• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

by E S
01/03/2026 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet në Gjirin Perisk që u përshkallëzuan me konfliktin në Iran pas sulmeve të SHBA dhe Izrael dhe pas kundërpërgjigjes së Iranit që sulmoi Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin apo Kuvajtin kanë bërë që sporti të bjerë në kolaps me kompeticionet që janë pezulluar.

Kampionati iranian ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani që është pjesë e Esteghlal është ndërprerë për një kohë të pacaktuar nga Federata e Futbollit në Iran pak orë pas sulmeve, ndërkphë që në zona të tjera për momentin ka qetësi edhe pse hapësira ajrore vijon të jetë e mbyllur.

Në Arabinë Saudite nuk ka pasur incidente dhe një pjesë e ndeshjeve u zhvilluan pa probleme. Por kjo nuk ndodhi në Katar ku u shtynë 2 ndeshje të së shtunës.

Paraditen e kësaj të diele Federata pezulloi të gjitha ndeshjet deri në një paralajmërim të dytë. Po kështu, për shkak të intensitetit të këtyre tensioneve u pezulluan ndeshjet e 1/8 të finaleve të Champions League Aziatike si në Elite 1 ashtu edhe në Elite 2. Ndeshjet që duhej të luheshin në Emirate apo Katar apo ato që kanë të bejnë edhe me skuadrën iraniane të Tractor u anuluan dhe nuk ka një datë të caktuar se kur mund të zhvillohen. Kështu janë anulua ndeshjet: Al Ahli Dubai-Tractor; Al Duhail-Al Ahli; Al Wahda-Al Ittihad dhe Al Saad-Al Hilal.

Një tjetër pikëpyetje qëndron mbi Finalissima mes Argjentinës dhe Spanjës që ishte programuar të luhej në 27 mars në Katar. Sipas AS si Federata Spanjolle dhe ashtu edhe ajo Argjentinase po shohin kontratat e nënshkruara për të gjetur një përgjigje në lidhje me atë çfarë ndodh me marrëveshje të tilla nëse do te ketë një anulim të Finalissima. Gjithsesi, gjithçka është gati, por po kërkohen alternatibva në një situatë që po bëhet e komplikuar.

Marrëveshja e nënshkruar me Katarin ishte e rëndësishme në aspektin ekonomik, por siguria do të jetë ajo që do të vendosë për gjithçka. Ndërkaq në basketboll, EuroLeague vendosi të pezullojë ndeshjen e së martës mes Hapoelit dhe Parisit që do të luhej në Tel Aviv.

Next Post
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In