• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Edhe pse ndër vendet me të ardhura të ulta, Shqipëria me jetëgjatësi të lartë

by A R
13/12/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet nga analizat midis vendeve të pasura mbështesin provat që tregojnë një korrelacion të rëndësishëm midis pabarazisë së të ardhurave dhe jetëgjatësisë. Pasuria ka një korrelacion me jetëgjatësinë, shkruan The Independent, sipas edhe një studimi të kryer nga Harvard Magazine.

N.q.s. prisni që vendet me pasuri më të madhe të kenë jetëgjatësinë më të gjatë, harta e mëposhtme e përpiluar nga Reddit, tregon vendet ku jetëgjatësia nuk lidhet domosdoshmërisht me pasurinë e tyre. Logjika është se një vend që renditet në vendin e 50-të në PBB për frymë, duhet gjithashtu të radhitet në vendin e 50-të për jetëgjatësi, me pak plus minus-e.

Jetëgjatësia është një tregues bazë social, kështu që vendet që duken si të kuqe zakonisht kanë shumë para, por nuk investojnë këto para në shëndetësi ose zhvillim social. Sipas hartës së përpiluar, është përdorur metodologjia e përdorimit të PBB-ve nominale për frymë sipas të dhënave nga FMN, ndërsa jetëgjatësia vjen nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Guinea Ekuatoriale është një shembull ekstrem i një vendi “të kuq”. Është e 51-ta në PBB për frymë dhe e 171 për jetëgjatësinë, ndër më të ulëtat në botë. Sipas përpiluesve të hartës, Guinea Ekuatoriale do të duhet të investonte disa nga pasuritë e saj në zhvillimin e spitaleve më të mira dhe sistemit të kujdesit shëndetësor.
Nga ana tjetër, Shqipëria është 103-ta në PBB-në për frymë, e cila është shumë e varfër, por ka jetëgjatësi të shkëlqyer, në një renditje, e 37-ta në botë. Përpiluesi i hartës në Reddit shkruan që ka një jetëgjatësi shumë më tepër në krahasim me një vend të zhvilluar. “Ndoshta kjo është për shkak të një shpërndarjeje të barabartë të pasurisë, apo klimës së mrekullueshme, apo dietës mesdhetare, por çfarëdo që po bën Shqipëria, po e bën shumë mirë”- thuhet në artikull./Monitor/a.m.

Next Post
Qeveria miraton shpërblimet për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton shpërblimet për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta, ortaku që u vetëshpall viktimë: nga murator i pushtetit te opozitar me vonesë

Ilir Meta, ortaku që u vetëshpall viktimë: nga murator i pushtetit te opozitar me vonesë

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In