisit. Kur e duan e përdorin kur nuk e duan se përdorin. Nuk e kam me mazhorancën sot, ka njëmijë pika të dobët për tu kritikuar por e kam me mungesën e plotë të opozitës në Shqipëri, nuk ka opozitë.

Marrëveshja Rama-Basha

Nuk ka pasur marrëveshje Rama Basha, ka pasur inerci të marrëveshjes Rama-Berisha të prillit 2008 që shkatërroi bazat e demokracisë në Shqipëri dhe futi partitë politike nën diktatin absolut të liderve të partive poltike që bëjnë rregullin, i kanë kthyer partitë në kazerma, bëjnë listat, vendosin njerëz preferenciale dhe kanë përjashtuar nga parlamenti elitën politike.Prandaj Kuvendi është në këtë gjendje, tentojnë ta dekriminalizojnë por nuk është elita intelektuale politike ajo që përfaqësohet sot në parlament./b.d

Next Post
Edhe Izraeli bëhet më SHBA-në dhe tërhiqet nga UNESCO

Edhe Izraeli bëhet më SHBA-në dhe tërhiqet nga UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In