• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe sikur agjentët e BKH të jenë të papjekur e të nxituar, a duhet të flasë me këtë gjuhë Kryeministri?

by Adrian Thano
14/12/2025 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Shkurt JO. Nuk duhet.

Kryeministri mund të ketë rezerva ndaj veprimeve të SPAK apo BKH, kjo është e drejtë dhe legjitime. Por retorika të tipit “trimoshat me patllake” janë të papërshtatshme dhe jo serioze. Mbi të gjitha janë të dëmshme.

Pozicioni flet më fort se fjala. Kur hap gojën Kryeministri, nuk presim të dëgjojmë Fevziun apo Shakohoxhën. Nëse ka pasur nxitim, papjekuri ose shkelje protokolli nga BKH, rruga e vetme është ajo institucionale. Komunikim zyrtar, reagime formale të brendshme mes institucioneve.

Shteti nuk ka nevojë për sarkazëm publike. Ai flet pak, flet ftohtë dhe flet me përgjegjësi. Ironia është luks i atyre që nuk kanë pushtet.

Pra, edhe sikur Rama të ketë të drejtë për rregullat e sigurisë, protokolli as shpallet, as mbrohet me tallje publike. Kjo nuk rregullon asgjë. Përkundrazi, e ul autoritetin e Drejtësisë, pra të Shtetit. Rrjedhimisht, edhe të vetë Kryeministrit.

Një gabim protokollar rregullohet shpejt. Dëmtimi i autoritetit të shtetit, jo. Ta zemë se BKH ka gabuar që nuk i paska dorëzuar “patllaket” brenda në hollin e Kryeministrisë. Kryeministri gabon ku e ku më shumë kur flet me këtë gjuhë jashtë në publik.

Ai tha se dëshiron që ata të korigjohen. Kjo gjuhë nuk korrigjon, delegjitimon. Këtë bën edhe gjuha e Berishës kundër drejtësisë. Ndryshon kahu, ndryshon “stili”, por funksioni është i njëjtë. Rama përdor ironinë, përçmimin, Berisha përdor fyerjen, shantazhin. U shtrembëron emrat institucioneve, gjykatësve, prokurorëve.

Shtrembërimi i emrave nuk është lapsus, është teknikë. Qëllimi është t’u hiqet dinjiteti personal hetuesve të tyre dhe rrjedhinisht besueshmëria. Kjo është metodë e vjetër populiste.

Sigurisht, Rama flet nga pushteti, Berisha si i akuzuar. Por dëmi publik është i njëjtë. “SKAP-i i partisë” dhe “trimoshat me patllake” bëjnë të njëjtën punë. Të dy e godasin drejtësinë jo në argument, por në autoritet.

Kjo reformë u ndërtua për të pavarësuar hetimet nga politika. Mesazhi që kemi marrë kohët e fundit është që sistemi duhet të funksionojë vetëm deri aty ku nuk preken “senatorët” e ardhshëm të përjetshëm.

Në një shtet me burra shteti, as Kryeministri dhe as ish-Kryeministri nuk do t’i lejonin vetes të flisnin me këtë gjuhë. Nuk është shenjë force, është shenjë frike. Por edhe vrasje e ngadaltë e shtetit të së drejtës.

Nëse ndonjëherë ky i fundit ka patur rëndësi për ta.

Next Post
U vranë me thikë? Regjisori i njohur dhe bashkëshortja e tij gjenden të vdekur në vilën e tyre

U vranë me thikë? Regjisori i njohur dhe bashkëshortja e tij gjenden të vdekur në vilën e tyre

Comments 6

  1. Kallarat Kuç e Bolenë says:
    7 months ago

    Thano apo Thana ?
    E ëma e Zeqos, në majë të thanës.
    Ja tregoi kufirin tek thana.
    Hipi në majë thanës.
    Bërtiste nga maja e thanës.
    Fuçi me dru thane.
    Rimeso thane.
    E goditi me shkop thane.
    Tharpi i thive, thuret me thupra thane.
    Thano, vetëm ti ke dalë, çoç do të jeshë, o shumë i mënçëm, o shumë i rrëshqitur, por kam frikë mo je ky i dyti.

    Reply
  2. Vlora says:
    7 months ago

    Shkrim brilant
    Nuk ke çfare ti thuash
    Sot, me gjithe te metat dhe gabimet, SPAK dhe BKH jane e vetmja shprese reale per te goditur korrupsionin ne Shqiperi.
    Jo sepse jane perfekte, por sepse per here te pare pushteti po ndihet i bezdisur.
    Kur ata qe kane qeverisur per vite ndihen te kercenuar, do te thote qe dicka po funksionon.
    Kjo eshte arsyeja pse sulmohen kaq fort.

    Reply
  3. ppa says:
    7 months ago

    Leksion krejtesisht i panevojshem, sikur u flitet nxenesve te shkolles fillore, jashte konteksit konkret ku aktiviteti i SPAK & BKH ka kohe qe le shume per te deshiruar. Mbetet qe kjo gjuhe i shkon vetem medias qe nga ana e saj e tejkalon dukshem rolin e saj. Dmth. kesaj trupe i lejohet te sillet sikur ka ardhur nga mali. Nuk e dine qe armet ne K/M dorezohet lere pastaj veprime te tjera etj.etj.

    Reply
  4. ccc says:
    7 months ago

    Cfare kerkon ky idioti, qe bashibozuket e horrat e BKH te demostrojne si cuba me kobure ne ambientet e KM?! Disa prej tyre qe jane ne kete struktur i njohim edhe ne marredhenje pune ne institucione te tjera, dhe kane qene nder me fodullet e te pa’aftit. Dhe per cudi paskan qene te prere per ne BKH!

    Reply
  5. kokpalari i janarit says:
    7 months ago

    Kryeministri s’ka nevoje te dali te fyej askend.
    As ju komentues mos fyeni gazetarin, sepse kryeministri mbron kolltukun, ndersa gazetari mbron interesin publik. Ju cfare mbroni?

    Kryeministri ka ne dore te ndryshoje protokollin dhe ligjin per armet po te doje, sepse ka mazhorancen. Atehere pse del dhe ben teater publik me akuza?
    Sepse do t’ju nderseje ju, komentues te verber, kunder atyre qe po zbulojne petet e byrekut ts hajduterise

    Reply
    • Shumë i larë e shumë i paster says:
      7 months ago

      Prandaj je kokpalarë,
      sidomos në fund dhjetor
      me kismet në janar…..
      Edhe pa burrë,
      Gratë i ke me barrë.
      E gjen apo se gjen,
      O je burrë,
      O je legen.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

“Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër”, rrëfimi i aktorit Koço Qendro

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

July 4, 2026
Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In