• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

by Pëllumb Karameta
20/12/2021 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta

Dy vite më parë, në bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u publikua “Udhërrëfyesi Bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë në sektorin e arsimit”. Ai u përgatit nga 2 organizata jo qeveritare shqiptare dhe kosovare të cilat u mbështetën nga “Fondacionet për Shoqëri të Hapur”, të Shqipërisë dhe Kosovës. Dokumenti analizoi 4 marrëveshje ndërshtetërore në arsim dhe 1 protokoll shkencor – teknologjik, si dhe 34 marrëveshje të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë, gjatë 10 viteve të fundit. Njëherazi, informoi për nivelin e zbatimit të secilës prej tyre; ofroi ide për përmirësimin e bashkëpunimit dhe i konkretizoi ato me një plani veprimi që i shërben përmirësimit të cilësisë së arritjeve të nxënësve dhe të studentëve, në të dy shtetet tona. Për formulimin e propozimeve, ndihmoi konsensusi i ekspertëve nga të dy vendet, i arrirë në takimet e organizuar në Prishtinë dhe Tiranë. Një nga propozimet i mbështetur maksimalisht ishte ai për tekste shkollore të njësuara në fushat e identitetit kombëtar. Realizuesit e “Udhërrëfyesit”, tashmë, kanë arsye të fillojnë të ndjehen mirë, pasi qeveritë e dy shteteve u dakordësuan për të pasur një Abetare të përbashkët për nxënësit, nga jugu deri në veri të dy shteteve shqipfolëse.

Abetarja – Libri i shenjtë

Abetarja (në anglisht: Alphabet book – Libër alfabeti) është libri me të cilin fëmijët e vegjël nxënë të shkruajnë e lexojnë në gjuhën amtare. Ai paraqet shkronjat e alfabetit, të shoqëruara me fjalë dhe / ose imazhe përkatëse. Libri i alfabetit më i vjetër titullohet “The BAC Bothe in Latyn and in Englysshe“, përgatitur nga Thomas Pety, në viti 1538. Sot, ka lloje të ndryshme abetaresh që e magjepsin lexuesin fillestar përmes aliterimit, rrëfenjave krijuese, poezive të çdo lloji, iluzioneve të ndryshme tredimensionale, humorit dhe kuriozitetit. Në treg, ka dhe libra alfabeti elektronik që dallohen për animacione dhe veçori të ndryshme audio-vizuale.

Abetarja e parë e gjuhës shqipe, me titull “Fort i shkurtër e i përdorshëm Ëvetar shqip”, u përgatit nga Naum Veqilharxhi, në vitin 1844. Që nga ajo kohë e deri më sot, në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, janë shtypur më se 150 abetare. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, didaktë të aftë dhe metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e shkollimit.

Kësaj kollane të mrekullueshme abetaresh, në vitin 2012,  iu shtua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, me autorë M. Gjokutaj, Sh. Rrokaj, I. Krasniqi dhe S. K. Pozhegu. Libri botohet nga dy shtëpi botuese, njëra në Kosovë, tjetra në Shqipëri. Reflektimet për këtë libër janë interesante. Atëbotë, z. H. Thaçi, si kryeministër i Kosovës, deklaroi: “Kjo është abetare e lirisë, e demokracisë, e Kosovës evropiane, Shqipërisë evropiane dhe shqiptarëve evropianë. Kjo e arritur është rezultat i përpjekjeve tona shekullore”. Shtoj se, në Kosovë, libri është përdorur i vetëm në të gjitha shkollat e vendit; ndërsa në Shqipëri, ai është një nga 3 alternativat që mund të përzgjedhin mësuesit. Abetarja e parë e përbashkët, veç vlerave dhe rolit të padiskutueshëm, mori edhe kritika. Studiuesit A. Klosi, B. Beci, Rafaela & Albert P. Nikolla sollën prova për kufizime apo gabime të natyrave të ndryshme që, gjithsesi, nuk ia ulin aspak vlerën këtij teksti.

Duket këto kufizime pati parasysh kryeministri Rama, kur i propozoi kryeministrit Kurti hartimin dhe përdorimin e një abetareje të përbashkët e cila do të shpërndahet kudo ku ka shqiptarë. “Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve, që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që fëmijët e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë i veçantë”, tha ai. Në këtë linjë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi se abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë do të futet në qarkullim vitin e ardhshëm, pasi një komision i përbashkët të ketë përzgjedhur tekstin fitues. “Vitin e ardhshëm, për shpalljen e 110 vjetorit të pavarësisë, ne t’i dhurojmë vogëlushëve si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, një abetare të re të përbashkët” tha Kushi në aktivitetin “Një gjuhë, një Abetare”.

Për sa më sipër, edhe Prof. Shezai Rrokaj, një nga autorët e Abetares së përbashkët në qarkullim, deklaroi këto ditë se “për ta unifikuar librin, autorët duhet të mblidhen dhe të vendosin se si mund të realizohet një tekst, që të ketë pritshmërinë e kohës, të fëmijëve, të shkollës, por, natyrisht, edhe të faktorit politik”.

Gjuha shqipe & Historia e shqiptarëve

A mund të kemi programe dhe tekste shkollore të përbashkëta edhe në këto fusha identitare? Përgjigja është pozitive. Dhe ja sepse.

Marrëveshja për Partneritetin Strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës përcakton se të dy vendet janë të angazhuar për koordinimin e politikave të përbashkëta arsimore, në përputhje me standardet evropiane. Në vitin 2014, ministrat e Arsimit të vendeve tona nënshkruan  marrëveshjen për unifikimin e kornizave kurrikulare të arsimit parauniversitar të dy vendeve, pasi ishin unifikuar struktura e sistemeve arsimore (5+4+3). Në marrëveshje, të dy palët u zotuan që të krijonin të gjitha mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet strukturave përkatëse në nivel të ministrive dhe agjencive në fushën e hartimit të kurrikulave, përmes grupeve të përbashkëta me ekspertë të fushës. Njëherazi, për të hartuar dokumente kurrikulare të unifikuara, sipas përvojave ndërkombëtare dhe për të vlerësuar periodikisht reformat kurrikulare.

Sipas marrëveshjes, të dy vendet tona tanimë kanë përafruar standardet për tekste shkollore, çka hap rrugën për hartimin e teksteve të përbashkëta edhe në fushën e gjuhës dhe historisë, gjithnjë, duke respektuar specifikat dhe legjislacionin në fuqi. Në këtë kontekst, teksti shkollor i gjuhës shqipe është lehtësisht i njehsueshëm, për shkak se rregullat gramatikore – thelbi i këtij teksti – janë të njëjtat. Në këtë tekst dominon gjuha letrare, gjuhë me të cilën janë shkruar dhe komunikohen të gjithë dokumentet kurrikulare (kurrikulat, programe lëndore, tekste shkollore etj.), në Shqipëri dhe Kosovë. Tani, të dy vendet, qarkullojnë botime ndihmëse për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për zbatimin e kurrikulës së re dhe besohet që cilësia e tyre do të përmirësohet ndjeshëm, nëse ato do të jenë rezultat i bashkëpunimit ndërshtetëror. Veç kësaj, duhet punuar edhe për hartimin e botimeve të përbashkëta kushtuar antropologjisë kulturore shqiptare, letërsisë shqipe dhe gjeografisë.

Ndërkohë, Ministritë e Arsimit të dy vendeve e cilësojnë njësimin e gjuhës për shkollat shqipe në Diasporë faktor të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit. Sipas ministres E. Kushi “botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.” Libri i gjuhës shqipe për shkollat në diasporë, nga janari i vitit të ardhshëm, do të jetë i aksesueshëm edhe online.

Edhe hartimi i tekstit për historinë e shqiptarëve, ndonëse me disa vështirësi, është i realizueshëm. Jo vetëm pse deri në vitin 1912, të dy vendet tona kanë përjetuar të njëjta zhvillime historike (Meshari, Skënderbeu, Ëvetari, Lidhja e Prizrenit janë vetëm disa syresh). Por edhe pse shumë  ngjarje madhore në shek. XX janë realizuar nga aktorë të Shqipërisë dhe Kosovës (unifikimi i përkohshëm dhe bashkëpunimi  në vitet e L2B, bashkëpunimi në periudhën 1944-1948 dhe ai në vitet 1968 – 1980 (Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 12-18 janar 1968; Simpoziumi kushtuar 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Prishtinë, 9-12 maj 1968; Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, mbajtur në Tiranë më 15-20 shtator 1972; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në Tiranë më 20-25 nëntor 1972, etj.), zhvillimet e dekadës së fundit të shek. XX, për të vijuar me sa është prodhuar e përjetuar në këtë shekull etj.).

Ne që propozojmë hartimin dhe përdorimin në shkolla të teksteve shkollore të njësuar për fushat e identitetit kombëtar, e dimë që nuk ka “përgjigje të lehta” apo “zgjidhje të gatshme”. Përmirësimi kolektiv dhe pranimi i koncepteve të ndërsjella, përgatitja e modeleve, testimi dhe rindërtimi i ideve përmes bashkëpunimit, janë aftësi kryesore të shekullit XXI, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për edukatorët e vendimmarrësit. Në këtë sfond, ne vlerësojmë që një “instrument” i besueshëm shkencërisht, i mundshëm për t’u zbatuar praktikisht dhe i dëshirueshëm nga shoqëritë tona, është ndërveprimi shtetëror dhe ai mes institucioneve.

Next Post
Protesta nis me incidente dhe sharje në oborrin e PD, Berisha: Jemi kundër Vuçiçit dhe kreut të Meduzës

Protesta nis me incidente dhe sharje në oborrin e PD, Berisha: Jemi kundër Vuçiçit dhe kreut të Meduzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

December 10, 2025
BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

December 10, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

December 10, 2025
Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

December 10, 2025
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikon librin për 20 ditët në burg/ Sarkozy: Mirë se vini në ferr! Dysheku i fortë, ‘bagetat me baltë’, larja dhe dhuna..

December 10, 2025
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

December 10, 2025
A do ta kalojë Vettingun? Zaganjori para KPK në 20 Korrik

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

December 10, 2025
edmond-spaho-abc-compressor-590×354

“Lojë e turpshme e PD me Avokatin e Popullit”/ Spaho: Po luftën ndaj Sorosit e harruat more faqezinj?

December 10, 2025
Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

December 10, 2025
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori Gonzato: Të jetë person me integritet të padiskutueshëm

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In