• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe sa kohë do të durojnë shqiptarët një diktator si Ilir Meta?

by Artur Ajazi
15/03/2021 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka kohë që Ilir Meta sillet, reagon dhe vepron sikur të ishte një diktator në krye të shtetit. Ka kohë, që ai provokon qetësinë, durimin, dhe tolerancën e shqiptarëve, ka kohë që ai tallet me organet e drejtësisë, ka kohë që u bën presion të hapur strukturave ligjzbatuese, apo ministrave, kryeministrit, deputetëve, ka kohë që kanos çdo kundërshtar politik. Ai i trembet drejtësisë, i trembet votës së lirë. Ai është njeriu i vetëm që po kërcënon se do të “mbrojë me çdo mjet votën e lirë”. Në fakt ai po mbron me çdo mjet pasurinë dhe të ardhmen e tij, e cila pas 25 Prillit do të varet nga ndëshkimi i ligjit. Edhe sa kohë duhet të shikojnë, dëgjojnë, durojnë dhe pranojnë shqiptarët, një njëri të ç’ekuilibruar, një të tromaksur nga dalldia e humbjes, nga rreziku i përballjes me drejtësinë.

Edhe sa kohë duhet të durojnë strukturat ligjzbatuese, të dhunohen verbalisht dhe fizikisht nga një kryetar shteti në ikje, edhe sa kohë i duhen organeve të drejtësisë të kryqëzojnë një ozurpator që nën petkun e “kryetarit të shtetit”, po sillet si i “forti i lagjes”, apo sikur të ishte bajraktari Bathores. Ky njeri është kthyer në vandal. Ai duhet ndalur. Ai kërcënon dhe presionon çdo drejtues institucioni, ai njeri përdor fjalorin më banal që mund të përdorte dikur një kryetar komune. Imazhi i tij, po përdhos imazhin e vendit. Ai duhet ndalur me çdo mjet demokratik.

Drejtësia duhet të veprojë sot, që një ditë të mos themi “si nuk vepruam më parë”. Skenari është i qartë. Ilir Meta dhe Sali Berisha kërkojnë destabilizimin me çdo kusht të vendit. Ata kërkojnë një 1997 të dytë, një Gërdec dhe 21 Janar të dytë. Ata kërkojnë luftë dhe shkatërrim, duke ndjellë vëllavrasjen mes shqiptarëve. Në mes tyre, janë pasuria e paligjshme që kanë vënë, duke vjedhur dhe zhvatur sa kishin pushtetin. Ata provokojnë, akuzojnë, veprojnë, dhe dhunojnë ligjin dhe institucionet ligjzbatuese. Dita e 25 Prillit, është fundi i tyre, fundi i marrëzisë dhe epokës së një klike që ka abuzuar duke kryer shkelje të paimagjinueshme ligjore. Vota e 25 Prillit, do ti tregojë “të fortit” të lagjes Ilir Meta, se partinë që ngriti me para të zhvatura dhe milionat e “bllokut”, e kishte mjetin e duhur për të blerë vota në çdo fushatë elektorale. Skenat e dhunës në selinë e FRD, apo dhe skenat e turpshme në Elbasan, mbajnë “frymëzimin” e Likes dhe mikut të tij në Partinë Demokratike. Ato kanë bërë në fakt efektin e duhur në ndërgjegjen e shqiptarëve, që panë me zë dhe figurë, se si paramilitarët e një opozite të kapitulluar, jo vetëm tentuan të prishin Ditën e Verës, por dhe të provokonin trazira të dhunshme në qytetin që gjithmonë ka votuar me shumicë vote Partinë Socialiste. Dyshja famëkeqe Meta-Berisha duhet ndalur në marrëzinë e tyre, sa nuk është vonë.

Nuk duhet të zbuten tonet me një “kryetar shteti” që zihet me grushta me përfaqësuesit e ligjit, apo me një politikan të akuzuar dhe izoluar nga ndërkombëtarët si “njeriu më i korruptuar”. Synimi i tij dhe mikut në ShQUP, janë prishja e zgjedhjeve, janë trazirat, dhe shkatërrimi i shtetit ligjor. Shqiptarët nuk u kanë asnjë borxh Ilir Metës dhe Sali Berishës, tu prishin rendin dhe qetësinë, tu prishin të ardhmen e fëmijëve dhe imazhin e vendit, ndaj dhe kërkojnë drejtësi mbi çdo kërcënim që vjen nga selitë e tyre, që janë kthyer në kazerma që mbështesin çdo akt dhune.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor (15 deri më 21 Mars 2021). Ditët më me fat!

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Lur drejtesia nuk vepron politikani dhunon ligjin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In