Reali pas shumë muajsh pëson një humbje katastrofike. Sevilla i ka shkaktuar humbje të thellë Real Madridit, 3-0. Portugezi Andre Silva shënoi dy gola të shpejtë në minutat 17 e 21, në golin e tij të parë për të asistoi Navas.
E golin e tretë e shënoi Ben Yedder, pas asistimit nga Vazquezi.Pas gjashtë xhirove në ligë Real Madridi mban vendin e dytë me 13 pikë, e Sevilla në vendin e katërt ka 10 pikë. (b.an)










