• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Edhe pse punojnë me orar më të zgjatur, shqiptarët janë populli më ‘dembel’ i Evropës

by A R
14/12/2017 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse mund të rrinë me orë të gjata në punë, të punojnë fundjavave, të përpiqen shumë për të arritur objektivat që iu janë vënë, sërish punonjësit shqiptarë nuk arrijnë që sigurojnë nga puna e tyre të ardhurat e pritshme nga punëdhënësit. Dhe në një rreth vicioz këta të fundit nuk u japin punonjësve shpërblimin që ata presin dhe as priren të kryejnë investime për të rritur produktivitetin e puonjësve. Ambienti jo i favorshëm pwr tw bwrw biznes nuk e ndihmon këtë situatë.

Në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit  në rajon.

Për vendin tonë ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” .

Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria. Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Latonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia). Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë.

Të dhëna të tjera të Eurostat, tw konstatuara nga “Monitor”, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë.

Banka Botërore në raporton e saj jep sugjerime se si mund të rritet produktiviteti i punës në vendet e Ballkanit. Teknologjia e partnerëve të huaj dhe ekspertiza mund ndihmojnë në rritjen e këtyre shifrave. Përveç niveleve më të larta të aftësive në forcën e punës, produktiviteti mund të rritet edhe nga reformat që e bëjnë më të lehtë për punëtorët të lëvizin midis firmave, sektorëve, rajoneve gjeografike ku veprimtaria ekonomike është më efikase dhe e dobishme. Reformimi i tregjeve të punës, të cilat kanë probleme të tilla si informaliteti i përhapur dhe lëvizja e kufizuar e punës, do të ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit.

Përmirësimi i qeverisjes dhe transparencës në institucionet publike, veçanërisht gjykatat, do të bëjnë investitorët më të gatshëm të rrezikojnë duke investuar fondet e tyre në rajon. Një klimë miqësore e biznesit për ndërmarrjet private, e shoqëruar nga një integrim më i thellë me BE dhe tregjet globale, do të ndikojë në tkurrjen e papunësisë dhe do të rrisë të ardhurat.

Produktiviteti, thotë Banka Botërore, përcaktohet nga cilësia e faktorëve të prodhimit dhe efikasitetit të përdorimit të tyre. Mund të mendojmë për produktivitetin-prodhimi për punëtor-si një kombinim të tre elementëve: cilësia e kapitalit njerëzor (aftësitë dhe shëndeti i punëtorëve), cilësia e kapitalit fizik (mjetet dhe pajisjet e prodhimit), dhe efikasiteti në shfrytëzimin e dy formave të kapitalit. Efikasiteti ose produktiviteti total i faktorëve reflekton se sa mirë shfrytëzohet kapitali fizik dhe njerëzor, përmes proceseve të tilla si zgjedhja e teknologjisë, inovacionit të produktit, shkëmbimit të njohurive midis firmave dhe sektorëve dhe lëvizjes së punëtorëve. Nëse efiçenca është e ngadaltë, rikthimi i kapitalit është i ulët gjithashtu, duke ulur stimujt për të investuar në pajisje të reja, infrastrukturë dhe shkollim.

Kthimet e ulëta nga ana tjetër ngadalësojnë akumulimin e kapitalit. Në të kundërt, efikasiteti më i lartë mund të rrisë produktivitetin duke përmirësuar kthimet e investimeve ekzistuese dhe duke motivuar investitorët për të investuar në faktorët e rritjes së prodhimit. Cilësia e ulët e kapitalit njerëzor është një faktor që kontribuon në këtë, vëren Banka: Rezultatet e PISA janë 20 për qind më të ulëta se ato në OECD./Monitor/a.m.

Next Post
Vrasja e gjyqtares Hafizi, ish-burri vrasës del sot para gjykatës

Vrasja e gjyqtares/ Mbyllen hetimet, Kasemi rezulton i përgjegjshëm mendërisht, e pret dënim i rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In