• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edhe skizofrenia e Ligjit të Luftës e ka një ilaç

by Ben Andoni
12/05/2018 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është në momentin historik për vendin e tij të zgjidhjes së një problemi absurd, që ekziston mes dy vendeve tona. Jo më shumë sesa pak orë më parë, ai ka pranuar një keqkuptim shumëvjeçar duke pohuar kështu dhe qëndrimin e ri grek se: Ligji i Luftës është një skizofreni historike.

Shqipëria me gjithë hapat e saj miqësorë dhe shtrirjen e dorës së mirëkuptimit ka marrë gjithnjë në kthim neglizhencën dhe shtyrjen në kalenda të heqjes së Ligjit të Luftës. Edhe pse është afruar disa herë zgjidhja, autoritetet greke e kanë shtyrë, me këtë rast duke mbajtur një situatë pezulli, që i ka justifikuar shumë nga qëndrimet e saj politike dhe sidomos diplomatike.

Falë këtij “kushti” dhe “realiteti”, pala greke ka gjetur shumë justifikime në historinë për shqiptarët. Një e tillë ka justifikuar konfliktin e fund-viteve ’40, ngrirjen e marrëdhënieve për dekada të tëra, sulmin në kufi pas viteve ’90, vitin ’97 dhe shumë qëndrime të tjera. Anipse, nuk duhet harruar se ishte Greqia që hapi kufirin e saj për qindra-mijëra shqiptarë, të cilët u derdhën drejt saj për t’i shpëtuar varfërisë së skajshme të viteve ’90. Shqipëria ia ka shprehur mirënjohjen shpesh zyrtarisht, kurse qytetarët e saj në çdo aspekt të jetës, jo rrallë deri duke përfaqësuar interesat e Greqisë në fusha të ndryshme.

Është pikërisht kjo miqësi që e bëri Ligjin e Luftës më shumë sesa një absurditet, një skizofreni si e quajti Ministri i Jashtëm grek duke hapur pak a shumë dhe kapitullin e ri të marrëdhënieve tona, që do të thotë shumë për të ardhmen.

Ashtu si me të drejtë kishte parashikuar media greke, që posedon burime më të afërta, Greqia është tërhequr nga protokolli i Korfuzit, por më shumë nga të gjitha do të abrogojë në formën e kërkuar nga Tirana zyrtare Ligjin e Luftës të vitit 1940, një mundësi që do t’u japë leje shqiptarëve të kërkojnë dhe të rikthejnë pronat e tyre në Greqi. Fillimisht, flitet për rreth 1800 raste shqiptarësh të cilët kanë humbur pasurinë në vitin 1940, jo të përkatësisë çame, ndërkohë që me gjasë do të fillojë një bisedim i ri për ta.

Po ashtu, Greqia, lidhur me marrëveshjen detare,mund të shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Në bisedimet e ardhshme pretendohet se duhet të zgjidhet përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur prej disa kohësh kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Për fat, gjithçka është futur në hulli, sepse orët e fundit u bë njohja e patentave të makinave, shpejt do fillojë rishqyrtimi i teksteve shkollore në Shqipëri, sa i përket shikimit të figurës së fqinjit.

Teknikisht, ka pasur para qeverisë greke gjithnjë dy mundësi ligjore për abrogimin e Ligjit të Luftës. E para kishte lidhje me faktin se dekreti ishte mbretëror, ndërsa tjetra ajo që e lidhte shpalljen e Ligjit me procedurën parlamentare. Greqia, falë “kompleksitetit” të problemit e ka shmangur, por shpesh është parë se ka qenë e interesuar për ta mbajtur pezull, një gjendje e cila nuk i përgjigjej marrëdhënieve tona, duke krijuar një patologji historike.

Dhe, jo befas, edhe skizofrenia historike e pati një zgjidhje dhe ajo ishte kthimi te arsyeja. Shqipëria, nga ana e saj, e bëri me lëshime të shumta dhe të dhimbshme, por edhe me përgjigje pa komplekse ndaj pretendimeve të shumëllojta greke. Erdhi koha, që realisht Greqia t’i përgjigjet si duhet historisë. Ministri Kotzias është në vendin dhe në kohën e duhur të tregojë përmasat e tij në karrierë, por edhe imazhin e ri të vendit të tij me fqinjët. (Javanews)

 

Next Post
Mourinho flet ndryshe për Pogban: Duhet të qendrojë

Mourinho flet ndryshe për Pogban: Duhet të qendrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In