• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Edhe Putin kërkon emigrantë për Rusinë

by Java News
09/11/2018 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë e Moskës që të lehtësojë procedurat për ata që duan të kthehen të jetojnë në Rusi por edhe për shtetas të vendeve të tjera që duan të emigrojnë.

Megjithatë Putin sqaron se Rusia kërkon emigracion cilësor, pra njerëz që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit. Vladimir Putin njofton një ndryshim të rëndësishëm lidhur me politikën e emigracionit në Rusi.

Presidenti ka udhëzuar kryeministrin Dmitri Medvedev që të lehtësojë procedurat e riatdhesimit për të gjithë rusët që dëshirojnë të kthehen dhe të jetojnë në territorin e Federatës.Dhe i ka kërkuar qeverisë që t’i bëjë më të lehta procedurat për qytetarët e vendeve të tjera që duan të transferohen në Rusi. Njoftimi i Putin është bërë në kongresin e Gjashtë botërorë të bashkëpatriotëve.

Por përse Moska ka vendosur të hapë dyert për të huajt dhe qytetarët që dëshirojnë të kthehen të jetojnë në atdhe?

Siç shpjegojnë mediat ndërkombëtare, “Rusia duhet të përballet me një problem demografik, që në mënyrë të pashmangshme përkthehet në tregun e punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të disa zonave periferike”.

Siç ka vënë në dukje gazeta ekonomike “kommersant”, qëllimi i Kremlinit është ai i promovimit të një raporti më të mirë në frontin e emigracionit mes autoriteteve lokale, ndërmarrjeve dhe shoqërisë civile. Me këtë qeveria ruse synon të përmirësojë cilësinë e jetës së popullatës duke garantuar sigurinë e Shtetit, duke mbrojtur tregun e punës dhe paqen e harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare të shoqërisë ruse si dhe kulturën e gjuhën ruse.

Por qëllimi nuk është vetëm të ndihmohet Rusia në një moment krize demografike. Problemi i Putin është ai i nxitjes së një emigracioni “cilësor”.

Ideja e Kremlinit në fakt është ajo e rritjes së numrit të të huajve që të “zhvillojnë ekonominë, biznesin, profesionalizmin, shkencën dhe kulturën në mënyrë që të jenë të aftë të “kontribuojnë ë zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Federatës”.Pra nuk është një emigracion i pakontrolluar: por një mbërritje e rregulluar e personave që mund të jetojnë në Rusia dhe të përmirësojnë sistemin. (b.an)

Next Post
Dhuna në ndeshjen me Kukësin, disiplina dënon Tiranën

Dhuna në ndeshjen me Kukësin, disiplina dënon Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com