• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Shqipëria pjesë e tollovisë së luftës në Kosovë!

by Ben Andoni
03/05/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kush ka lexuar pjesë nga historia e rezistencës kosovare të publicistit Jusuf Buxhovi gjatë viteve ’90 do të krijojë menjëherë një përshtypje sesa e tollovitur ka qenë lufta dhe sa e vështirë ka qenë unifikimi i faktorit shqiptar, qoftë edhe në ato kohëra dramatike kombëtare. Por, edhe nëse ajo nuk do të pranohet ose do të anatemohet, ndodh shpesh tek ne, atëherë një gjë nuk mund ta mohojmë dot: Lufta e brendshme e shqiptarëve kudo që ishin në ato kohë aq të vështira për Kosovën, teksa e gjithë Federata digjej nën agresionin serb, ishte e pamëshirë. Projeksioni i saj do të tregohej realisht shumë vite më vonë, kur Kosovës do t’i duhej të tregonte ballafaqimet e saj me luftën. Të vrarë dhe martirë, emrat e të cilëve rrëfehen në diskurse publike, që duan të ngrenë narracionin e luftës, por edhe viktima prej luftës të pamëshirë të pangopjes dhe egërsisë të lloj-lloj individëve. Por, ndërsa në Kosovë përmendja e tyre të merr jetën dhe këtë e kanë provuar në kurriz të tyrin shumë nga individët që u zgjodhën si dëshmitarë, në Shqipëri situata s’ishte fare më ndryshe. Askush nuk ka guxim të flasë edhe sot e kësaj dite për veprimtarinë e FARK-ut dhe UÇK-së në Shqipëri. Heshtin autoritetet përveç lavdeve dhe ata që u përzihen në shumë veprimtari të tyre. Edhe pse kanë kaluar shumë vite prej mbarimit të luftës, pakkush mund të arrijë të thotë ndonjë gjë më shumë sot në Tiranë për veprimtarinë e kolonel Ahmet Krasniqit dhe rrethanat si u vra, ashtu si pak dihet për vrasjen e Konushevcit, teksa shkonte në Bajram Curri dhe gazetarit Ali Uka në Tiranë etj., syresh. Edhe post-mortum janë munduar t’i përdhosin, jo pak herë dhe këtu në Tiranë.

Por thelbi se deri ku arrin urrejtja në Kosovë e shpjegon shumë mirë citimi i një veterani të UÇK-së, anëtar i shoqatës së veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj, që do e skandalizonte publikun kur kishte thënë se: “Punë e madhe që janë vra njerëzit e LDK-së!!!!” Ndërkohë që këta të fundit vazhdimisht kanë akuzuar si vrasës shumë nga njerëzit e UÇK-së. E për të mos thënë se sot e kësaj dite ka shumë njerëz nga të gjithë palët që nuk e nderojnë kujtimin e Ibrahim Rugovës, simbolit të unifikimit.

Po të bësh listën e njerëzve të vrarë në Kosovë pas lufte është e frikshme dhe po të dish dhe atributet e tyre bëhet më shqetësuese, për këdo që guxon të hapi plagët. Shoqëria e Kosovës nënzë ja u ka gjetur më së miri vendin dhe madje i demaskon në rrethe të ngushta, por kur është fjala për t’i denoncuar publikisht ngulfaten. Dhe, është e kuptueshme. Pushteti është i të fortëve. Përveç pak publicistëve kosovarë shumëkush prej bashkëkohësve sot hesht, sepse heshtja në Kosovë do të thotë mbijetesë. Veprimi tjetër është i qartë: Nëse flet të hiqet koka! Me këtë shpjegohet eliminimi i shumë dëshmitarëve të gjyqeve dhe dekonspirimi i shumë syreshëve, që gjithsesi nuk i ka lënë indiferente autoritetet e huaja deri te Këshilli i Evropës, që kanë përgatitur raporte të hidhura. A e dëmtojnë këto luftën e kosovarëve dhe idealistëve? Kurrsesi. Por nëse një pjesë e vogël e tyre syresh që ka bërë krime dhe ka shfrytëzuar shumë dhe Shqipërinë është integruar dhe ka arritur të mbyllë gojën e publikut, problemi është vërtetë shqetësues. Shqipëria zyrtare ka dashur vetëm të marrë dekoratën e mirënjohjes, atë që në fakt i duhet vendosur pak njerëzve në gjoks, sak atyre njerëzve të thjeshtë që i mbajtën në shtëpi dhe zyrtarëve, të cilët organizuan pritjen, por kurrsesi dallkaukëve, që nuk gjetën asnjëherë përgjigje për vrasjet dhe të gjithë tollovinë kosovare. E turpshme dhe për shumë individë dhe baza në Shqipëri që e ndihën këtë pisllëk, nëse do të arrijë të provohet me të ardhmen për vrasjet dhe trafiqet e frikshme.

Lufta e Kosovës nxori realisht një nga cilësitë më të pakëndshme te shumë nga shqiptarët, shfrytëzimin e turpshëm për meskinitetin e trimërisë së odës dhe pasurimin e pafre, maskuar me kinse atdhetarizmin.

Mbase pas pak vitesh, do ketë njerëz më me kurajo, që do të denoncojnë, por sot autoritetet e Shqipërisë dhe njerëzit e saj duhet t’i kthjellojnë paraardhësit e tyre, duke i vendosur para përgjegjësisë dhe po ashtu të hapin edhe shumë nga dosjet që kanë zënë pluhur prej kohësh të Kosovës. E ardhmja bëhet njësoj si e tashmja, nëse do të vazhdojmë që të mbajmë këto qëndrime. Kosova po e provon me thirrjen e zyrtarëve të saj të shumtë në Gjykatën e Hagës dhe dridhjen që po u vjen patetikëve për atë që i ka kushtuar aq shumë Kosovës. Fryt i saj është edhe kjo gjendje politike në Kosovë pa krye, që nuk mendon për kosovarin e thjeshtë sesa për bosët e rinj të Kosovës, që në pak vjet fluturuan nga shtëpitë e largëta në fshatrat e humbur drejt pallateve lëbyrëse të kohës sonë. Tirana zyrtare duhet të bëjë Mea Culpën e saj për përfshirjen në një luftë që ndoshta i kushtoi jetën viktimave, bash nga komuniteti i madh i atyre viktimave, që marrëveshja e ardhshme e Kosovës me Serbinë, rrezikon t’i lërë pa një emër-varr. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Përballë rrezikut që qeveritë dhe korporatat të hakojnë deri trurin dhe trupin tonë

Përballë rrezikut që qeveritë dhe korporatat të hakojnë deri trurin dhe trupin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com