• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe qejfi do mundim dhe sakrifica”, Meta nga qelia: Me 11 maj marrim 20 mandate në Tiranë! Durrësi dhe Elbasani…

by S T
17/03/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë nga burgu për mediat, Ilir Meta, ka shprehur bindjen se opozita do të arrijë një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka nënvizuar rëndësinë e listave të hapura dhe ka argumentuar se kandidimi i tij në Tiranë është një mesazh i qartë për forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies.

Meta është shprehur se koalicioni opozitar ka potencialin për të siguruar 20 mandate në kryeqytet, ndërsa ka parashikuar ndryshime të mëdha edhe në qarqe të tjera. Sipas tij, Berati do të përjetojë një përmbysje historike, ndërsa Durrësi, Elbasani dhe Lezha do të jenë epiqendra të fitores opozitare. Ai ka kritikuar listën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si të dobët dhe të kontrolluar nga Edi Rama për interesa personale.

1. Z. Meta, në momentet e fundit ju shpallët kandidaturën tuaj në listat e hapura për Tiranën, ndërkohë që priteshit në listën e mbyllur në Fier. Përse duhet të rrezikoni kaq shumë?

Janë disa arsye parimore por edhe pragmatike. Parimore sepse unë dhe LSI kemi qenë të parët kundër listave të mbyllura që u miratuan me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 dhe për këtë bëmë edhe grevë urie duke paralajmëruar dobësimin e parlamentarizmit dhe vetë llogaridhënies në interes të forcimit të autokracisë, siç e provoi koha.

Së dyti, unë besoj se jo vetëm duhet t’u qëndroj besnik bindjeve të mia, por edhe kam besim se me këtë mënyrë jap shembullin më të mirë për të gjithë, se duhen edhe sakrifica ekstreme për Fitoren kundër mafias në pushtet.

Ndërkohë jam besimplotë se koalicioni ynë i ka të gjitha potencialet për të fituar 20 mandate në qarkun e Tiranës dhe në këtë mënyrë për të futur nga listat e hapura 8 deputetë.

Emrat dhe personalitetet e opozitës në listat e hapura janë tepër superiorë dhe mobilizues dhe përfaqësojnë një spektër të gjerë dhe domethënës.

2. Po listën e PS-së si e shikoni?

Lista e “Rilindjes” në Tiranë i jep lamtumirën e fundit edhe atyre pak emrave socialistë që Rama i kishte ruajtur deri tani sa për “shenjë”.

Në ato pak mandate që Rama mund të marri do favorizojë ministrat që ka në lista të hapura duke u thënë kandidatëve socialistë që nuk ju votuan njerëzit.

Aty nesër në opozitë, i duhen njerëz që t’i jenë vetëm atij borxhli pse do jenë deputetë dhe të mos i dali partia nga kontrolli.

3. Po qarqet e tjera si i shikoni?

Përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë.

Pra nga 5 – 2, ky qark do të shkojë 4 – 3 për opozitën.

Të mos harrojmë se zgjedhjet e fundit LSI ja vodhën mandatin për 75 vota, e kjo ishte marrëveshje e dy palëve.

Po kështu, Lefter Maliqi, nga që ishte gënjyer nga Luli, bëri fushatë kundër opozitës.

Tani situata është krejt e kundërt.

Po kështu edhe ekipet.

Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në cdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën.

Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë.

Lista e opozitës me shumë personalitete, ndërsa lista e PS më pak përfaqësuesja e mundshme .

Skrapari jo vetëm është krejt i papërfaqësuar edhe formalisht, por edhe rruga Skrapar – Përmet ka mbetur atje ku e kam lënë unë në 2017.

Ndaj Skrapari do votojë Lefter Maliqin dhe bashkë me Lefterin do e lidhim brenda një viti Skraparin me Përmetin.

4. Si e parashikoni rezultatin e PL?

Rezultati i PL është i lidhur me rezultatin e PD – ASHM. Ndaj prioriteti i parë për mua dhe PL është maksimizimi i votës për koalicionin, sepse kështu jo vetëm prodhohen më shumë mandate, por rritet propabiliteti për kandidatët e PL për të fituar mandatet. Kjo vlen edhe për partitë e tjera të koalicionit.

Në cdo rast, si Parti e Lirisë, do kemi rezultat dyshifror dhe një përfaqësim tepër cilësor, sic është edhe ai i katër deputetëve në listat e sigurta.

5. A ju prishin punë partitë e tjera opozitare?

Edi Rama e ka zakon, çdo palë zgjedhje sponsorizon parti të “reja” si G99, për të krijuar idenë e përcarjes dhe mbushur emisionet që financohen nga inceneratorët, me “keqardhje” për gjoja përcarjen e opozitës.

Askush nuk do e çojë votën dëm në 11 Maj.

Kurrë opozita s’ka qenë më e bashkuar se sot.

Kurrë “Rilindja” s’ka qenë më inekzistente se sot (shikoni listat përfundimtare në 11 Maj). Kurrë opozita s’ka patur një program më konkret dhe bindës si dhe një model të ri ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe eksportet, përkundër Narkoekonomisë që ka varfëruar skajshëm shqiptarët.

6. Pra ju jeni shumë optimist për 11 Majin?

Optimizmi im bazohet te realizmi dhe përvoja ime.

Gjithçka është në favor të opozitës dhe ne duhet të bëjmë cdo sakrificë për ta realizuar Fitoren. Edhe qejfi do mundim dhe sakrifica, thoshte Dritëro Agolli.

Po Fitorja ndaj një regjimi mafioz? Padyshim që kërkon shumë sakrifica.

7. Po rezultatet në qarqet e tjera si i parashikon?

Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5 – 2 për opozitën.

Ndërkohë që Qarku i Korcës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë me Dr. Gentian Çala, një personalitet i shkëlqyer jo vetëm i mjekësisë.

Next Post
Shqipëria kthehet në “Perëndimin” e turqve, kinezëve dhe…/ Rreth 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri, rriten kërkesat për lejeqendrim

Shqipëria kthehet në "Perëndimin" e turqve, kinezëve dhe.../ Rreth 13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri, rriten kërkesat për lejeqendrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In