• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe të rinjtë po i “lë” zemra! Jeta sedentare dhe abuzimi me drogën shtojnë infarktet te moshat e reja

by A R
22/08/2024 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infarktet e zemrës po ndodhin edhe tek të rinjtë. Për mjekët kardiologë në QSUT, tashmë janë bërë ta zakonshme urgjencat kardiake edhe në moshat e reja.

Thuajse çdo ditë paraqiten në këtë shërbim të rinj, 26, 30 apo 35-vjeçarë me goditje në zemër. Abuzimi me drogat dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë që rrezikojnë zemrën dhe jetën e të rinjve. “Çdo ditë ka raste nën 40 vjeç. Kjo vjen për shkak të abuzimit me drogën, jetën sedentare dhe stresit të shtuar”, thotë kardiologu Taulant Gishto.

Problemet kardiovaskulare zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë edhe në vendin tonë.

Kardiologu Taulant Gishto na tregon se ndryshe nga shërbimet e tjera, urgjencat dhe fluksi i punës në kardiologji janë njësoj gjatë gjithë vitit.

Po përse zemra po preket më shumë se organet e tjera? “Mungon aktiviteti fizik, ndotja ambientale në të gjithë botën ka ndikuar në aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Dikur, ne thoshim mosha, diabeti, duhani, ishin faktorët kryesorë për aktivizimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por sot bota po fokusohet edhe të faktorët jokonvencionalë siç është ndotja ambientale apo obeziteti”, thotë kardiologu.

Ndërkohë, në këtë verë të nxehtë karakteristike e urgjencave kardiovaskulare kanë qenë aritmitë dhe goditjet nga dielli. Mjekët këshillojnë qytetarët, veçanërisht të sëmurët kardiakë, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të bëjnë kujdes më trajtimin me medikamente. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 53% e vdekshmërisë botërore kanë shkak probleme të zemrës.

A2

Next Post
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

"Premtimi" i Luçiano Boçit: Pas shtatorit nisim protestat pa kthim! Duam qeveri teknike se s'bën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In